Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!

Jovica Nikolaidis 

Dr. Nail Draga


Pas sundimit tė gjatė tė turqve (mė se 300 vjet) me vendimin e Kongresit tė Berlinit, Ulqini i takoi Malit tė Zi.

Kongresi i Berlinit dhe >>ēėshtja e Ulqinit<<

Nė luftė me Turqinė Mali i Zi e pushtoi Ulqinin mė 20.01.1878. Me paqen e Shėn‑Stefanit Ulqini mbeti nė Turqi, kurse Malit tė Zi i takuan Plava, Gucia, fshatrat shqiptare: Gruda, Hoti dhe Kastrati, pjesa me e madhe e liqenit tė Shkodrės dhe territori nė perėndim tė Mėrkojeviqit deri nė det. Fuqitė e mėdha tė Evropės (Britania e Madhe, Gjermania, Austro‑Hungaria, Franca dhe Italia), duke i kontestuar dispozitat e Paqes sė Shėn‑Stefanit, nė verė tė vitit 1878, e organizuan Kongresin e Berlinit, nė tė cilin morėn pjesė edhe nėrshkruesit e Paqes sė Shėn‑Stefanit (Rusia, Turqia, Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi). Nė kėtė Kongres u vendos qė lokalitetet e pėrmendura t'i takojnė Malit tė Zi. Porta otomane nuk e respektoi kėtb, prandaj filloi njė aktivitet i madh diplomatik nė Stamboll, Cetinė, Peterburg, Vjenė, Londėr dhe nė kryeqytetet e tjera tė fuqive tė mėdha.
Nė Londėr, nė parlament, kryeministri Gledston u ngrit energjikisht duke kėrkuar qė, si pjesė e politikės britanike, tė respektoheshin dispozitat e Kongresit tė Berlinit. U ndėrruan gati tė gjithė ambasadorėt e fuqive tė mėdha tė akredituar nė Stamboll dhe u dėrguan atje personalitete me influencė. Britanikėt ambasador special e emėruan zotėri Goēanit, i cili ishte emėruar mė parė mėkėmbės i mbretit nė Indi. Lordi Granvil, duke i dhėnė Goēanit autorizime qė ti koordinonte detyrat me tė gjithė ambasadorėt e fuqive tė mėdha, i shkruante: >>madhėria e saj Mbretėresha ka pasur mirėsinė tė ju embrojė ambasador special tė saj pranė Portės Otomane qė tė shihet se sa tė rėndėsishme M, e S. Mbretėresha e konsideron situatėn nė Lindje dhe qė Sulltani, nga marrėdhėniet personale me njė burrė shteti tė atillė qė zė pozitė aq tė lartė nė Parlament dhe nė politikėn e Anglisė, ta kuptojė seriozitetin e qėllimit tė fuqive tė mėdha pėr kryerjen e obligimeve tė tij ndaj Malit tė Zi dhe Greqisė ... <<, e pak mė vonė i dėrgoi vėrejtjen nė Stamboll:>>… duhet tė kėrkohet energjikisht nga Porta e lartė qė tė tregojė nė mėnyrė kategorike cilat masa do ti ndėrmarrė qė ti jepen Malit tė Zi vendet e caktuara.<<
Nė vend tė kėrkesės sė fuqive tė mėdha qė ushtria otomane ti riokuponte pozitat qė u ishin dhėnė shqiptarėve dhe tia dorėzonte Malit tė Zi, nė Stamboll ra

 

 

 

 


 



Detal i ēarshisė sė vjetėr tė Ulqinit  

                                  Detal i rrugės kryesore(nė vitin 1934):kujtimi i gjyshave dhe i gjysheve 

pėr kohė e vjetra e tė mira.

