Mirė se vini nė Ulqin                 

shko te forumi i ulqinit

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

  Libra e Telefonit tė Malit Zi

shko te  MSN ULQINI Groups


9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

 

                                                     LIDHJA DEMOKRATIKE NĖ MAL TĖ ZI
                DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI
              DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO
              
tel./fax (++382  30) 413 009, (++382 20) 4875  903


 

 


Ulqin 17.1.2010: Me rastin e  lajmit tė sotshėm qė Mali i Zi dhe Kosova, kanė vendosur  marrėdhėniet diplomatike  me shkėmbimin e letrave tė ministrave tė punėve tė jashtme tė Malit tė Zi dhe tė kosovės, Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demkratike nė Mal tė Zi, dha kėtė  

D e k l a r a t ė 

Lajmi qė sot u dha nė mjetet e informacionit qė Mali i Zi dhe Kosova, kanė vendosur marrėdhėniet diplomatike  me shkėmbimin e letrave tė ministrave tė punėve tė jashtme tė Malit tė Zi, zotėri Millan Roqen dhe tė kosovės, Skėnder Hyseni, ėshtė lajm i mirė, tė cilin akt  e  pėrshėndesim. Ėshtė lajm i mirė sepse ishte edhe akt i pritur. Kishte nevojė edhe kushtet ekzistonin, qė kėtė ta kryenin edhe mė herėt, por edhe tash nuk ėshtė vonė, sidomos po tė kemi parasysh kankulimet politike, klimėn politike brenda Malit tė Zi, e sidomos  sugjerimet dhe presionin politik nga Serbia, e cila insistonte qė Mali i Zi mos tė ngutet me vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn deri sa Gjykaka Ndėrkombėtare e Hagės mos tė bjerė vendim. 

Them se ėshtė mirė, pikė se pari pėr Malin e Zi e pastaj edhe pėr Kosovėn. Ėshtė mirė pasi Mali i Zi e Kosova janė dy shtete fqinje, e me fqiun, dihet se, marrėdhėniet gjithėherė duhet tė jenė tė mira... Nė rastin konkret kemi tė bėjmė me dy shtetet mė tė reja fqinje nė Ballkan, prandaj nevoja ėshtė edhe mė e madhe. Mirė ėshtė edhe pėr tėrė regjionin, pasi qė kėto marrėdhėnie i kontribuojnė,jo vetėm marrėdhėnieve tė mira, por ato janė bazė edhe pėr stabilitetin. Madje  ėshtė mirė edhe pėr ēėshtjet eventualisht e tė hapura e kontestuese qė mund tė jenė, marrėdhėniet diplomatike janė parakusht qė tė zgjidhėn me bisedime e marrėveshje.       

Globalizimi politik e gjithėnjė e mė tepėr sidomos ai ekonomik, kėrkon gjithnjė e mė tepėr koordinim nė mes tė shteteve, sidomos atyre fqinje, pėr tė arritur marėveshje e koordinime pėr njė funksionim mė tė mirė tė ekonomisė, e ēėshtjeve tė tjera, poashtu edhe kundėrvėnia dhe lufta kundėr kriminalitetit tė organizuar nė regjion dhe mė gjėrė etj. etj.  

Pastaj,  ėshtė mirė edhe pėr arsye se nė Malin e Zi sot, nė trojet e veta stėrgjyshore, nė kufi me shtetin amė Shqipėrinė, nga Rozhaja deri nė Ulqin,  jetojnė shqiptarėt, ndėrsa edhe nė Kosovė - njė numėr qytetarėsh  me prejardhje sllave, si serbė, malazezė etj. 

Mendoj  se vendosja e marrėdhėnieve diplomatike e shtetit tė Malit tė Zi me me shtetin e Kosovės ėshtė mirė pėr tė gjithė fqinjėt, pra edhe pėr Serbinė, sepse me kėtė  Serbisė  i ndihmohet qė ajo mė lehtė dhe realisht tė kuptojė  ngjarjet jo vetėm tė tė sotmes, por edhe tė pranojė realitetin – Kosovėn e pavarur dhe tė mėvetsishme, ecila, nėse duam tė themi tė vėrtetėn, nuk ishte diēka e papritur. 

Prandaj pres qė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr Qeveria e Malit tė Zi tė dėrgojė ambasadorin e vet nė Prishtinė, tė cilit i uroj suksese dhe tė gjitha tė mirat, si edhe ambasadorit tė shtetit tė Kosovės nė Podgoricė, pėr tė cilin sa  kam informacione, do tė jetė kolegu im nga ditėt e nxehta politike studentore tė viteve 1968-1972, zotėri Azem Vllasi, tė cilit poashtu i uroj mirėseardhje dhe vazhdimėsi tė sukseseve tė Kosovės nė politikėn gjithėshqiptare, regjionale e ndėrkombėtare. 

Nė fund , sinqerisht shpresoj qė kėsaj radhe  nuk do tė ketė taktizime e kalkulime nga a na e Malit tė Zi pėr shkėmbimin e ambasadorėve, ashtu siē patėn nė periudhėn e kaluar, qė nga vendimi i Podgoricės qė zyrtarisht pranoi shtetin e pavarur tė Kosovės (mė 09 tetor 2008)  e deri sot.


 Mehmet BARDHI

Reagim

KOHĖN JAVORE s’guxon askush ta shuajė!

KOHA JAVORE pėr shqiptarėt ėshtė shumė mė tepėr se POBJEDA pėr malazezėt!

Kur kėto ditė, pikėrisht mė 4 prill 2009,  e gjithė bota shqiptare  po feston anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Aleancėn e Veri-Atlantikut, nga redaksia e tė vetmės gazetė nė gjuhėn shqipe nė MZ, KOHA JAVORE, nga redaktori i saj pėrgjegjės z. Ali Salaj, morėm lajmin se qeverisja malazeze (pėr tė satėn herė me radhė nė kėsi rastesh) po na pėrgatitė pėrsėri njė befasi  “tė kėndshme”, shuarjen e tė vetmės gazetė nė gjuhėn shqipe  KOHĖS JAVORE!?

“Si  pasojė e dėshtimit tė tenderit pėr privatizim tė SHAGBG “Pobjeda” dhe pėr shkak tė krizės financiare me tė cilėn po ballafaqohet kjo kompani, nė bazė tė propozimeve tė dala nga Qeveria e Malit tė Zi (Ministria pėr Financa)  mbi masat e kursimit dhe racionalizimit,  ndėrpriten ose reduktohen botimet suplemente  (disa shtojca  dhe revista “Porodicni magazin”). Ky reduktim e pėrfshiu edhe gazetėn e vetme nė gjuhėn shqipe “Koha javore”, e cila nė tė ardhmėn do tė botohen njė herė nė javė nė formė shtojce prej 4 faqesh nė tė pėrditshmėn “Pobjeda”...”, thuhet nė shkresė.

Lajmi ėshtė i qartė Qeveria – Ministria e Finansave  “kursimin e racionalizimin” nė kėtė krizė finasiare (vallė a vetėm finasiare!?) planifikon ta fillojė e ta bėjė me shqiptarėt, me tė vetmėn javore nė gjuhėn shqipe!? Ky ėshtė vendimi i  atyre qė sa herė qė e do puna pėr interesa e poena politikė, para faktorit ndėrkombėtar pėrsėrisin pėrmendėsh “ se Mali i Zi ėshtė shembull i harmonisė multietnike...”. Vallė kėshtu na qenka “harmonia multietnike...” duke planifikuar reduktimin e privimin e tė drejtės themelore - tė drejtėn e informimit nė gjuhėn amtare shqipe, po ēka qė ky veprim do tė jetė nė kundėrshtim edhe me dispozitat e Ligjin pėr tė Drejtat dhe Liritė e Pakicave po edhe me Kushtetutėn e Malit tė Zi, madje ashtu tė cunguara e diskriminuese, kur ėshtė fjala tė te drejtat e pakicave!?

Lidhja Demokratike dhe unė si kryetar e deputet i saj dhe deputet i ardhshėm i LISTĖS SHQIPTARE, kundėrshtojmė me forcė kėtė planifikim ugurzi tė mbylljes sė gojės sė tė vetmės gazetė nė gjuhėn shqipe.

Vallė, athua gjithmonė ne shqiptarėt duhet tė jemi fajtorė e humbėsit kujdestarė kur ėshtė fjala ”pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė Malit tė Zi!?”

Jo zonja e zotėrinj pushtetarė. Kjo kėsaj radhe nuk guxon tė ndodhė. KOHA JAVORE nuk guxon tė shuhet as tė reduktohet e tė bėhet nėnfletė e POBJEDĖS.  Dalja e saj nė dritė me vendim tė Kuvendit tė MZ, me pjesėmarrje e me njė pajtim tė plotė tė pozitės dhe opozitės parlamentare, pas kėrkesės kėmbėngulėse tė LD-sė e timin si deputet, ndihmėsekretarit pėr informata tė MZ-sė, z. Nikollė Camaj, e pėlqimit, pjesėmarrjes dhe pėrkrahjes sė plotė tė sekretarit D. Jarediq e kryetarit tė parlamentit S. Maroviq, mė 20 qershor 1999, ėshtė njė e drejtė e arritur, qė pushteti nė emėr tė asnjė shkaku as arsyeje  nuk mund ta vėjė nė pikėpyetje jetėn e saj.

Prandaj Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi  dhe unė si deputet do tė vemė nė dispozicion gjithė qenjėn e dijen tonė, ashtu siē e vumė pėr ta formuar, tash  mos ta lejojmė qė ta shuajnė.

Ftoj opinionin demokratik e pėrparimtar, subjektet politike e tė tjerė organizma qė kultivojnė demokracinė qė ta ngrisin zėrin kundėr kėtij plani asimilues.                                                                                                  

Ulqin, mė 07 prill 2009


 Ulqin 11.3.2009:

SHQIPTARĖT NĖ MAL TĖ ZI - POPULL AUTOKTON
LIDHJA DEMOKRATIKE - PĖRFAQĖSUESE AUTENTIKE E TYRE

 

LIDHJA DEMOKRATIKE NĖ MAL TĖ ZI ėshtė parti politike e qytetarėve tė lirė, tė organizuar vullnetarisht me qėllim tė pjesėmarrjes aktive nė jetėn politike, shoqėroro-ekonomike dhe kulturore, duke shprehur dhe avancuar specifikat nacionale tė popullit shqiptar nė trojet e veta shekullore, sot nė Malin e Zi, me qėllim tė pėrfaqėsimit politik ...dhe mbrojtjes sė tė drejtave e interesave tė tyre.
Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve, nga vatrat e tyre shekullore sot nė Mal tė Zi: nga Rozhaja, Plava dhe Gucia, Malėsia – Tuzi, Kraja – komuna e Tivarit, nga Ana e Malit e Ulqini, u mblodhėn mė 9 shtator 1990 nė Tuz, nė Kuvendin themelues dhe formuan partinė e parė politike tė shqiptarėve nė Malin e Zi. Kryetari i Kuvendit themelues ishte aktivisti i njohur dhe atdhetari zotėri Lekė Lulgjuraj. Partia ėshtė organizuar sipas principit territorial e demokratik. Parimet themelore qė pėrmbajnė dokumentet programore tė partisė pasqyrojnė interesat politike, ekonomike e nacionale tė qytetarėve, tė cilėt LD nė MZ i pėrfaqėson nė mėnyrė legjitime –  tė shqiptarėve.
Si Parti e qendrės sė djathtė, LD nė MZ synon tė zhvillojė dhe tė mbrojė interesat nacionale tė shqiptarėve, demokracinė, tė drejtat individuale dhe kolektive, liritė e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, si dhe tė mbrojė rregullin dhe shtetin juridik e demokratik, tė bazuar nė ekonominė e tregut dhe respektimin e pronės.
LD nė MZ angazhohet: tė mbrojė interesat nacionale me anė tė pėrfaqėsimit autentik, tė drejtat dhe liritė e njeriut, si dhe tė drejtat nacionale kolektive tė shqiptarėve nė Malin e Zi dhe tė qytetarėve tė tjerė, tė bazuara nė orientimet programore tė LD nė MZ-sė, duke respektuar dokumentet dhe marrėveshjet ndėrkombėtare; tė ndėrtojė demokracinė, duke respektuar tė drejtat e njeriut tė mbrojtura me standarde ndėrkombėtare, tė bazuara nė bashkėsinė e njerėzve tė lirė dhe tė ndėrgjegjshėm, tė cilėt bashkėpunojnė, respektojnė njėri-tjetrin dhe marrin pėrgjegjėsi tė pėrbashkėta tė ndėrtojė shtetin juridik me raporte tė balansuara dhe pushtete tė ndara qartė, si garant pėr jetėn, lirinė dhe tė drejtat e qytetarėve, tė garantuara me kushtetutė dhe ligje demokratike; tė garantojė tė drejtat e pronės private, paprekshmėrinė e saj dhe tė drejtėn e pronarit qė ta administrojė, trashėgojė dhe kompenzimin e saj me vlerė tė plotė tė tregut.

