| 
      
        |  |  
        |  Kultura koha e lire |  
        |  |  
        |  |  | 
  
    Ulqini 
  ėshtė vend me njė traditė tė gjatė dhe tė pasur detare dhe tregtare. Detaria e 
  kėtij gyteti ngritjen e vet mė tė madhe e arriti nė shekullin XVII, XVIII dhe 
  gjatė shekullit XIX. Tregtia detare e ulqinakėve me anije tė tyre zhvillohej 
  me limanet mė tė mėdha dhe qendrat tregtare tė Adriatikut, tė Levantit dhe tė 
  Mesdheut. Ulqinakėt transportonin drithė nė Venedik, nė Istrie, Trieste, 
  pastaj lesh nė Gjenovė, duhan nė disa limane tė Adriatikut, e tė tjera. Nė 
  kohėn e sundimit turk (1571-1880) Ulqini, me flotėn e vet tregtare, ishte 
  shtylla kryesore e Perandorisė Otomane nė Adriatik. Anijet e Ulqinit, sipas 
  nevojės, i shėrbenin Portės edhe pėr qėllime lufte, sidomos kundėr rivalit tė 
  madh, Venedikut. Detarėt e guximshėm dhe tė shkathėt tė Ulqinit e njihnin pak 
  pushtetin shtetėror tė turqive. Deri nė shpalljen e Mehmet Bushatliut vezir i 
  Shkodrės, Ulqini ishte njė Iloj republike e vogėl. Veziri i Shkodrės, pėr ta 
  frenuar kusarinė, qė atėherė kishte marrė hov, me mashtrim i fundosi anijet e 
  ulqinakėve nė limanin e Valdanosit dhe vetėm atėherė ulqinakėt e njohėn 
  pushtetin e tij. Nė shekullin XVII flota e Ulqinit, si shkruante Baldacci, 
  kishte 500 anije me vela, qė lundronin nėpėr detin Mesdhe. Shumė luftėra e 
  rrezikonin shpeshherė zhvillimin e flottės sė Ulqinit, Zhvillimi i lundrimit 
  tė anijeve me vela e arriti kulmin para luftės ruso‑turke (1876-1878), kur 
  flota e Ulqinit kishte rreth 400 anije me vela. Nė kohėn e sundimit tė Malit 
  tė Zi (1880-1918), nė Ulqin kanė qenė tė regjistruara 107 anije me vela. 
  Ulqinakėt ishin marinarė tė shkathėt dhe ndėrtues tė mirė tė anijeve. Kantieri 
  i vjetėr i anijeve gjendej nėn Qytetin e Vjetėr, afėr tyrbes sė Fanit. 
  Konsulli i Francės Hecquard, nė Shkodėr, shkruante se nė Uqin gjendet kantieri 
  nė tė cilin ndėrtohen anije prej 100 deri 200 tonė. Mė vonė aty janė ndėrtuar 
  anije edhe mė tė mėdha, anije shumė tė shpejta (galeota), por Porta, mė 1737, 
  e ndaloi ndėrtimin e tyre dhe i sekuestroi qė ta pengonte kusarinė. Pėrpos 
  vendėsve, nga tė cilėt mė tė njohur ishin Husė Ymeri, usta Osman Beqiri, Sali 
  Maloja dhe Adem Tivari, anije ndėrtonin nė kėtė kantier edhe mjeshtėr nga 
  Dubrovniku dhe Korēula. Nga ky kantier u lėshua nė det nė vitin 1878 edhe 
  anija e fundit me vela, e cila, pas bashkimit tė Ulcinit me Malin e Zi, nė 
  vitin 1880, mori emrin >>Nadezhda<<. 
 Legjenda e kusarėve
 
  Kusaria e Ulqinit pėrmendet qė 
  nė shekullin XIV, por pas vendosjes sė 400 piratėve arabė nga Malta, Tunizia 
  dhe Algjeria nė Ulqin, pas luftės kandike (1669), Ulqini, nė shekullin XVII e 
  XVIII, u shndėrrua nė ēerdhe tė rrezikshme tė kusarėve. Nė fillim me fusta e 
  tartana (anije tė vogla sulmuese), e mė vonė edhe me anije mė tė mėdha tė 
  shpejta (galeota), qė i ndėrtonin nė kantierin e anijeve nėn Qytetin e Vjetėr, 
  i sulmonin anijet tregtare nėn flamuj tė ndryshėm, i plaēkitin dhe ktheheshin 
  shpejt nė strehimore. Nga sulmet e rrezikshme tė prijėsve tė kusarėve, 
  vėllezėrve Karaminxho, Likė Cenit, Ali Hoxhės, Uluē Aliut e tė tjerėve, dėme 
  mė tė mėdha pėsoi flota e Venedikut. Pėr t'i ruajtur marrėdhėniet e mira me 
  rivalėt e vet, Austrinė dhe Venedikun, Porta vendosi qė pas luftės sė Moresė 
  (1714-1718), ta zhdukte piratėrinė. Nė kohėn e kusarisė, 
  piratėt e Ulqinit merreshin edhe me tregti me sklIevėr tė zez. 
  Tripolisi (Tarabulusi) ishte liman kryesor  eksportues, nė tė 
  cilin bliheshin skllevėrit nga viset e ndryshme tė Afrikės Veriore, ndėr tė 
  cilėt kishte edhe mjaft fėmijė tė moshės 2‑3 vjeēare. 
  Kusarėt dhe
  
  
  tregtarėt i shitnin 
  skllevėrit ose i linin qė tė punonin nė pasuritė ose nė anijet e tyre. Deri nė 
  vitin 1878 nė Ulqin jetonin 100 familje zezake, kurse sheshi i Qytetit tė 
  Vjetėr, ku, sipas legjendės, ishte i zėnė rob edhe shkrimtari i njohur, 
  Servantesi, u bė Sheshi i sklIevėrve. Por kishte edhe zezakė qė vinin si tė 
  lirė nė Ulqin. Zezakja Zahra, me prejardhje nga Sudani, u martua me ulqinakun 
  Haxhi Halil Ficin, major i ushtrisė turke. Mė vonė zezakėt gėzonin mė shumė 
  liri nė Ulqin, dy prej tyre, Pėr shembull, ishin edhe kapitenė tė anijeve. Nė 
  bjeshkėn e Pinjeshit ėshtė edhe fusha qė e mban emrin Fusha e Arapėve. Aty 
  tuboheshin zezakėt dhe luanin lojėra tė tyre rituale. Lidhur me kėto lojėra 
  ėshtė krijuar edhe loja temperamente »Sharaveli«, si kombinim i melosit dhe 
  ritmit vendės tė Ulqinit dhe melosit e ritmit afrikan, qė luhet edhe sot nė 
  njė formė tė modifikuar. Nė atė kohė ekzistonte edhe kafeneja »Trumo<< qė 
  quhej edhe kafene e Arapėve (e zezakėve), sepse pronarė dhe sherbyes ishin 
  vetėm zezakėt. ēdo sulm tė kryer me sukses nė ndonjė anije, kusarėt e 
  kremtonin pas kthimit me festė tė bujshme nė gjirin e Plazhit tė Vogėl. 
  Nė kazanė 
  tė mėdhenj zihej hallva, qė pėrzihej 
  Ulqini ėshtė sot i vetmi qytet nė 
  Adriatik nė tė cilin tash disa gjenerata jetojnė edhe banorė zezakė.
 Legjenda e 
  Likė Cenit - Prijėsi i 
  njohur i kusarėve tė Ulqinit, Likė Ceni, nė njė e rast fundosi anijen nė tė 
  cilėn gjendeshin haxhinjtė nė udhėtim pėr nė Meqe. Sulltani, pėr kėtė akt, e 
  ndiqte dhe ia premtoi njė shumė tė madhe tė hollash atij  qė do ta zinte ose 
  do ta vriste, nė atė kohė u paraqit nė det kusari tjetėr i quajtur Lambro (Aralampia) 
  i lindur nė Greqi,
  Lambro 
  u bė i tmerrshėm per shumė detarė e tregtarė, kėshtu qė Sulltani i premtoi njė 
  shpėrblim edhe mė tė mach atij qė do ta vriste. Meqenėse nuk u gjet askush qė 
  do ta bėnte kėtė, Sulltani i ēoi fjalė Likė Cenit se do Via falte tė gjitha nė 
  qoftė se do ta vriste ose do ta zinte Lambron. Likė Ceni e 
  priti me kėnaqėsi ofertėn dhe u obligua se ose do ta »vriste Lambron ose do tė 
  vritej vetė«. Pas njė kohe u bė dyluftimi nė tė cilin Lambroja u vra. Pėr kėtė 
  shėrbim qė i bėri, Sulltani ia dha Likė Cenit titullin e kapitenit dhe pastaj 
  edhe familja e Likės e mori kėtė mbiemėr. Loja e kusarėve..atraktive, plot 
  temperament e ritėm
 
    
   
 
 
 Tekstet e 
prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe 
externe
 Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
 Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine 
Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten 
sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt 
muss
nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.
 | 
      
        
          | 
            
              |  | introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe 
              externe |  
            |  |