 

Ulqinin me tėrė distriktin deri nė Bunė nė rregull, nė qetėsi, pa rezistencė, mė 15 nėntor sipas kalendarit tė vjetėr. Nė qoftė se nuk e bėn kėtė, flota e kombinuar, e cila atė ditė do tė jetė nė gjirin Burnaba, afėr Izmirit, do tė futet nė portin e Izmirit dhe do ta pushtojė qytetin. Do ti nėnshtrojė tė gjitha organet e pushtetit, do ti marrė tė gjitha tė ardhurat e vilajetit dhe do ti disponojė kėto, kurse Mali i Zi do ta marrė prej tyre pjesėn qė i takon me tė drejtė. Nė qoftė se edhe kjo nuk do tė mjaftojė qė ta detyrojė Portėn e lartė, fuqitė do ta pushtojnė me forcė, nė fund tė fundit, Selanikun.<< Ultimatumi pėr Portėn ishte shumė i rėndė, aq mė parė qė ky veprim i fuqive tė mėdha, si fillim, do tė mund tė aplikohej edhe pėr ēėshtjet deri atėherė tė pazgjighura nė Jermeni, Greqi e tė tjera.
Sulltan Hamidi, kur u gjend nė situatė tė vėshtirė dhe tė paevitueshme, e pushoi Veli Riza‑pashėn e Shkodrės si mė ortodoks nė kundėrshtimin pėr dorėzimin e Ulqinit, e dėrgoi atje mushirin e urtė dhe me influencė Dervish‑pashėn me katėr mijė nizamė, i cili erdh prej Shkodrės nė Ulqin me ushtri pak mė tė vogėl qė ta bėnte dorėzimin e fortifikatave nė rrethinėn e Ulqinit nė Bunė, nė Mozhur dhe nė Meteriz) si dhe vetė qytetin e Ulqinit.
Ushtria malazeze, nėn komandėn e vojvodė Bozha Petroviqit (dy batalione) erdhi nė Mėrkojeviq, kurse pas pėrgatitjeve tė bėra, nė Ulqin u dėrgua vojvoda Simo Popoviq, tashmė i emėruar gubernator i bregdetit malazias me seli nė Ulqin. Popoviqi, me 600 ushtarė nėn komandėn e Petar Stankoviqit, i mori nė dorėzim tė gjitha fortifikatat, qytetin e Ulqinit dhe >>distriktin deri nė Bunė<<. Kėshtu Ulqini, pas pazarllėqeve tė gjata diplomatike midis fuqive tė mėdha, e Malit tė Zi me Turqinė dhe demonstrimit tė armatės detare deri atėherė tė paparė, mė 30 nėntor tė vitit 1880 iu bashkua Principatės sė Malit tė Zi.
I etshėm deri atėherė pėr dalje nė det, pėr zhvillimin e detarisė vetjake dhe pėr zhvillimin e bujqėsisė mesdhetare, i entuziazmuar me sukseset e veta ushtarake dhe diplomatike princ Nikolla I, duke kremtuar, e kėndoi kėngėn »Kurorėzimi i Malit tė Zi me detin<<, nė njė strofė tė tė cilės thotė:

 

 

Tė pėrshėndes e detit kaltri,

livadh i gjerė i rrafshtė

ty o e madhja hapėsi,

dėshira jonė e lashtė ..

 

ĒĖSHTJA E ULQINIT DHE GJEOPOLITIKA E FUQIVE TĖ MĖDHA(1880)

Vendim i turpshėm dhe arbitrar i Fuqive tė Mėdha

Veprimi arbitrar i Fuqive tė Mėdha nė lidhje me Ulqinin, i cili pėr disa muaj ishte nė qendėr tė diplomacisė ndėrkombėtare si asnjė qytet tjetėr, ishte njė paralajmėrim pėr shqiptarėt se nė ketė mėnyrė do tė veprohet edhe mė pas, kur janė nė pyetje interesat e tyre pėr dominim gjeopolitik ne ketė pjesė tė Evropės.


Dr. Nail Draga

Dihet tashmė se nė pjesėn e dytė tė shek.XIX, nė kuadėr tė Perandorisė Osmane nė Ballkan kishin filluar lėvizjet politike tė popujve tė shtypur tė cilėt kėrkonin avancimin e statusit tė tyre politik, jo mė si provinca autonome por pėr t`u pavarėsuar. Dhe gjatė Krizės Lindore 1875-1881 kėto lėvizje u bėnė realitet, me ē`rast u kyēėn edhe Fuqitė e Mėdha evropiane, duke paraqitur publikisht edhe interesat e tyre gjeopolitike pėr ketė pjesė tė Evropės. Dhe nga njė situatė e tillė ne kuadėr tė Perandorisė Osmane nga tė gjithė popujt e shtypur nuk ka dilemė se shqiptarėt ishin nė pozitė mė tė vėshtirė, qė dėshmohet edhe nga ngjarjet tė cilat pasojnė nė vitet nė vijim. Nėse popujt e tjerė ishin organizuar dhe nga statusi autonom i provincave tė tyre, donin tė pavarėsoheshin, shqiptarėt pėr tė parėn herė dalin haptazi pėr autonomi nė kuadėr tė Perandorisė, kuptohet si fazė e parė drejt pavarėsisė sė Shqipėrisė. Dhe njė kėrkesė e tillė u bė publike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit(10 qershor1878), qė ėshtė organizata e parė politike e ushtarake e nivelit mbarėshqiptar.

1.Kongresi i Berlinit dhe harta e re gjeopolitike e Ballkanit

Ndonėse idetė e para pėr prishjen e ekuilibrit nė mes shteteve tė Fuqive tė Mėdha nė lidhje me territoret qė ishin nėn administrimin e Perandorisė Osmane u paraqitėn nė Paqen e Shėn Stefanit (3 mars 1878), ishte pikėrisht Kongresi i Berlinit(13.6.1878-13.7.1878) me vendimet e veta qė solli ndryshime konkrete nė hartėn gjeopolitike tė Ballkanit apo mė saktė nė Evropėn Juglindore. Nė saje tė luftėrave tė zhvilluara ndaj Perandorisė Osmane, fqinjėt tanė serbėt dhe malazezėt (1876-1878) pėrfundimisht fituan pavarėsinė shtetėrore. Por, nė saje tė vendimeve tė Fuqive tė Mėdha, nė kuadėr tė kėtyre shteteve u pėrfshinė territore tė banuara mė popullsi shqiptare, tė cilėt nga njė veprim i tillė i padrejtė ishin tė detyruar tė braktisin vatrat e tyre, ku janė tė njohur "muhaxhirėt" e kėsaj periudhe, qė ishte migrim i dhunshėm me pėrmasa tė spastrimit etnik siē ishte rasti me vendbanimet shqiptare nė Sanxhakun e Nishit.Ndonėse me pėrmasa mė tė vogla, njė dukuri e tillė ishte identike edhe nė viset shqiptare tė cilat u aneksuan nga Mali i Zi.
Nė saje tė memorandumeve tė prezentuara Fuqive tė Mėdha nga LSHP bėhet me dije se nė kuadėr tė katėr vilajeteve(Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe Janinės) shqiptarėt nė kėtė kohė ishin element dominues me njė popullsi prej 1.800.000-2.000.000 banorė, ndėrsa sipėrfaqja e katėr vilajeteve ishte 90.000 km2, nga tė cilėt trungu etnik shqiptar i banuar thuajse tėrėsisht nga shqiptarė shtrihej nė njė sipėrfaqe prej 75.000 km2. Por, pėr hir tė realitetit duhet thėnė se ne kuadėr tė kėtyre vilajeteve kishte edhe popullsi sllave dhe greke, e cila ishte pakicė ne krahasim me shqiptarėt.
Vendimet e Kongresit tė Berlinit i shkėputėn hapėsirės etnogjeografike shqiptare nė verilindje Sanxhakun e Nishit, duke ia bashkėngjitur Serbisė, ndėrsa nė perėndim Malit tė Zi ia bashkėngjitėn Podgoricėn, Spuzhėn, Tivarin, Plavėn dhe Gucinė, kurse nė jug shtetit grek iu dhurua njė pjesė e konsiderueshme e territorit, duke mos pėrfillur strukturėn etnike tė popullsisė pėrkatėse.

2.Protestat e shqiptarėve ndaj vendimeve tė Kongresit tė Berlinit

Nė saje tė njė vendimi tė tillė, Lėvizja Kombėtare Shqiptare e udhėhequr nga LSHP pėrgatiti dhe dėrgoi dhjetėra memorandume dhe protesta qė iu dėrguan Kongresit tė Berlinit(1878), Fuqive tė Mėdha dhe Konferencės sė Berlinit(1880) nė tė cilėn kėrkohej paprekshmėria e territoreve shqiptare tė veriut dhe tė jugut, dėshmojnė se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, edhe nė veprimtarinė e saj diplomatike, nė rrafshin ndėrkombėtar, doli si pėrfaqėsuese e mbarė kombit, si njė organizėm mbarėshqiptar, i veshur me atribute shtetėrore.
Njė nga aksionet mė tė fuqishme tė veprimtarisė diplomatike tė Lidhjes ishte udhėtimi nė Evropė, nė Romė, Paris, Londėr, Berlin dhe Vjenė, nė prill-maj1879, i delegacionit tė saj, tė pėrbėrė nga diplomati i shquar Abdyl Frashėri dhe Mehmet Ali Vrioni, qė u paraqitėn atje "si pėrfaqėsues tė Lidhjes Shqiptare, qė pėrfshinte gjithė vendin". Delegacioni kėrkoi nga shtetet evropiane tė heqin dorė nga vendimet e Kongresit tė Berlinit pėr copėtimin e tokave shqiptare, sepse ato vendime nuk kishin mbeshtetjen e popullsisė shqiptare ne mjesidet pėrkatėse.
Megjithatė, populli shqiptar nuk arriti tė siguronte pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha, tė cilat pavarėsisht nga ndonjė dallim nė qėndrimet e tyre, nė tėrėsi, u bashkuan nė ēėshtjen e zbatimit tė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit pėr kufijtė e veriut dhe tė verilindjes sė Shqipėrisė. Ėshtė njė fakt i njohur tanimė nė historinė e Evropės se as Mali i Zi, as Perandoria Osmane nuk qenė nė gjendje tė thyenin qėndresėn e shqiptarėve pėr tė mbrojtur kufijtė e veriut. Ishte "Demonstrata navale" e gjashtė Fuqive tė Mėdha tė Evropės, siē ka hyrė kjo ngjarje nė histori, ajo qė i detyroi shqiptarėt tė braktisnin Ulqinin nė nėntor tė 1880-ės.