Veprimtaria polike e LD-sė, nė tė gjithė rrafshin politik tė Malit tė Zi, ku gjendet tash gati dy dekada, nė kushte tė pushtetit krejtėsisht tė centralizuar, ka qenė e kufizuar, ēka bukur shumė e ka zvogėluar mundėsinė e realizimit tė synimeve programore tė Partisė. Gjatė tėrė kėsaj kohe, raporti i pushtetit aktual ndaj shqiptarėve dhe tė drejtave tė tyre e territoreve ku ata jetojnė, ka qenė herė i hapur, herė i mbuluar, herė i ashpėr e i fuqishėm e herė i butė, por injorues, madje edhe diskriminues, nė kundėrshtim me parimet demokratike dhe parimet e gatitshmėrisė pėr vendosjen e besimit reciprok tė vėrtetė e tė drejtė ndėrnacional, si kusht dhe garant pėr ndėrtimin e shoqėrisė pėrparimtare dhe stabile, tė drejtave dhe shanseve vėrtetė tė barabarta.
Si dėshmi pėr tėrė kėto i sjellim disa shembuj: Centralizimi i pushtetit, i cili ka filluar nė vitin 1992 e po vazhdon edhe sot, si p.sh. me aprovimin e para pakkohėsh ( mė 26.03.09) tė Ligjit pėr Pasurinė Shtetėrore, ku nga deputetėt shqiptar unė isha kundėr (paraqita 11 amandamente, por si zakonisht shumica qeveritare DPS-SDP-UDSH, i refuzoi) me tė cilin shteti  nė mėnyrė arbitrare vė tė drejtėn e pronėsisė pothuajse mbi tėrė pasurinė e komunave, si p. sh. tė ndėrtesave tė shkollave, madje edhe tė ndėrtesės sė Shkollės Fillore, qė pas termetit  tė 1979 ishte donacion i Italisė, Shtėpia e Shėndedtit donacion i Rumanisė komunės sė Ulqinit, madje e tėrė ish pasuria joperspektive e ish ushtrisė etj. etj. ; Politika dhe praksa okupatore e koloniste pėrmes tė ashtuquajturit privatizim duke mos pyetur pushtetin lokal...; Anulimi, dy herė, i Vendimit tė KK Ulqinit pėr Emėrtimin e Rrugėve dhe Shesheve nga Gjyqi Kushtetues, vetėm sepse ato ishin nė gjuhėn shqipe dhe ishin emra nga kultura shqiptare...; Aksioni policor „Fluturimi i shqiponjės“, arrestimi dhe tortura ndaj qytetarėve tė pafajshėm shqiptarė tė Malėsisė; Mosrealizimi i tė drejtės pėr vetėqeverisje lokale nė territorin e Malėsisė; Pastaj rasti i Valdanosit, mėnyra e administrimit tė tė mirave detare, shfrytėzimi i „Plantazhave“, projekti i Parkut Nacional „Prokletije“ nė komunėn e Plavės, me tė cilin po tentohet qė edhe nė tė ardhmen tė mbahet tampon zona nė mes shqiptarėve nė trojet e veta, sot nė Malin e Zi dhe shtetit amė Shqipėrisė, dikur me ushtarė tė armatosur, tash me polici, e nesėr me renxherė tė armatosur, moslejimin e regjistrimit tė partive politike shqiptare nė gjuhėn shqipe, mos lejimin e pėrdorimit tė flamurit kombėtarė nė institucionet shtetėrore e komunale me rastin e festave kombėtare shqiptare (Ditės sė Flamurit, Ditės sė Mėsuesit etj)  si dhe shumė shembuj tė tjerė, tė cilėt dėshmojnė mė sė miri raportin e kėtij pushteti ndaj shqiptarėve nė Malin e Zi.
LD ėshtė qartė e pėrcaktuar pėr privatizim tė drejtė, pa tė cilin nuk mund tė ketė shoqėri demokratike dhe pėrparimtare, por jo plaēkitės e kolonizues..
LD nė MZ gjithsesi edhe mė tej do tė angazhohet pėr realizimin e qėllimeve tė veta, tė cilat shkojnė drejtė definimit final tė statusit tė shqiptarėve nė Malin e Zi. Nė kėtė drejtim, prioritet i veprimtarisė sonė politike edhe mė tej do tė jenė:

·        Decentralizimi i pushtetit
·
        Jetėsimi i komunės sė Tuzit me tė drejta tė plota dhe nė kufinjt natyrorė tė Malėsisė
·
        Pėrfaqėsimi autentik nė tė gjitha organet dhe nivelet e pushtetit nė MZ
·
        Mbrojtja dhe avancimi i tė drejtave tė pakicave, duke zbatuar mekanizmat, praksėn pozitive dhe standardet e njohura ndėrkombėtare
·
        Arsimimi nė gjuhėn amtare shqipe nė tė gjitha nivelet
·
        Administrata nė gjuhėn shqipe, dokumentet personale publike
·
        Institucionet nacionale: fakultetet, bibliotekat, institutet...
·
        Anulimi i Ndėrmarrjes Publike Shtetėrore pėr Administrimin e tė Mirave Detare, tė cilėn ne me tė drejtė e quajtėm „tė kėqiat detare“
·
        Kthimi i pronės sė marrė dhe tė nacionalizuar ose kompenzimi i drejtė i saj ish-pronarėve (Valdanosi, ish-Ekonomia ushtarake nė Shas, nė Malėsi, pyjet nė Plavė e Rozhajė etj.)
·
        Shfrytėzimi i „Plantazheve“ me qėllim zhvillimor tė territorit nė tė cilin ato gjenden
·
        Lirimi i pėrmendoreve tė kulturės dhe majave tė maleve nga tentativat e pėrvetėsimit nga kisha pravosllave serbe (nė ishujt nė liqenin e Shkodrės, heqjen e kishes sė metaltė nga maja e malit Rumi, mbetjet – themelet e muranat e  Shėn Mėrisė – Kishės sė Krajės nga shek. i 10-tė etj.)
·
        Ndryshimin e planit hapėsinor dhe anulimi i Parkut Nacional „Prokletije“
·
        Kundėr korrupcionit, krimit tė organizuar dhe gjendjes monopoliste nė vend
·
        Kundėr diskriminimit

Nė fund duhet shtuar se anomalia e gjithė kėsaj  bėhet edhe mė e madhe kur dihet  kontributi  i padiskutueshėm i shqiptarėve nė rrjedhat demokratike, antiluftė e pro referendum  nė kėto hapėsina. 

Mehmet BARDHI

Autori ėshtė bartės I LISTĖS SHQIPTARE: Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi – Mehmet Bardhi dhe Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj, nė zgjedhjet parlamentarte tė 29 marsit 2009 nė MZ.


Ulqin 18.2.2009: LD nė MZ  NĖ TUZ KREMTOI 1-VJETORIN E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS
Nė vazhdėn e shėnimit tė datave tė historisė kombėtare, si obligim tė vetin programor, Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi, shėnoi ditėlindjen e parė tė shtetit tė pavarur tė Kosovės. 
Nė takimin e rastin, qė u mbajt nė lokalet e restorantit “Niagara” te ujėvarat e Lumit Cem, pėrpos kreut tė LD-sė nga tė gjitha viset shqiptare nė Malin e Zi dhe aktivistėve e simpatizantėve nga Dega e Malėsisė, prezent ishte edhe ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė z. Tonin Beci me bashkėpuntorėt e vet, qė e bėnė edhe mė madhėshtor kėtė festim.
Me kėtė rast, kryetari i LD nė MZ, zoti Mehmet Bardhi, nė emėr tė subjektit tė parė politik tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, i ndau Fletėfalenderim Ambasadorit tė SHBA-ve, pėr kontributin e dhėnė tė SHBA-ve nė ēlirimin dhe pavarėsimin e Kosovės.
Nė fletėfalėnderim qė e lexoi zotėri Bardhi thuhet:
- I nderuari ekselencė Ambasador Moore,

Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi, partia e parė politike e shqiptarėve qė janė  popull autokton nė trojet e veta shekullore, sot nė Malin e Zi (e formuar mė 09. 09. 1990 nė Tuz), me kėnaqėsi dhe respekt me anė tė kėtij fletėfalėnderimi, nė emėr tė shqiptarėve nė MZ, ju falėnderojmė  JU dhe pėrmes JUSH Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe udhėheqėsit e saj, pėr tė gjitha  qė bėnė pėr zhvillimet e mbara, pėr ndihmėn,  pėrkrahjen  dhe angazhimet miqėsore e njerėzore, diplomatike e ushtarake, shkencore-arsimore e materiale pėr PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS, pėr realizimin e tė drejtave, tė shqiptarėve, pėr zhvillimet demokratike, pėr stabilitetin  e paqėn e vendosur.
KOSOVA,  falė ndihmės sė pakursyer e  tė gjithanshme tė SHBA-ve dhe Aleatėve Evropianė sot po gėzon lirinė dhe PAVARĖSINĖ.
Faleminderit Amerikė! Me respekt. Tuz, mė 17 shkurt 2009 Mehmet BARDHI, kryetar i LD nė MZ dhe deputet nė Kuvendin e Malit tė Zi


Ulqin 17.2.2009: Mehmet Bardhi pėrgėzoi udhėheqėsinė mė tė lartė tė Kosovės me rastin e 1-vjetorit tė Pavarėsisė  

Kryetari i Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, zotėri Mehmet Bardhi, me rastin e 1-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, u dėrgoi telegram urimi udhėheqėsve mė tė latė tė Shtetit tė Kosovės dhe kryetarėve tė partive parlamentare: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Behxhet Pacolli, nė tė cilin, pėrveē tė tjerave thuhet:
- Me rastin 17 shkurtit 2009, 1-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran, nė emėr tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, partisė sė parė politike tė shqiptarėve nė trojet e veta shekullore, sot nė Malin e Zi, ju dėrgojmė urimet tona mė tė ngrohta vėllazėnore.
Shqiptarėt nga kėto treva dhe nga trevat e tjera..., nė Kosovė, qė nė fillim, gjetėn pėrkrahje jetėdhėnėse. Atėherė kur regjimet e ish-Jugosllavive po mundoheshin tė na i mbyllin tė gjitha shtigjet e zhvillimit, tė gjitha shtigjet e dritės, tė dijes, shkollimin nė gjuhėn amtare shqipe, nė Kosovė u shkolluan gjenerata e gjenerata dhe morėm dije nė shkolla tė mesme e nė fakultete, ku edhe sot e kėsaj dite mbet destinacioni kryesor edhe i gjeneratave tė tashme. Nė Kosovė morėm dijet themelore jo vetėm tė mėsimit tė mirėfilltė, po mbi tė gjitha mėsimet nga atdhetaria. Me kėtė rast i falėnderoj tė gjithė ata qė na pėrkrahen, tė gjithė ata mėsues e profesorė qė na dhanė mėsim, qė na mundėsuan tė shkollohemi. po edhe tė tjerėt, qė na strehuan nė shtėpitė e nxėnėsve dhe tė studentėve. Faleminderit nga zemra. Faleminderit Kosovė!
Shpresat tona edhe mė tej janė Atje. Shqiptarėt nė trojet e veta stėrgjyshore, sot nė Malin e Zi, po ballafaqohen me shumė probleme... Tash ndihma institucionale e Kosovės ėshtė mė e nevojshme se kurrė. Faleminderit.
Ju njoftojmė se me rastin e 1-vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės, Lidhje Demokratike nė Mal tė Zi, pėr kontributin e dhėnė nė pavarėsimin e Kosovės, i ndanė mirėnjohje  Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilėn do t’ia dorėzojmė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Podgoricė ekselecės sė tij Roderick Moore. Edhe njė herė Urime! Urime PAVARĖSIA! - SHĖRBIMI PĖR INFORMIM


Nr.15 / 09 Tuz, mė 27. 01. 2009  

Kumtesė pėr shtyp LD nė MZ FTON PARTITĖ POLITIKE SHQIPTARE  PĖR BISEDIME QĖ NĖ ZGJEDHJET E ARDHSHME  PARLAMENTARE  TĖ DALIM ME NJĖ LISTĖ TĖ PĖRBASHKĖT 

Menjėherė pasi dje, mė 26. 01. 2009, pas njė debati tė gjerė e tė ashpėr, Kuvendi i Malit tė Zi, me votat e pozitės DPS-SDP-DUA-HGI, aprovoi vendimin pėr shkurtimin e mandatit me kundėrshtim tė opozitės, pasi nuk kishte asnjė arsye valide pėr tė bėrė kėtė, pėrpos planeve qė atyre u janė tė njohura dhe shumicėn e gishtave, dhe, pasi qė sot nė orėt e hershme tė ditės, kryetari Filip Vujanoviq, shpalli zgjedhjet e parakohshme paramentale pėr datėn 29 mars 2009, po sot, nė orėt e pasditės Kėshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike, nėn kryesimin e kryetarit Mehmet Bardhi, mbajti mbledhjen e parė nė kėtė vit nė Tuz. Nė kėtė mbledhje , pasi u analizuan rrethanat nė tė cilat u shpallen zgjedhjet, nė mes tė tjerave Kėshilli Drejtues aprovoi edhe kėto pėrfundime, me tė cilat po njoftojmė edhe opinionin e gjerė: 

  1. Megjithėse zgjedhjet e shpallura nuk janė brenda mandatit (2010) as brend afatit tė paralajmėruar me marrėveshjen separate POZITĖ – PzP (nėntor - dhjetor 2009), tė arritur para aprovimit tė Kushtetutės, pėr aprovimin e sė cilės duheshin 2/3 e votave nė Kuvend, Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi ėshtė e gatshme dhe do tė marrė pjesė nė zgjedhje, pėr ēka do tė aktivizojė gjithė potencialin e saj.
  2. Nisur nga interesat e pėrgjithshme kombėtare tė shqiptarėve, qė jetojnė nė trojet e veta shekullore, sot nė Malin e Zi, ftojmė tė gjitha partitė politike shqiptare qė tė bisedojmė dhe mundėsisht tė bėjmė marrėveshje dhe tė dalim nė zgjedhjet e shpallura parlamentare me njė listė tė pėrbashkėt, pėr tė arritur maksimumin e mundshėm nė kėto rrethana shoqėrore e ligjore nė pėrfaqėsimin e denjė e tė plotė nė Parlamentin e Malit tė Zi.
  3. Tė formojė ekipin pėr bisedime nė mes partive pėr koalicione…
  4. Tė formohet Shtabi Qendror Zgjedhor  dhe shtabet zgjedhore nėpėr degė, dhe
  5. Sa mė parė, brenda javės, Kryesia e LD-sė tė sjellė vendimet e nevojshme nė lidhje me kėto aktivitete.

Pėr SHĖRBIMIN PĖR INFORMIM  tė LD nė MZ Mehmet Bardhi, kryetar


Ulqin 7.1.2009 KUMTESĖ PĖR OPINION

 LIDHJA DEMOKRATIKE NĖ MALIN E ZI DENON AKTIN E ARRESTIME  TĖ SHQIPTARĖVE NGA POLICIA SERBE NĖ PRESHEVĖ 

Aksioni qė policia e Serbisė ndėrmorri nė orėt e hershme mė 26 dhjetor 2008 nė Preshevė, me tė cilin rast xhandarmeria serbe arrestoi  10 ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, shqetėsoi pa masė edhe shqiptarėt nė trojet e veta, sot nė Malin e Zi.
Lidhja Demokratike e denon kėtė akt tė policisė sė Serbisė. Ky akt policoro- vandalesk paraqet njė vazhdimėsi  tė dhunės serbe ndaj shqiptarėve me qėllim tė pėrhapjes sė frigės te shqiptarėt, dėbimin me dhunė dhe pastrimin etnik tė trojeve shqiptare.
Ky aksion e kėto arrestime na tregojnė qartė se polķtika hegjemoniste serbe po vazhdon tė jetė nė skenė, se shqiptarėt dhe trojet e tyre vazhdojnė tė jenė nė shenjestėr tė politikės zyrtare serbe-sllave. Janė kėto arrestime qė i pėrngjajnė edhe pėr nga forma e intervenimi dhe qėllimi, aksionit famkeq tė policisė malazeze “Fluturimi i Shqiponjės” mė 9.9.2006 nė Malėsi.
Lidhja Demokratike e denon kėtė aksion tė policisė sė Sebisė dhe kėrkon qė tė arrestuarit tė lirohen menjėherė.
Ndėrsa apelojmė te forcat politike shqiptare nė Luginėn e Preshevės, qė kėto arrestime t’i marrin nė mėnyrė serioze, pasi ato na porosisin se kohėt e vėshtira pėr ne shqiptarėt nuk kanė kaluar. Duhet bėrė me dije, Sebisė dhe tė tjerėve se shqiptarėt, nė trojet e veta shekullore, as nė Luginėn e Preshevės as nė Malin e Zi, as diku tjetėr, nuk pranojmė  tė jemi monedhė pėr asēfarė pazaresh e kusuritjesh.
Pėr SHĖRBIMI-n PĖR INFORMIM      Kryetari,  Mehmet Bardhi





Mehmet BARDHI, kryetar i Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, fjala pėrshėndetėse nė Kuvendin e 5-tė tė Alenancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, mbajtur nė Sallėn e Kuqe tė Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishtinė, e dielė, mė  30. 11. 2008
 Tė nderuar delegatė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės,
I nderuar kryetar Ramush Haradinaj,
(I nderuar zotėri President  Fatmir Sejdiu, zėvendėskryeministėr Ramė Manaj, i nderuar ambasador William Walker,  zotėri Stiven Shuk)
Tė nderuar mysafirė, pėrfaqėsues  diplomatė, pėrfaqėsues tė mjeteve tė informimit,
Zonja dhe zotėrinj, 
Nė emėr tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, tė partisė sė  parė politike tė shqiptarėve nė Malin e Zi, tė formuar mė 09 shtator 1990, nė emėr tė delegacionit qė ėshtė me mua, zotėrinjėve: Tahir Gjonbalaj, Nikollė Camaj, Kadri Sinani dhe Miftar Balidemaj, ju falėnderoj pėr ftesėn dhe  ju pėrshėndes pėrzemėrsisht, ndėrsa Kuvendit i uroj punė tė mbarė dhe suksese nė punėn e tij. 
Kosova u bė e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), por qė kėrkon edhe shumė angazhime, nė vazhdimėsi, e vigjilencė politike e diplomatike, sepse qėndrueshmėria e saj, megjithėse tashmė u pranua nga njė numėr i madh shtetesh (52), si tėrėsi, varet nga shumė faktorė, tė cilėt  nuk lėnė vend pėr vetėkėnaqėsi. 
Shqiptarėt, nė trojet e veta shekullore, sot nė Malin e Zi, u gėzuan pamasė dhe pėrshėndetėn pavarėsinė e Kosovės. Ne, nė Kosovė, nė shkollat e mesme, nė fillim, e nė fakultete, gjithnjė, morėm dije, qė ishtė dhe ėshtė aq shumė e nevojshme, jo vetėm tė shkencės sė mirėfilltė, por mbi tė gjitha tė shkollės sė atdhetarizmės. Pėr kėtė edhe nga kėtu, me plot gojėn u them: FALIMINDERIT! 
Zonja dhe zotėrinj, nga Kosova i kemi sytė e kthyer edhe sot, madje mė shumė se dikur, sepse nė kurriz tė shqiptarėve po vazhdojnė tė luhen lojna tė rrezikshme, e kam fjalėn pėr shqiptarėt nė trojet e veta shekullore, sot nė Malin e Zi. Madje, si gjithherė, nė kėto e kėsi lojnash, fatkeqėsisht po marrin pjesė edhe shqiptarėt, disa, madje edhe struktura politike etj., qė me lojėn e rrezikshme, qė po bėjnė pėr rahatinė e tyre, tė kolltuqeve, keqpėrdorin pozitėn dhe shpesh thirrėn nė Kosovėn e personalitete tė ndryshme tė Kosovės, se e kanė pėrkrahjen e tyre !
E qartė ėshtė se kėto janė manipulime, por qė dėmtojnė, fusin huti nė popull... 
Lidhja Demokratike dhe unė jemi tė bindur se nė AAK-nė do tė kenė pėrkrahje vetėm forcat atdhetare dhe demokratike. 
Zonja dhe zotėrinj, athua nuk ka kaluar koha qė pėr ekzistencėn, jetesėn e gjallėrimin tonė, t’i themi dikujt “HVALA LIJEPO...” (siē u pėrsėrit edhe para disa ditėsh(!?)), madje edhe kur  na burgosin, kur na “pėrkėdhelin” me shkopinj, grushta dhe shqelma, sepse kėrkonim tė drejtat tona!? (Kur me anė tė  ashtuquajturin privatizim, pa pjesėmarrjen e vendimmarrjen tonė, po na i okupojnė e kolonizojnė pasuritė tona !? etj. etj.). Jo, zonja dhe zotėrinj. 
Ēėshtja shqiptare, me Kosovėn e Pavarur, po shkon pėrpara, por mbetet ende e pazgjidhur. Shqiptarėt, nė trojet e veta, sot nė Malin e Zi, nė Luginėn e Preshevės, nė Serbi, janė larg asaj qė pritem e duhet tė jemi. 
Megjithatė, me Shqipėrinė nė NATO e Kosovėn e Pavarur dhe me miqtė – SHBA-tė, aleatėt veriatlantikė e UE-nė, shpresojmė  se edhe shqiptarėt nė trojet e veta, sot nė Malin e Zi, do tė kenė ditė mė tė mira e perspektivė. Edhe njė herė urime e suksese.

 Faleminderit.
 


U l q i n :   POZITA  BRAKTIS MBLEDHJEN E KUVENDIT ?!Deklaratė pėr media e Klubit tė Kėshilltarėve tė LD nė MZ-sė nė Kuvendin e Komunės sė Ulqinit 11.11.2008 

Tė nderuar anėtarė dhe simpatizues tė Lidhjes Demokratike, Tė nderuar qytetarė tė Komunės sė Ulqinit, 

Gjendjen aspak tė mirė, jo vetėm ekonomike, nė komunėn e Ulqinit mė sė miri e pasqyrojnė edhe seancat e Kuvendit tė  Komunės, ku pėrfaqėsuesit e popullit duhet tė marrin vendime nė tė mirėn e tyre, vendime qė do tė ndikonin nė zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik e qė garantojnė njė jetė mė tė mirė e mė tė begatshme. Por fatkeqėsisht pozita nuk po e bėn kėtė!

Tė nderuar qytetarė,

Nga momenti kur pozita e tashme, e instaluar, nė Kuvendin e Komunės sė Ulqinit (DPS-UDSH-SDP), me bashkėngjitjen e tre kėshilltarėve tė PPD-sė, kundėr votės sė zgjedhėsve, seancat e kuvendit nuk i pėrcjell gjė tjetėr, pėrveē mosrespektimi i Kushtetutės, i Ligjit,  i Statutit tė Komunės e i Rregullores sė Punės, pra me njė fjalė - kaosi,  me  qėllim - mosrespektimi i opozitės, apo diē tjetėr... sepse vetėm atėherė, si thotė vetė Kryetari i Kuvendit, “ ...ai dhe pushteti e dinė se punojnė mirė!!!” Siē shihet ata kanė parasysh vetėm interesin e vet e jo tė atyre qė i votuan e pėr tė cilėt janė nė Kuvend.

Pse zonja e zotėrinj tė pozitės po veproni kėshtu, kur opozita nuk kėrkon tjetėr veēse tė punohet me Ligj, pėrkushtim e profesionalizėm e nė interes tė qytetarėve. Pėr kėtė arsye opozita nuk bėri asnjėherė obstruksion.

Mosveprimi, puna joprofesionale, punėsimi vetėm i militantėve partiakė e shpeshherė me kualifikime jo pėrkatėse, me dhjetra e dhjetra, lėnia pa punė e kuadrove tė dėshmuara nė udhėheqje dhe qeverisje tė Lidhjes Demokratike etj., qė e bėtė me hapin e parė tuajin nė pushtetin e dhunuar, tė cilėn gjė e bėri vetėm udhėheqja komuniste nė vitet e 80-ta (!?) e tashti edhe ju, fatkeqėsisht, janė tė vetmit aktivitete e suksese tė kėtij pushteti lokal e kuvendi komunal, tė kėtij koalicioni sa joparimor aq jofunksional...

Edhe ata pak vendime tė aprovuara nė Kuvendin e Komunės, Pushteti Vendor nuk po i realizon!? Ne, nė Lidhjen Demokratike e kemi tė qartė se mosveprimi i tyre ėshtė pasojė e paaftėsisė sė tyre tė qeverisin. Ėshtė kjo qeverisje kundėr interesave tė qytetarėve, pa marre parasysh pėrkatėsinė politike e nacionale.

Po pėrmendim vetėm Vendimin pėr Themelimin e Organizatės Turistike, pėr tė cilėn votuam edhe ne, si opozitė, po e cila edhe sot e kėsaj dite nuk funksionon. Pse? Pėrgjigja : - Paaftėsia e tyre apo...veprimi a mosveprimi i tyre  pėr interesat personale tė disave apo tė ndonjėrit prej tyre, interesave grupore etj., sepse s’ka ndryshe si tė kuptohet p.sh. organizimi i vjeljes sė taksės turistike nga persona tė angazhuar nė mėnyrė joligjore e pėrdorimi i atyre mjeteve  pėr rrogat e atyre apo pėr qėllime qė nuk janė paraparė me vendimin pėr themelimin e Organizatės...

Tjetėr, kaloi pothuaj njė vit qė Kuvendi  pruni vendimin pėr transformimin  e Radio Ulqinit. Me tė drejtė qytetarėt pritėn fillimin e punės sė TV-sė sė Ulqinit. Por, jo vetėm qė ky transformim nuk u krye, por pothuaj njė vit ky institucion publik nuk ka as Drejtor, pra as pėrgjegjės ligjor financiar etj. etj.. Pyetja: Si funksionon?...

Na, kėshilltarėt e LD nė MZ-sė, por edhe tė tjerėt tė opozitės, besuam se nė seancėn e djeshme tė KK-sė pėrfundimisht do tė emrohet Kėshilli i Radiotelevizionit tė Ulqinit, si parakusht pėr fillimin e punės sė kėtij institucioni. Por ndodhi e papritura e pritur, plasi konflikti, sigurisht i

interesit, nė mes tė partnerėve tė pozitės DPS-UDSH dhe 3 (tre) kėshilltarėve tė PPD-sė, ku si rezultat i kėsaj dhe punės joprofesionale tė atyre qė e pėrgatitėn kėtė akt, pas mbivotimit nga opozita,  kėshilltarėt e shumicės e lėshuan mbledhjen duke u larguan nga salla e Kuvendit nė mėnyrė demostrative,  akt qė paraqet njė risi  nė jetėn parlamentare, por edhe njė lėndė e kampion pėr Librin e Ginisit.

Kėshtu, para argumenteve qėllimmira e profesionale tė opozitės, shumica parlamentare nė Kuvendin e Komunės sė Ulqinit, po tregon se ėshtė nė njė agoni tė vazhdueshme dhe para njė kolapsi total.

Nėse kėtu shtojmė edhe mėnyrėn e mbajtjes sė mbledhjes sė Kuvendit tė thirrur, pėr 15 tetor, por tė cilėn e mbajtėn njė ditė mė pėrpara se ka qenė e thirrur me ftesė, qė ėshtė ēudia tjetėr e radhės sė tyre, e pozitės, pėr tė cilėn e kemi njoftuar opinionin me kohė. Si dhe tė gjitha mbledhjet e e tjera tė Kuvendit, qė nga koha e momenti kur Muhamet Nika udhėheq me seancat e Kuvendit, duke ndėrhyrė vazhdimisht nė fjalėn e kėshilltarėve, duke bėrė komente tė palejueshme,  me barcoleta tė tipit “alla muhametnikēe”,  tė cilat shkaktojnė huti dhe ngritje tė panevojshme tė tensionit nė parlamentin vendor, siē  kanė pas mundėsi ta shohin edhe qytetarėt, tė cilėt kanė pasur rastin ta pėrcjellin edhe mbledhjen e fundit tė Kuvendit, shihet qartė parimėsia e tyre nė parregullėsi. Prandaj, fakti qė edhe pas dy ditėsh pune nė Kuvend, nuk u aprovua madje as edhe rendi i ditės sė mbledhjes sė KK, nuk tė ēuditė.    

Keshiltarėt e LD ne MZ-se, pėrkundėr kėtyre dhe tė tjerave veprime shterpė tė pozitės,duke marrė parasyshė besimin qė kemi marrė nga zgjedhėsit tanė, ftojnė shumicėn parlamentare qe t’i qaset punės nė mėnyrė profesionale, te punojė me pėrkushtim e vullnet, e se bashku me opozitėn, te sjellim ne Kuvend e tė aprovojmė vendime  me interes pėr te gjithė, me qėllim qė tė ēojnė pėrpara zhvillimin ekonomik tė komunės pėr mirėqenien e qytetarėve.  
   PĖR KLUBIN E KĖSHILLTARĖVE TĖ        LIDHJES DEMOKRATIKE   K r y e t a r i,   Kadri Sinani


Embassy  of the United States of America
The Ambasador of the United States of America Roderich W. Moore  

P o d g o r i c ė 6.11.2008

I nderuari Zotėri Ambasador Moore,
Lajmi i sotėm, nė mėngjes kėtu, se SHBA-tė, nė historinė e vet 232-vjeēare zgjodhėn Presidentin e 44-tė me radhė, demokratin Barack Obama, na gėzoi tė gjithėve, pikė se pari pėr shembullin e zgjedhjeve demokratike. Prandaj, zotėri Ambasador, edhe me kėtė rast, kam kėnaqėsi dhe nder qė me anė tė kėsaj letre, nė emėr tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, partisė sė parė politike tė shqiptarėve, popullit autokton, nė trojet e veta, sot nė Malin e Zi (e formuar mė 09. 09. 1990 nė Tuz), nė emėr tė shqiptarėve nė MZ, t’ju uroj Ju, dhe pėrmes Jush tė gjithė popullit amerikan zgjedhjen e Presidentit tė Ri.
Zgjedhjet e djeshme, tė 4 nėntorit, padyshim do tė jenė zgjedhje historike. Kėto treguan qartė se SHBA-tė ofrojnė shanse tė barabarta pėr tė gjithė dhe se janė lider tė demokracisė nė botė. Ky ėshtė sukses i Amerikės, po edhe njė pėrgjegjėsi edhe mė e madhe pėr pjesėmarrjen vendimtare nė vendosjen dhe ruajtjen e  paqes dhe sigurisė nė ēdo cep tė botės.
Jemi tė bindur se nė politikėn e jashme do tė ketė njė vazhdimėsi, sepse SHBA ruajnė parimsinė e saj tashmė tė dėshmuar nė botė,  edhe tė politikės nė Ballkan, nė thellimin e proceseve demokratike.
Posaēėrisht jemi tė bindur se pėrkrahja, ndihma dhe angazhimet miqėsore e njerėzore, diplomatike e ushtarake, shkencore-arsimore e materiale pėr PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS, pėr realizimin e tė drejtave posaēėrisht  tė shqiptarėve dhe tė gjithė popujve tė tjerė tė  shtypur, pėr zhvillimet demokratike, pėr stabilitetin  e paqen e vendosur, do tė vazhdojnė edhe mėtej.
Nė kėtė kontekst jam i bindur se vėmendja e SHBA-ve do tė jetė pamėdyshje e pėrqendruar edhe nė angazhimin e ndihmėn e pakursyer nė mėkėmbjen e forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimet ekonomike, qė do tė jenė njė sfidė e vėrtetė nė botė, pastaj nė vendosjen e funkcionim e plotė tė shtetit tė sė drejtės nė shtetet e Ballkanin shpeshherė tė trazuar, po edhe mė gjerė.
Pėrkrahja Shqipėrisė nga SHBA-tė, nė rrugėn e saj demokratike tė pakthim, jemi tė bindur se nuk do tė ndryshojė.
SHBA-tė, sidomos me ardhjen Tuaj Ambasador kėtu nė Malin e Zi, treguan qartė se edhe njė shtet i vogėl si Mali i Zi, multinacional, multietnik e multifetar, pėr shumė arsye gėzoi ndihmėn e pakursyer nė rrugėn e mėkėmbjes sė tij.
Zotėri  Ambasador, nė kėto zgjedhje nė SHBA, me shumė dinjitet e pėrkushtim morėn pjesė edhe shumė shqiptarė shtetas amerikanė, qė Amerika iu bė shtėpi e dytė dhe e parė, pas pėrndjekjeve tė shumta e tė ndryshme policoro-gjyqėsoro-shtetėrore, qė iu bėnė nė trojet, nė atdheun e tyre,  qė tashmė janė pjesė e integruar e shoqėrisė amerikane, qė po japin kontributin e tyre tė ēmuar, tė cilėt poashtu i pėrshėndes dhe i falėnderoj.
Nė fund , i nderuari Ambasador Moore,  nuk mund mos tė uroj edhe kandidatin tjetėr pėr kryetar, kandidatin republikan zotėri Mc Cain dhe votuesit e tij pėr sjelljet dinjitoze, i cili menjėherė pas bėrjes me dije tė rezultatit nė zgjedhje, uroi fitoren e zotėri B. Obama dhe tha se vė nė dispozicion veten dhe stafin e tij nė shėrbim tė Amerikės. Vėrtetė sjellje dinjitoze, njerėzore, demokratike e patriotike.
Urojmė popullin amerikan qė  Presidenti i posazgjedhur  tė ketė sukses sė pari nė tė mirė popullit tė vet po edhe tė tė gjithė njerėzimit.
Me respekt.Mehmet BARDHI, Kryetar i LD nė MZ dhe deputet nė Kuvendin e Malit tė Zi


Lidhja Demokratike nė MZ, shėnoi 18 -vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike nė MZ, partia e parė politike e shqiptarėve nė trojet veta, sot nė Malin e Zi, 18-vjetorin e themelimit tė saj e shėnoi  me njė mbledhje solemne tė zgjeruar tė Kryesisė sė saj, qė u mbajt nė Ostros tė Krajės. Nė kėtė tubim ishin tė pranishėm udhėheqėsia mė e lartė e kėsaj partie, udhėheqėsit e degėve, kėshilltarė nė kuvendet e komunave, funksionarė tė tjerė dhe simpatizuas tė shumtė partiak.
Po ashtu ishin tė pranishėm edhe disa anėtarė tė Kėshillit Nacioanal Shqiptar dhe kryetari i Kėshillit, zotėri Tahir Tahiri.

Kryetari i LD nė MZ,  Mehmet Bardhi, duke i pėrshendetur tė pranishmit, foli lidhur me veprimtarinė e deritashme tė kėtij subjektit tė parė nacional tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, qė u formua mė 09.09.1990 nė Tuz dhe gjatė gjithė kėsaj kohė, ajo u mbeti besnike orientimeve dhe postulateve programore tė saj, tė miratuara me dokumentat programore.

Ai po ashtu i lexoi edhe pėrfundimet nga kjo mbledhje: Kėrkohet lirimi i tė burgosurve nga Malėsia nė akcionin policor “Fluturimi i shqiponjes”, tash edhe tė denuar nga shkalla e parė, qė pafajėsinė e tyre ta dėshmojnė nė liri, tė ēlirohet maja e malit tė Rumisėtė, uzurpuar me vendosjen e kishės sė metalit nga Kisha Pravosllave Serbe, me ndihmėn e helikopterėve tė ushtrisė serbo-malazeze, mė 18 qeshor 2005 si edhe ishujt nė liqenin e Shkodrės dhe pika e tretė, kėrkesė partive relevante nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Luginėn e Preshevės pėr njė koordinim, bashkėveprim e bashkėpunim mė intensiv pėr ēėshtjet jetike pėr shqiptarėt nė rajon.  

Me kėtė rast pėrshėndetėn edhe pėrfaqėsuesit e degėve nga tė gjitha trevavet shqiptare nė Mal tė Zi si dhe funksionarė e ish funksionarė tė partisė, si: Ali Gjeēbritaj,Vasel Margilaj, Ali Daci, Kadri Sinani, Nikollė Camaj, Tahir Gjonbalaj, Saubih Mehmeti, Hajrullah Hajdari, Haxhi Lajēi, Xhafer Perashi, Tahir Tahiri, Marash Dedvukaj, Mr. Ismail Doda etj.

Nikollė Camaj, duke i pėrshendetur tė pranishmit edhe me kėtė rast e theksoi ēėshtjen e administratės lokale nė tė ashtuquajturėn Komuna Urbane e Tuzit dhe pėrsėriti domosdoshmėrinė e ralizimit tė pėrcaktimit tonė, kėrkesės sonė tė pėrhershme - Komunės sė plotė tė Tuzit, pasiqė zgjidhja aktuale as pėrsėafėrmi nuk i plotėson nevojat dhe kėrkesat e banorėve tė Malėsisė.

Edhe nė kėtė tubim u shpreh gatishmėria e parezervė tė vazhdohet me veprimtarinė politike tė kėsaj partie duke avancuar kėrkesat pėr tė realizuar interesat e popullatės shqiptare nė trojet e veta, sot nė Malin e Zi. 

Me interesim tė posaēėm tė pranishmit nė tubim pėrcollėn  tė riun Besnik Gjonaj, i cili recitoi pjesė nga Lahuta e Malcis, tė poetit tonė Gjergj Fishta, me tė cilėn pėrfundoi ky solemnitet i organizuar me rastin e 18-vjetorit tė themelimit tė Lidhjes Demokratike nė MZ.

Fotografit nga festimi shikoni ketu ne www.Malesia.org


Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim