Shkencėtari i 
  madh francez Zhyl Mishel ka thėnė: »Bota e njeriut ka nevojė pėr mė shumė 
  diell e ujė se asnjė botė tjetėr. Duke u nisur nga kėto njohje nė shekullin 
  XIX bėhen pėrpjekje pėr mjekimin e kancerit, tuberkulozir, rahitisit dhe 
  sėmundjeve tė tjera, kurse nė fillim tė kėtij shekullit zhvillohet shkenca e 
  veēantė e mjekėsisė helioterapia e pastaj edhe valoterapia. Efekti i ujit tė 
  detit dhe i kripėrave tė tij nė shėndetin e njerėzve ka qenė i'njohur edhe pėr 
  popujt e vjetėr tė qlytetėruar, nė radhė tė parė tė Athinės e tė Romės; ata 
  ushqenin njė kult tė tėrė ndaj larjes nė det. Nė det laheshin, nė det 
  mjekoheshin, e gjithēka qė ėshtė e bukur dhe e shėndoshė rridhte nga deti. 
  Hyjitė e tyre, Afrodita dhe Venera rrjedhin nga deti dhe janė personifikim 
  shėndetit dhe i bukurisė. Ulqini, me faktorėt e vet tė jashtėzakonshėm 
  natyrorė, me detin e pastėr e tė kthjellėt, me plazhet ranore mjekuese, me 
  ujin mineral sulfurik, me baltėn mje- kuese, me kripėn e detit dhe me bazat 
  themeltare tė saj, me klimėn e butė ngacmuese detare ėshtė banjė mjekuese 
  natyrore me cilėsi tė jashtėzakonshme e njohur nė botė. Profesor Not (Noht), 
  drejtor i Institutit tė Sėmundjeve Tropike nė Hamburg, me rastin e qėndrimit 
  tė tij nė Ulqin ne vitin 1925, pat thėnė: »Nė jetėn time nuk kam parė njė vend 
  kaq tė pasur me yje, si nė Ulqin. Vlera e kėtij ambienti pėr organizmin e 
  njeriut ėshtė e madhe dhe shumėllojshme«, ndėrsa prof. dr. Lenohu (Lenoch), 
  kryetar i Ligės Evropiane pėr Reumatizėm, kur ishte nė Ulqin nė vitin 1964, 
  pat thėnė: »Ulqini, nė pikėpamje terapeutike, kao ardhmėri tė madhe<<. 
  Shkencėtari me famė botėrore Mihailo Pupin, nė qershor tė vitit 1910, me anė 
  tė tė deleguarit tė vet, kėrkoi nga Ministria e Punėve tė Brendshme e 
  Mbretėrisė sė Malit tė Zi, leje pėr hapjen e sanatoriumit pėr qėndrim dhe 
  mjekim tė gjendjeve dhe tė sėmundjeve tė caktuara. Tė gjittha kėto ishin arsye 
  qė Ulqini, nė vitin 1922, me Dekretin e Mbretėrisė sė Jugosllavisė, tė 
  shpallej banjė mjekuese dhe klimaterike.
Karakteristkat themelore tė klimės sė Ulqinit 
Klima 
e pėrshtatshme e Ulqinit ėshtė faktor pėrcaktues per jetė dhe qėndrim nė tė. 
Kėtė qytet mė jugor tė bregdetit tė Malit tė Zi, me klimėn e tij specifike 
mesdhetare, e karakterizojnė: Temperaturat e pėrshtatshme mesatare tė ajrit, qė 
sillen mesatarisht prej 8,5° nė janar, deri nė maksimum rreth 30° nė korrik. 
Oshilimet mė tė mėdha tė mundshme tė temperaturės herė-herė mund tė sillen rreth 
3-4°, gjė qė ėshtė shumė me rėndėsi nė pikėpamje tė pėrshtatjes se organizmit tė 
njeriut, sidomos tė tė sėmurėve kronikė, tė fėmijėve, por edhe tė njerėzve tė 
shėndoshė; - Temperaturat mesatare tė detit sillen prej 11,6° nė janar deri 
rreth 24° nė gusht, yka do tė thotė se mundėsitė optimale pėr larje nė ujė tė 
detit janė rreth 6 muaj, do tė thotė prej majit deri nė tetor; - Njelmėsia (saliniteti) 
e ujit ėshtė mė e madhe mė siperfaqen e delit, kurse mė e vogėl buzė bregdetit, 
sidomis nė afėrsi tė grykės sė Bunės dhe tė gjirit tė Porto-Milenės, varėsisht 
nga stinga e vitit. Njelmėsia mė e madhe ėshtė nė shkurt 38,5%, kurse mė e vogėl 
nė prill 37,8%. Gjatė verės maksimumin e vet e arrin nė shtator; - Uji ka 
ngjyrėn e kalter tė mbyllur, me tejdukshmėri mė tė madhe gjatė verės deri nė 38 
m e mesatare vjetore rreth 30 m. Nė detin e hapur para Ulqinit ėshtė matur 
tejdukshmėria mė e madhe e ujit tė detit Adriatik - 56 m; Valėt mė tė mėdha tė 
detit nė bregdetin e Ulqinit i shkakton stuhia, jugu, meastraii dhe garbini (era 
jugperėndimore). Valėt mė tė shpeshta janė tė larta 0,5 m, e mė tė mėdha deri nė 
5 m. Valėt e larta mba 2 m janė shumė tė rrallė; -Lartėsia mesatare e baticės, 
pėrkatėsisht e zbaticės, ėshtė 31 cm. Pėr shkak tė rdryshimeve tė shtypjes 
atmosferike shkaktohen edhe zbritje ose ngritje tė sipėrfaqes se ujit rreth njė 
ose mė shumė linja - nyje. Kėshtu krijohen tė ashtuquajturat valė tė palėvizshme, 
tė cilat quhen >>sesh« ose »gojola«, Uji i detit para bregdetit tė Ulqinit 
sillet edhe nė formė tė rrymave tė ujit. Rryma e rregullt bregdetare, si degė e 
rrymės normale mesdhetare, vjen nga deti Jon dhe rrjedh nė drejtimin verior buz 
bregdetit shqiptar, e pastaj e pėrciell konfiguracionin e bregdetit dhe vazhdon 
pėrgjatė bregdetit tė Ulqinit 20-30 MN prej bregdetit; - Numri i ditėve me 
temperaturėn e ajrit mbi 18° ėshtė 194 ose 54% nė vit, e tė gjitha kėto janė 
karakteristikė e klimės sė butė dhe shumė tė kėndshme mesdhetare; Koha me diell 
nė nėnqiellin e Ulqinit ėshtė ndėr me tė gjatat nė Mesdhe, me afrosi 2700 orė nė 
vit, ose mesatarisht mė se 7 orė nė ditė, ēka do tė thotė se insolimi me efektin 
e vet pozitiv mund tė shfrytėzohet pėr qėllime shėndetėsore e rekeative gjatė 
tėrė vitit.
Faktorėt 
natyrorė miekues tė Ulqinit 
Rėra e detit. - Ulqini ka rreth 17 km plazh me rėrėn mė tė mirė tė detit me 
cilėsi tė jashtėzakonshme. Fundi i detit ėshtė gjithashtu i mbuluar me kėtė rėrė, 
e kjo ėshtė ajo qė nuk gjendet nė asnjė vend tjetėr nė tėrė bregdetin e 
Adriatikut dhė tė Mesdheut. Rėra ka njė ngjyrė tė murrme tė bardhė dhe ėshtė 
jashtėzakonisht e imtė dhe shumė e pastėr, kėshtu qė nė tė nuk ka as thėrrime mė 
tė vogla tė dhuet, tė lymit, tė materialeve organike etj. Shpjegimet pėr kėto 
cilėsi tė rėrės mund tė gjenden nė faktin se Ulqini e ka ambientin e pandotur, 
pa kurrfarė stabilimentesh industriale, tė cilat do ta ndotnin. Rėra gjendet nė 
sasi sInumė tė mėdha tė cilat mbase nė pjesėn mė tė madhe i sjellin rrymat dhe 
valėt e detit, mė sė tepėrmi gjatė vjeshtės e dimrit. Kjo duhet tė ketė lidhje 
edhe me sasitė shumė tė mėdha tė lymit qė sjellin Buna e Drini, qė rrjedhin nga 
Komi,  Pushim e shėndet . turistėt prej kohėve mė tė hershme qė nė mėngjes herėt 
Pėrgatisin »(ēerdhen« e vet nė rėrė epastaj futen nė tė dhe rreziten nė diell  Bjeshkėt 
e Nemura dhe malet e tjera dirdhen nė detin Adriatik krejt afėr Ulqinit. Pėr nga 
pėrberja kimike rėra e Ulqinit ka rreth 30 minerale ose pėrbėrje, nga te cilat 
disa janė shumė tė rralla (si rubidiumi, censiumi, stronciumi, sfeni, etj.), e 
qė nė pikėpamje biologjike janė shumė aktive. Nė pikėpamje tė radioaktivitetit, 
ėshtė vėrtetuar se rėra e Ulqinit pėrmbar radium, uran dhe torium nė sasi tė 
vogIa, prandaj mund tė thuhet se ėshtė »butėsisht<< radioaktive, e kėto tė 
gjitha bėjnė shumė tė pėrshtatshėm pėr qėllime mjekėsore, sidomos per sėmundjet 
organeve tė lėvizjes dhe tė kurrizit, pastaj per reumatizėm, diskopati e 
ishiatik dhe per gjendjet pas lėndimit tė kėtyre organeve. Nė kėtė rėrė mjekuese 
prej kohėve me tė lashta tė sėmurėt nga sėmundjet e ndryshme kane gjetur ilaē 
per vete. Ėshtė interesante tė shikohet se si tė sėmut e mbėshtjellin vetveten 
dhe mbulohen me rėre tė nxehtė, tė thatė dhe rrinė shtrirė nė tė edhe nga disa 
orė. Ka shumė shembuj tė pabesueshėm kur cilėsia mjekuese e rėrės se Ulqinit e 
ka treguar tė tėrė fuqinė e vet. Duhet thėnė se kėto procese shpeshherė bėhen nė 
mėnyrė tė paorganizuar dhe pa kontrole e mbikėqyrjen mjekėsore, gje qė nė disa 
raste mund tė jetė edhe e dėmshme pėr organet e tjera, sepse temperatura e rėrės 
ne korrik dhe nė gusht mund tė jetė mė se 60°. Pėr kėtė arsye kėshilla e mjekut 
mund tė jetė shumė e dobiheshme.