3.Mbrojtja e territoreve me luftė dhe ēėshtja e Ulqinit

Nė saje tė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit principata e Malit tė Zi fitoi pavarėsinė, duke rritur sipėrfaqen e territorit tė vet nga 4.400km2 nė 9.475km2. Nė nenin XXVIII tė kėtij Traktati parashihej qė pėrveē Podgoricės, Shpuzės, Zhablakut e Tivarit Malit tė Zi t`i jepej edhe krahina e Plavės sė bashku me Gucinė. Por, ishin shqiptarėt tė udhėhequr nga LSHP, tė cilėt rezistuan kundėr aneksimit tė kėtyre territoreve nga Mali i Zi, sepse u organizuan ushtarakisht dhe arritėn fitore(dhjetor 1879-janar 1880) nė luftėn e Nokshiqit, duke mposhtur ushtrinė malazeze. Pasi dėshtoi plani qė krahina e Plavės dhe Gucisė tė aneksohet nga Mali i Zi, Fuqitė e Mėdha menduan qė si kompensim t`i jepen krahina e Grudės, Hotit dhe njė pjesė e Kėlmendit. Por edhe ky propozim dėshtoi, sepse ishin shqiptarėt tė cilėt mė 22 prill 1880, te Ura e Rzhanicės nė lumin Cem, forcat ushtarake tė LSHP shėnuan fitoren e radhės ndaj ushtrisė malazeze. Tė ndodhur nė njė situatė tė tillė tė disfatave tė vazhdueshme, Fuqitė e Mėdha dolėn me propozimin tjetėr qė nė vend tė kėtyre territoreve Malit tė Zi si kompensim ti jepet qyteti i Ulqinit me rrethinė tė ngushtė deri te lumi Buna.
Sapo u njoftua opinioni i gjerė me ketė vendim tė turpshėm tė Fuqive tė Mėdha, ulqinakėt dėrguan nė Shkodėr parinė e tyre tė pėrbėrė nga Mehmet Beci dhe Mehmet Gjyli, pėr t`i kėrkuar ndihmė Degės sė Shkodrės. Ata iu treguan bashkatdhetarėve tė tyre sė ēfarė kishin hequr nga pushtimi i parė malazez (18.1.1878-8.2.1879). Dega e Shkodrės, nė bashkėpunim me Degėn e Ulqinit, menjiherė filluan pėrgatitjet pėr mobilizimin e popullit dhe mbrojtjen e vendit. Shembujt nga Plava e Gucia dhe Gruda tė muajve tė mėparshėm ku populli sfidoi ndaj armiqve dhe diplomacisė ndėrkombėtare ishin motiv i mjaftueshėm dhe optimizėm edhe pėr tė mbrojtur Ulqinin.
Gjendja nė qytetin e Ulqinit ishte e elektrizuar dhe pakėnaqėsia nė popull ishte e madhe, sepse nuk mund ta merrnin mė mend se pėrsėri do tė aneksoheshin nga Mali i Zi. Nė lidhje me kėtė ēėshtje po paraqesim me ketė rast njė peticionin te banorėve tė Ulqinit dėrguar konsullit anglez nė Shkodėr Kirby Green(1880).

Mė 3 shtator 1880

“Me keqardhje tė madhe mėsuam se ishte vendosur qė vendi ynė i dashur Ulqini t`i dorėzohet Malit tė Zi dhe pėr kėtė arsye Flota e Fuqive tė Mėdha evropiane, gjatė kėtyre ditėve do tė vijė nė Ulqin. Meqė ky popull i pafuqishėm ka qenė me shekuj nėn dominimin e Lartėmadhėrisė sė Tij, Sulltanit, edhe meqė: gjuha, zakonet dhe feja janė tė kundėrta me ato tė Malit tė Zi, pranon tė vdesė dhe plotėsisht tė shlyhet nga faqja e dheut, sesa t`i aneksohet Malit tė Zi, ose tė hyjė nėn qeverinė e egėr tė tij, e nė ketė mėnyrė tė jetė i ndarė nga Qeveria e drejtė e Lartėmadhėrisė sė tij perandorake(tė Sulltanit). Prandaj ne jemi tė bindur se Fuqitė e Mėdha, nuk do tė dėshirojnė tė ketė ndonjė gjakderdhje, dhe nėse do tė ketė konflikte nė mes ushtrisė sonė, e cila ėshtė mbledhur nė kufi, dhe tė asaj malazeze, pėrgjegjėsia e ngjarjeve tė tilla duhet t`u bjerė malazezėve, tė cilėt do tė jenė shkaktarė tė saj. Ne pėr ketė arsye ju lutemi t`i rregulloni kėto punė nė mėnyrė tė kėnaqshme, pa vonesė dhe tė na lėrni si ishim mė parė. Ne e kėrkojmė ketė nga Ju, dhe Ju lusim qė dėshirat tona t`ia pėrcillni Qeverisė tė cilėn e pėrfaqėsoni Ju dhe me njė pėrgjigje tė favorshme do tė na bėni mirėnjohės. Ju jeni dhėnėsi i urdhėrave dhe udhėzimeve.”
Nė lidhje me kėtė ēėshtje u zhvillua njė aksion i paparė diplomatik pėr kohėn nga ana e pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha, ku tonin kryesor e kishin Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria. Edhe pse shqiptarėt u organizuan ushtarakisht, me forca tė rregullta dhe vullnetarė nga krahina tė ndryshme shqiptare, duke zhvilluar edhe luftime pėr mbrojtjen e qytetit tė Ulqinit, Dervish Pasha me forcat ushtarake hyri nė Ulqin mė 24 nėntor 1880, ndėrsa forcave malazeze nė prani tė forcave ndėrkombėtare ua dorėzoi atė mė 26 nėntor, ndėrsa e tėrė kazanė me 29 nėntor 1880. Nė luftimet pėr mbrojtjėn e Ulqinit u plagos pėr vdekje edhe komandanti i forcave pėr mbrojtjen e Ulqinit, Isuf Sokoli nga Shkodra. Nuk ka dilemė se qėndresa heroike e shqiptarėve nė mbrojtje tė Ulqinit paraqet njė faqe tė ndritur nė luftėrat dhe pėrpjekjet qė bėri populli shqiptar nėn udhėheqjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

4.Pėrfundim

Rasti i Ulqinit dėshmoi nė mėnyrė transparente aspiratat gjeopolitike tė Fuqive tė Mėdha evropiane, edhe pse nė nenin XXVIII tė vendimeve tė Kongresit tė Berlinit ishte vendosur qė Ulqini tė mbetej nė kuadėr tė Perandorisė Osmane (Shqipėrisė). Pra, u vendos nė mėnyrė tė jashtėzakonshme sipas oreksit tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat haptazi e kėrcėnuan Perandorinė Osmane, se nėse nuk bėhet dorėzimi i Ulqinit, flota e kombinuar e Fuqive do ta pushtonte si peng Izmirin. Dhe nė njė situatė tė tillė nuk ka dilemė se Porta e Lartė e kishte mė lehtė tė sakrifikonte Ulqinin. Nga njė qėndrim i tillė doli qartė se nė planet gjeopolitike tė Fuqive tė Mėdha, trojet shqiptare u bėnė "plaēkė tregu" pėr tė kėnaqur lakmitė pushtuese tė shteteve fqinje dhe pėr tė vendosur "ekuilibrin" ndėrmjet Fuqive tė Mėdha, tė prishur nga lufta ruso-turke dhe Traktati i Shėn Stefanit (3 mars 1878).
Nga njė veprim i tillė pasojat pėr shqiptarėt tė cilėt u aneksuan nga Mali i Zi ishin tė mėdha si nė aspektin politik dhe atė demografik, qė do tė dėshmohet nė vitet nė vijim. Nuk ka dilemė se pėrgjegjėsinė kryesore e kanė Fuqitė e Mėdha tė cilat nuk morėn parasysh kriterin etnik tė territoreve pėrkatėse si dhe angazhimin konkret politik dhe ushtarak tė shqiptarėve pėr tė qenė pjesė e pandarė e terėsisė etnogjeografike shqiptare. Pėr ngjarjet e kėsaj periudhe ekziston njė material i tėrė arkivor, por po ashtu ato janė pėrjetėsuar nė epikėn tonė historike, qė dėshmon se LSHP ishte interpretuesja mė e devotshme e vullnetit politik tė popullit shqiptar.
Dhe nė fund duhet cekur se njė veprim i tillė arbitrar i Fuqive tė Mėdha nė lidhje me Ulqinin, i cili pėr disa muaj ishte nė qendėr tė dilpomacisė ndėrkombėtare si asnjė qytet tjetėr, ishte njė paralajmėrim pėr shqiptarėt se nė ketė mėnyrė do tė veprohet edhe mė pas, kur janė nė pyetje interesat e tyre pėr dominim gjeopolitik ne ketė pjesė tė Evropės. Dhe njė fat tė tillė tragjik shqiptarėt do ta pėrjetojnė mė pas me rastin e luftėrave ballkanike dhe me vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1912/13, kur u pėrcaktuan kufijtė e Shqipėrise, nė tė cilėn u morėn vendime kriminale, sepse jashtė shtetit shqiptar mbetėn gjysma e territoreve dhe e popullsisė shqiptare.

(Kumtesa ėshtė paraqitur nė Konferencėn shkencore me rastin e 130-vjetorit tė LSHP, Organizuar nga Instituti i Historisė sė Kosovės, nė Prishtinė mė 10.6.2008).


Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim