Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Valdanosi


Nė largėsi prej 4 miljesh nautike nė veri-perėndim tė Ulqinit, midis Mavrianit dhe Mendrės, nė forme patkoi tė ngushtė, shtrihet gjiri i Valdanosit, Kepat e tij qė e mbrojnė lėshohen pingul dhe fundosen thellė nė det, kurse plazhi ėshtė zallishtė, e pėrbėrė nga gurėt ne diametėr 1-20 cm. Ėshtė i gjatė 600 m, kurse i gjerė mesatarisht 20 m. Pėr ndryshim nga gjiret e tjerė, ky ėshtė i mbrojtur nga erėrat e jugut e tė veriut dhe shpeshherė, nė kohė shtrėngate ka shėrbyer pėr strehimin e anijeve. Nė fund tė gjirit, e nė mes tė bregut, gjendej karantina. Pėr shkak te sėmundjeve nga tė cillat mund tė infektoheshin ekuipazhet e anijeve gjatė lundrimit, o qė tė mbrohej popullsia e qytetit, kur vinin anijet, mė parė duhej tė ndaleshin njė kohė tė caktuar nė karantinė. Nė vitin 1833 ėshtė shėnuar se njė anije e Ulqinit, e tipit brigantin, paska ardhur e infektuar nga Aleksandria nė Valdanos dhe, me urdhrin e kapitenisė sė limanit tė Ulqinit, paska ndenjur 40 ditė nė karantinė.

Nė Valdanos arrihet nėpėr det dhe nėpėr tokė. Tė dy rrugėt janė interesante dhe tė bukura dhe, pa marrė parasysh se cilėn e zgjedhim, bukuria e gjirit pėrjetohet ndryshe. Qė pėrjetimi tė jetė i plotė rekomandojmė ardhjen nėper tokė kurse kthimin nėpėr det. Nė Valdanos ėshtė ndėrtuar pushimorja ushtarake e tipit tė hapur. Pamja mė e bukur shtrihet nga zgjėrimi nė rrugėn ndėrmjet Mavrianit dhe Malit tė Bardhė (Bijela Gora). Lugina e Valdanosit ėshtė e mbuluar me drurė mė tė vjetėr tė mbėltuar - me trupa ulliri me tė Ulqinit.

Ullishta e Ulqinit, me 74.000 trupa, pas ullishtės sė Tivarit, ėshtė e dyta nė bregdetin e Adriatikut. Nė njė pikėpamje ėshtė unike sepse pjesa mė e madhe e saj, rreth 75%, gjendet nė njė kompleks. Vjetėrsia mesatare e ullinjve ėshtė mė se 300 Vjet, por disa trupa janė qė nga koha e Greqisė antike (shekulli V para erės sė re). Ullishta e vjetėr pėrbėhet nga ullinjtė e vajit. Vaji i njohur i Ulqinit, nė amfora e qypa tė dheut, ishte mall tregtar barazi me arin, dhe arrinte deri nė Trieste, nė Venedik, nė Romė e nė Kairo, si dhe nė brendinė e vendit (nė Shkodėr, Shkup, Diokle, Ras, Prizren etj.). Nė kohėn kur bėhej vjelja - mbledhja e ullinjve, nga ullishta jehonte kėnga e mbledhėsve. 

Aty lidheshin miqėsi e tė rinjtė bėnin dashuri se ky ishte rast edhe qė tė shihej nusja e ardhshme. Sipas legjendės, djaloshi nuk mund tė martėhej para se ta mbėltonte sė paku njė ulli. Pėr shumė artistė ulliri ishte frymėzim pėr veprat e tyre. Poeti i Ulqinit, Jovica Nikolaidis, duke shkruar per bukuritė e vendlindjes se vet, kėshtu e pėrshkruante ullirin: "Nuk rritet askund ku nuk ka det ose ku nuk ndihet aroma e detit qė e sjell era. Ulliri ėshtė peme, por fruti nuk i hahet, sė paku jo ashtu i freskėt, sikurse hahet dhe ėshtė i shishėm fruti i freskėt i pemėve tė tjera. Fruti i ullirit konservohet dhe atėherė ėshtė mė i vlefshėm dhe shumė i shishėm pėr ngrėnie. Nuk e di se ēka nuk ėshtė mjekuese dhe e dobishme nga gjithė ajo qė ofron ulliri. Asnjė pemė (e rrallė edhe ndonjė bimė tjetėr) nuk mund tė jetojė aq sa jeton ulliri. Ulliri ėshtė mė i fortė dhe mė i frytshėm kur i mbush njėqind vjet, por nuk ėshtė shterp as kur i mbush njė mijė vjet. Trupin e ka me rrudha, tė vrazhdė e aq tė deformuar, sa, po tia shikonte edhe i sėmuri mė i rėndė nga rahitisi, reuma ose ishiatiku, duke e parė ashtu tė shtrembėruar, do ta ankonte duke menduar edhe pėr sėmundjen e vet. Por, edhe ata, tė cilėve mund t'u duket i shėmtuar, e admirojė shumė mė tepėr sesa plepat ose palmat<<. Ullishtat dhe pyjet e pishave janė >>mushkėritė<< e qytetit. Ulqini e ka klimėn e ullirit. Pėrpos Poreēit tė Istrisė, nė Jugosllavi, vetėm edhe Ulqini ka plantacione tė ullinjve tė tryezės, tė ngritura krahas plantacioneve tė mandarinave tė Ilojit japonez >>unshio<<. Nė afėrsi tė drejtpėrdrejtė tė kėtyre plantacioneve, me ndihmėn e FAO-s nga Roma, ėshtė ndėrtuar gjithashtu e vetmja fabrikė pėr konservimin e ullinjve nė Jugosliavi.

Midis Valdanosit dhe gjirit tė Plazhit tė Vogėl fshihet njė varg gjiresh tė vogla me plazhe ranore e lugje shkėmbore. Kėto janė: plazhi i Uliqinit tė Vjetėr (Ada e Kruēes), Plazhi (Lugu) i Xhemiles, Lėmi malazias, plazhi Bashbylyk, Plazhi i Madh (Reimet) etj., kurse midis hoteleve "Galeb" dhe >>Albatros" ėshtė Plazhi (shėrues) i femrave. Lundrimi buzė kėtyre plazheve dhe larja nė to janė pėrjetime qė nuk duhet lėnė pa i shijuar, Kjo ėshtė mėnyra qė tė njihet edhe njė anė e bregdetit - Ulqini i shikuar nga deti. Menjėhėrė prapa Qytetit tė Vjetėr gjendet gjiri i Limanit para tė cilit ėshtė Guri i Madh dhe Guri i Vogėl. Gjiri ėshtė i banuar, kurse nga ballkonet dhe tarracat e shtėpive nėn ullinji shtrihet pamja impresive e Qytetit tė Vjetėr dhe e hapėsirės sė kaltėr tė detit.

Nė veriperėndim tė Valdanosit, nė drejtim tė Tivarit, shtrihen gjiret e Krythes, Ulqinit tė Vjetėr dhe Kruēes. Me ndėrtimin e rrugės magjistrale Ulqin ‑ Tivar, buzė bregut tė gjireve jane ndėrtuar vendbanime me shtėpi e shtėpiza. Plazhet nė kėto gjire janė tė ngushta, ranore dhe shkėmbore. Gjelbėrimin nė kėto gjire e pėrbėjnė ullishtat, pyjet me ilqe e bung dhe drure tė tjerė gjithmonė tė gjelbėr halorė dhe gjetherėnės.
Nė shpatin e kodrės sė Mendrės gjendet shpėlla, gryka shkėmbore e gėrryer nga deti, e ashtuquajtur Mjekra e Vezirit. Kjo ėshtė prova mė e vjetėr e shprehjes figurative; monument unik parahistorik i pikturės nė bregdetin e Ulqinit.
Para hyrjes nė grykėn e Valdanosti, rrėzė kodrės gėlqerore tė Mavrianit (Radoēit) valėt e detit e kanė hapur Shpellėn e Ujkut, mbi tė cilėn ngritet shkėmbi i pingultė Shkėrnbi i Zanės, kurse buzė majės sė gjirit janė dy burime: kroi i pishave dhe kroi i zanave. Nė afėrsi tė drejtpėrdrejtė te shpellės Mjekra e Vezirit, afėr fanarit tė Mendrės, ėshtė edhe Shpella e Pėllumbave.


Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim