Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim        www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!

Shasi Spezial   

 Burimi i informatave ketu tė prezentuara jan nga / Revista Buzuku  / Koha Javore 

Nė Shas ka gjurmė tė njė kulture parahistorike tė shekullit tė gjashtė
.
Nė ulqin u mbajt sesioni shkencor

Misteret e panjohura tė Shasit
Tė dhėna tė panjohura deri mė tash
Shasi i lashtė i pėrmbytur nga liqeni
Dėshmi pėr objekte tė banimit
Nevojiten kėrkime arkeologjike nėnujore

Shasi, lokalitet arkeologjik me rėndėsi europiane
Intervistė me historianin e artit Mr. Aleksandar Ēilikov

Sesion shkencor pėr Shasin
Pamje nga sesioni shkencor

Shasi i lashtė monument i kulturės shpirtėrore*
E nderuara Asamble
Gėrmadha e Katedralės nė Shas

Enigma e historisė malazeze - rasti i Shasit (1)
 Shembull i shtrembėrimit dhe tjetėrsimit tė historisė

Gėrmadhat mesjetare tė Qytetit tė Shasit
Gėrmadhat e qytetit tė Shasit

???

 

Enigma e historisė malazeze - rasti i Shasit (3)
Qendra dhe zona pėrreth

Gėrmadha e Katedralės nė Shas
Gėrmadhat mesjetare tė Qytetit tė Shasit

?????

Enigma E HistorisĖ Malazeze - Rasti I Shasit (5)
Kuptimi i historisė i lidhur me ndryshimet gjeografike

ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (6)
Shasi: Njė histori e kundėrshtuar

Enigma e historisė malazeze - rasti i Shasit (7)
Hulumtimi i kufizuar arkeologjik

ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (8)
Shumė pyetje pa pėrgjigje

ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (9)
Periudha e shkatėrrimeve tė mėdha

ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (10)
Zmadhimi i shkatėrrimit nga mongolėt

ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (11)
Periudha e perėndimit


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (12)
Shans pėr tė dalė nga errėsira

ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (13)
Shasi ilustron problemet e historigorafisė bashkėkohore


Nė Shas ka gjurmė tė njė kulture parahistorike tė shekullit tė gjashtė
Nė ulqin u mbajt sesioni shkencor
Gjatė kėtij sesioni u verifikuan tė dhėnat e deritanishme pėr jetėn e qytetit, u plotėsuan dhe u saktėsuan kėto tė dhėna dhe u bė njė mbulim me burime tė tė gjitha llojeve pėr tė gjitha periudhat e kėtij qyteti. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit tė qytetit tė Shasit. U ndryshua pėrfytyrimi i deritanishėm pėr kohėn kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime tė cilat nuk kanė pasur njė mbėshtetje tė vėrtetė shkencore pėr kėtė monument tė kulturės.
Nė prani tė personaliteteve tė jetės politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore dhe publike, mė 16-17 maj 2008 nė Ulqin zhvilloi punimet sesioni shkencor “Shasi i lashtė, monument i kulturės”, organizuar nga OJQ “Ora”.
Kryetari i kėsaj shoqate, Ismet Kallaba, nė emėr tė organizatorit nė fjalėn e tij tė hapjes theksoi rėndėsinė e sesionit shkencor, i cili siē u shpreh ai, i tejkalon kufijtė e njė aktivitetiti tė thjeshtė, ēka dėshmon pjesėmarrja e personaliteteve tė shquara tė botės akademike e shkencore nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipėria. Ai u shpreh i bindur se ky sesion, sado i kufizuar nė numrin e studiuesve, do tė shėrbejė si nxitje pėr studime tė tjera, do tė pėrpiqet tė ndriēojė ndonjėrin prej mistereve tė shumta qė nė vete ngėrthen Shasi.

Kryetari i Komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse falėnderoi organizatorin, studiuesit dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij aktiviteti shkencor dhe shprehu gatishmėrinė e tij pėr mbėshtetjen e aktiviteteve tė kėtilla nė komunėn e Ulqinit. Ai u shpreh i bindur se studiuesit e kėtij sesioni do tė japin shpjegime tė reja pėr origjinėn e qytetit mesjetar tė Shasit dhe se njėri nga pėrfundimet e Sesionit do tė jetė edhe vazhdimi i kėrkimeve arkeologjike nė kėtė lokalitet tė lashtė.
Referuesi i parė nė seancėn e paradrekės ishte prof.dr. Ruzhdi Ushaku, i cili solli tė dhėna interesante qė kanė tė bėjnė me etimologjinė e toponimit Shas. Kumtesa e radhės ishte e mr. Aleksandėr Ēilikov, i cili spikati rezultatet e punėve hulumtuese arkeologjike nė lokalitetin e Qytetit tė Vjetėr tė Shasit, tė cilat u vlerėsuan shumė tė rėndėsishme si pikėnisje pėr gjurmime tė mėtutjeshme arkeologjike tė kėsaj zone ende tė pagjurmuar. Prof.dr. Jahja Dranēolli nė kumtesėn e tij foli pėr Kalanė e Shasit, dr. Moikom Zeqo trajtoi temėn “Shasi, optika sinkronizuese e antikės sė mesjetės”, Imzot Zef Gashi u ndal nė Shasin si monument tė kulturės shpirtėrore, kurse prof.dr. Shaban Sinani trajtoi Shasin nė mesjetė sipas burimeve kishtare.
Nė seancėn e pasdrekės, prof.dr. Luan Malltezi foli pėr Shasin nė shekujt XIV-XV, prof.dr. Muhamet Mala trajtoi marrėdhėniet e Shasit me trevat e Shqipėrisė Veriore nė shekujt XIII-XIV, prof.dr. Iljaz Rexha paraqiti disa tė dhėna onomastike dhe demografike pėr Shasin dhe vendbanimet e nahisė sė Bunės sipas defterėve osmanė tė shekujve XV-XVI. M.A. Monika Stafa diskutoi pėr Shasin ndėr kohėra sipas tė dhėnave tė regestit tė Kolegjit Saverian tė Gjuzepe Valentinit, dr. Nail Draga paraqiti disa tė dhėna hartografike dhe demografike pėr Shasin. Kryeimami Rexhep Lika foli pėr xhaminė e Shasit dhe rolin e Islamit nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe kulturor, kurse prof.ass.dr. Dhimitėr Doka dhe mr. Nexhat Avdiu theksuan potencialet turistike tė Shasit dhe valorizimin e tyre.
Studiuesit e kėtij sesioni konkluduan se ky ishte njė sesion shkencor ndėrkombėtar i nivelit akademik universitar me pjesėmarrjen e specialistėve tė mirėnjohur nga Mali i Zi, Shqipėria dhe Kosova, tė cilėt diskutuan me asrgumente tė gjuhėsisė dhe etimologjisė, historisė, dokumentaristikės, arkeologjisė dhe kulturės urbane. Ky sesion shkencor bėri tė njohur para tė gjithė shqiptarėve tė sotėm faktin e harruar nė pėrgjthėsi qė kemi tė bėjmė me njė qytet tė kulturės sonė tė zhvilluar dhe u vu vazhdimisht theksi nė tė gjitha ligjėratat e mbajtura tė nevojės e vazhdimit tė kėrkimeve arkeologjike nė terren.
Sipas studjuesve, pėr Shasin mund tė bėhen gjurmime edhe nėpėr arkiva, por ajo qė do ta pasuronte shumė Shasin dhe qė do ta bėnte njė objekt shumė tė rėndėsishėm edhe nė zhvillimet turistike tė Ulqinit do tė ishin kėrkimet nė terren.
Shasi kėtu mund tė japė njė pasuri tė jashtėzakonshme e cila sigurisht ėshtė me vlerė edhe pėr afirmimin e kulturės sonė kombėtare.
Gjatė kėtij sesioni u verifikuan tė dhėnat e deritanishme pėr jetėn e qytetit, u plotėsuan dhe u saktėsuan kėto tė dhėna dhe u bė njė mbulim me burime tė tė gjitha llojeve pėr tė gjitha periudhat e kėtij qyteti. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit tė qytetit tė Shasit. U ndryshua pėrfytyrimi i deritanishėm pėr kohėn kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime tė cilat nuk kanė pasur njė mbėshtetje tė vėrtetė shkencore pėr kėt monument tė kulturės.
Sipas studjuesve, njė rol shumė tė rėndėsishėm luajtėn disa pohime qė nuk i kishin tė njohura dhe qė lidhen me rezulatatet e pashpallura tė ekspeditės arkeologjike tė vitit 1985. Informacioni qe shumė i rėndėsishėm si pėr karakterin e gjetjeve ashtu edhe pėr shtresėzimin e tyre. Ka shumė rėndėsi qė tė dhėnat e burimeve historike tė njohura deri mė tani dhe ato arkeologjike lidhen me njėra-tjetrėn, pajtohen dhe konfirmojnė vijimėsinė e pandėrprerė nga njėra periudhė nė tjetrėn. U shqiptuan problemet dhe shqetėsimet qė kanė tė bėjnė me shkallėn e njohjes, vlerėsimit dhe mbrojtjes sė trashėgimisė sė qytetit tė Shasit. U pranua qė nė Shas ka gjurmė tė njė kulture parahistorike, qė vjen dhe bėhet kulturė urbane tė paktėn prej shekullit tė gjashtė. U theksua qė gjetjet arkivistike provojnė prekjen e krishtėrimit tė hershėm nė kohė, provojnė prekjen e shtresės ilire dhe nė mėnyrė tė veēantė dėshmojnė vazhdimėsinė e asaj qė nė shkencė ėshtė quajtur kultura arbėrore e Komanit.
U evidentua pra njė prej kulturave dhe qytetėrimeve tė hershme, dėshmues tė lashtėsisė antike tė kėtij vendbanimi, tė kulturės helene dhe tė kulturės romane, pa diskutim edhe tė shtresave tė mėvonshme, duke pėrfshirė edhe shtresėn osmane.
U diskutua pėr periudhėn e krishtėrimit tė hershėm, pėr mesjetėn e hershme, pėr periudhėn veneciane qė ishte periudha e lulėzimit tė kėtij qyteti, pėr periudhėn e shuarjes sė qytetit tė Shasit dhe tė ripopullimit mbas pushtimit osman.
Nė kėtė debat shkencor studiuesit nxitėn kėrkimin pėr mė tej, bėnė tė mundur kėmbimin e pikėpamjeve, njohjen me pėrvojėn e njėri tjetrit. Me karakter mė tė ngutshėm u tha se ėshtė rekomandimi qė tė vihen nė veprim tė gjitha ato autoritetete publike qė kanė mundėsi tė ndikojnė pėr njė pėrshpejtim mundėsish sa mė tė madh, tė procesit tė vlerėsimit tė gjendjes sė ekspeditės sė parė arkeologjike nė Shas, qė ruhet nė Muzeun Etnografik tė Ulqinit, pėr botimin e rezultateve tė kėsaj ekspedite qė edhe sot e kėsaj dite janė tė pashpallura, mundėsisht njė botim dy gjuhėsh, ndoshta edhe tri gjuhėsh, sepse, siē u theksua, ka ardhur koha qė rezultatet e kėtyre tė dhėnave tzu shpallen edhe mjediseve ndėrkombėtare tė cilat mund tė ngjallin njė interes tjetėr pėr kulturė.
U propozua qė tė nxitet bashkėpunimi institucional nė shkallė rajonale midis akademive dhe universiteteve si dhe institucioneve tė tjera tė rėndėsishme qė kanė interes nė kėtė fushė. U tha se ky bashkėpunim duhet tė jetė jo vetėm dypalėsh, por mundėsisht tė formulohet nė trajtėn e propozimeve pėr programin e quajtur “Ndėrtimi i kujtesės sė humbur” qė mbėshtetet finaciarisht nga UNESCO-ja .
Po ashtu u propozua qė konferenca tė tilla pėr kulutrėn urbane tė Shasit tė organizohen nė mėnyrė periodike dhe tė kthehen nė njėfarė tradite, kurse faktet e kėsaj konference tė botohen dhe tzi nėnshtrohen njė diskutimi shkencor. U konstatua qė ky ėshtė vetėm hapi i parė, por mjaft i rėndėsishėm, qė inkurajon mendimin dhe shpresėn qė dija pėr Shasin mund tė vihet mbi baza shkencore.
Veprimtaria shkencore u parapri me njė vizitė shekncore turistike nė Shas qė iu dha mundėsi studiusve qė njė pjesė e tyre tė prekin pėr herė tė parė vetė qytetin dhe realitetin dhe mbijetojat e kėtij qyteti.
 



Misteret e panjohura tė Shasit

 Hipoteza se ka gjasa reale qė Shasi i lashtė tė ketė qenė nė njė vend tjetėr, ku mė pas ėshtė pėrmbytur nga ujėrat e liqenit ka argumente shkencore gjeografike pėr kėtė mjedis, qė plotėsohet edhe me ekzistimin e disa objekteve tė banimit qė mė parė janė vėrejtur nė fund tė liqenit nga individė tė ndryshėm.
Ndėrsa po tė bėhen hulumtime arkeologjike nėnujore nuk ka dilemė se do tė zgjidhej enigma e njė hipoteze tė tillė qė do tė jetė nė favor tė pėrcaktimit definitiv tė lashtėsisė sė kėtij vendbanimi i cili vazhdimisht ka zgjuar kureshtjen e studiuesve tė profileve tė ndryshme shkencore.
Nė sesionin shkencor kushtuar qytetit tė lashtė tė Shasit, qė u mbajt mė 17 maj tė kėtij viti nė Ulqin organizuar nga OJQ “Ora” nga studiuesit e ndryshėm u trajtuan tema interesante tė cilat japin mundėsi pėr meditim shkencor, madje edhe pėr tė trajtuar hipoteza tė ndryshme nė lidhje me misteret e panjohura tė kėtij vendbanimi tė lashtė.
E dhėna se nė vendin ku ėshtė themeluar Shasi ka ekzistuar jeta nga koha parahistorike dhe se ndėrtimi i parė ėshtė “gradina ilire”, duke pasuar me vazhdimėsi nė zhvillimin e tij mė tė lartė nė Mesjetė e deri me shkatėrrimin e tij definitiv nė shek. XVI, paraqet njė periudhė kohore interesante pėr studiues tė profileve tė ndryshme.
 



Tė dhėna tė panjohura deri mė tash
Takimet e ndryshme shkencore kanė vlera tė veēanta atėherė kur pjesėmarrėsit me kumtesat apo diskutimet e tyre trajtojnė ēėshtje tė ndryshme nė lidhje me temėn pėrkatėse. Pikėrisht nga ky aspekt sesioni shkencor kushtuar Shasit i cili ishte i pari i organizuar deri mė tash, kishte njė dimension tė veēantė sepse u paraqitėn tė dhėna tė reja qė deri mė tash kanė qenė tė panjohura pėr opinionin e gjerė.
Kėshtu, njėri ndėr pjesėmarrėsit e kėtij sesioni shkencor paraqiti njė hipotezė qė ka tė bėjė me lashtėsinė e vendbanimit tė Shasit, gjegjėsisht tė vendit ku ėshtė themeluar Shasi i lashtė. Pra, kemi tė bėjmė me hipotezėn qė paraqet njėherit edhe enigmėn pėr kėtė vendbanim se nė kohėn e lashtė a ka ekzistuar vendbanimi i Shasit nė kėtė vend ku ėshtė tash apo gjetiu. Dilemat nė lidhje me kėtė ēėshtje nė sesion janė paraqitur nga studiuesi dr. Moikom Zeqo, i cili prezentoi tezėn se ka gjasa qė Shasi i lashtė tė ketė qenė nė liqe pra pranė rrjedhės ujore tė hershme, qė ka kaluar nėpėr mes tė fushės ku ėshtė sot liqeni. Por, veēoi ai, pėr kėtė ēėshtje duhet tė bėhen hulumtime arkeologjike nėnujore, e pastaj tė flasim.
Njė konstatim i tillė ishte befasi pėr tė pranishmit, sepse deri mė tash nuk kemi pasur mundėsi qė diēka tė tillė tė dėgjojmė apo lexojmė nga ata individė qė kanė shkruar qoftė edhe nė mėnyrė fragmentare apo informative pėr Shasin.
Por me tė drejtė bėhet pyetja a ka bazė pėr diēka konkrete nė kėtė aspekt dhe a ia vlen tė diskutohet pėr kėtė hipotezė e cila ėshtė padyshim interesante.
 



Shasi i lashtė i pėrmbytur nga liqeni!?
Ėshtė konstatim i pėrgjithshėm se themelimi i vendbanimeve tė para nė ēdo mjedis zakonisht ėshtė bėrė nė ato zona ku ka pasur kushte natyrore mė tė pėrshtatshme, do tė thotė, ku ka pasur ujė, tokė pune, kullosa etj. Dhe pikėrisht kėto kushte i ka ofruar toka ku ėshtė liqeni i Shasit sot. Por nė kėtė aspekt duhet bėrė njė parantezė qė ka tė bėjė me tė kaluarėn historike, madje disa shekuj p.e.s. mu atėherė kur liqeni pėr nga sipėrfaqja ka qenė mė i vogėl, e mė te edhe sasi mė tė pakėt uji. Nėse bėhet njė analizė gjeografike dhe hidrologjike e mjedisit pėrkatės, ekzistojnė tė dhėna se liqeni nė tė kaluarėn nuk ka pasur formėn qė ka sot, por ka qenė vazhdimėsi e lumit tė Megjureēit dhe ėshtė derdhur nė lumin Buna. Ndėrsa me kalimin e kohės, nė saje tė prurjeve tė kėtij lumi dhe fillimit tė mbushjes me material aluvial sidomos nė pjesėn e poshtme tė lumit ka filluar tė izolohet me Bunėn dhe tė krijohet njė hapėsirė tokėsore e cila ka ardhur duke u rritur vazhdimisht. Nga njė situatė e tillė niveli i ujit tė liqenit ėshtė rritur e me kėtė edhe vėrshimet, duke pėrmbytur tokat e ulta pėrreth. Nga njė pėrmbytje e tillė popullsia e vendbanimit ekzistues ka qenė e detyruar tė zhvendoset nga fusha e liqenit ku mė pas ka ndėrtuar vendbanimin e ri nė shkėmb, ku janė sot gėrmadhat e qytetit tė vjetėr tė Shasit.
Duhet cekur me kėtė rast se pėrveē pėrmbytjeve nė kėtė mjedis janė tė njohura edhe lėvizjet neotektonike, qė veēohen me fundosje tė terrenit. Madje duhet cekur se hapėsira e liqenit tė Shasit ėshtė me origjinė tektonike-karstike, qė dėshmon se ėshtė formuar me procesin e fundosjes, dukuri kjo e pranishme, kudo nė terrenet karstike.
 



Dėshmi pėr objekte tė banimit
Nė favor tė hipotezės se ka ekzistuar njė vendbanim i hershėm nė fushė qė ėshtė i pėrmbytur mė pas nga ujėrat e liqenit, dėshmojnė jo vetėm gojėdhėnat, por edhe faktet se mė herėt, gjatė muajve tė verės kur niveli i ujit tė liqenit ėshtė i ultė, janė parė pjesė tė mureve tė shtėpive tė banimit, por edhe kalldrėme tė rrugėve. Njė konstatim i tillė jep pėr tė kuptuar se aty ka pasur njė numėr tė konsideruar tė objekteve tė banimit. Procesi i pėrmbytjeve nuk ėshtė fenomen i ri dhe i panjohur nė gjeografinė fizike, por ēėshtja qėndron nė atė se sa dukuritė e tilla janė hulumtuar dhe prezentuar opinionit.


Nevojiten kėrkime arkeologjike nėnujore
Nuk ka dilemė se njė hipotezė e tillė do tė eliminonte dilemat vetėm pas kėrkimeve arkeologjike nėnujore. Do tė ishte e udhės qė kėrkimet e tilla tė bėhen sa mė parė, me ēzrast do tė zbardheshin disa nga misteret e panjohura tė Shasit.
Njė angazhim i tillė nuk kėrkon shumė mjete pėr tu realizuar por duhet gjetur mundėsitė dhe formėn pėr ta realizuar sa mė parė, sepse ėshtė nė favor tė hulumtimeve shumėdimensionale pėr njė vendbanim me vlera tė jashtėzakonshme.
Dr.Nail Draga
  


Shasi, lokalitet arkeologjik me rėndėsi europiane
Intervistė me historianin e artit Mr. Aleksandar Ēilikov
Koha javore: Z. Ēilikov, si historian arti Ju jeni marrė me qytetet e vjetra nė Mal tė Zi dhe mė gjerė. Nisur nga ky aspekt, cila ėshtė rėndėsia e Qytetit tė Vjetėr tė Shasit nė raport me qytetet e tjera tė vjetra nė Mal tė Zi, por edhe nė rajon?
A. Ēilikov: Ndėr lokalitetet nė tė cilat nė tė kaluarėn kanė ekzistuar qytetet e vjetra tė mesjetės sė hershme, kur bėhet fjalė pėr territorin e Malit tė Zi, njė vend tė rėndėsishėm gjithsesi zėnė gėrmadhat e Qytetit tė Vjetėr tė Shasit. Kemi tė bėjmė me njė lokalitet arkeologjik rėndėsia e tė cilit i tejkalon kufijtė lokalė, kėshtu qė mund tė konkludohet pa dilemė se hulumtimi profesional dhe i plotė i kėtij kompleksi mund tzi kontribuojė studimit tė kulturės materiale tė mesjetės nė kuadėr tė gjithė basenit mediteran. Njėra prej karakteristikave kryesore tė lokalitetit tė Shasit ėshtė se nė hapėsirėn ku nė tė kaluarėn shtrihej qyteti janė ruajtur shtresat arkeologjike gjė qė mundėson studimin e qartė dhe preciz tė gjenezės sė mjedisit urban, i cili vetėm gjatė mesjetės ka ekzistuar pėr plot njė mijėvjeēar.
Koha javore: Ju keni marrė pjesė nė hulumtimet qė janė kryer nė lokalitetin e Qytetit tė Vjetėr tė Shasit nė vitet 1985 dhe 1986. Ēfarė ėshtė gjetur konkretisht dhe cilat janė rezultatet dhe rėndėsia e kėtyre hulumtimeve?
A. Ēilikov: Hulumtimet nė lokalitetin e Shasit tė Vjetėr, tė kryera para mė shumė se dy dekadash, ndonėse tė karakterit tė sondimit, kanė rezultuar me njė varg njohurish tė reja tė cilat, pėrkrah njohurive ekzistuese, kanė dėshmuar pėr rėndėsinė europiane tė kėtij lokaliteti. Duke marrė parasysh numrin e tyre tė madh, do tė pėrmend vetėm ato mė tė rėndėsishmet: dėshmia pėr ekzistencėn e kulturės parahistorike nė lokalitet dhe e dhėna pėr ekzistencėn e vendbanimit parahistorik si bazė nė tė cilin ėshtė ngritur qyteti nė mesjetėn e hershme; zhvendosja e kufirit kohor tė lindjes sė qytetit nga shekulli VIII nė shekullin VI; zbulimi i kulturės sė Komanit; pėrcaktimi mė i saktė i datimit tė objekteve sakrale tė cilat kanė ekzistuar qė nė shekujt VI-VII; zbulimi i fragmenteve tė pikturimit tė freskave; dėshmia e jetės nė kėtė vendbanim nė kohėn antike, etj.Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se gjetjet e shumta si qeramika, stolitė, qelqi, numizmatika, etj. posedojnė vlera tė tilla kulturo-historike saqė nė vitrinat e tyre do tė dėshironte tzi kishte cilido muze i rėndėsishėm europian.
Koha javore: Pse janė ndaluar hulumtimet?
A. Ēilikov: Ndoshta faktori kryesor i ndalimit tė punimeve nė Shas ka qenė shkatėrrimi i ish Jugosllavisė gjė qė ka rezultuar me konfliktet ndėrnacionale dhe kohėt e vėshtira nė tė cilat, objektivisht, nuk ka pasur shumė hapėsirė pėr tė vepruar nė fushėn e hulumtimit tė monumenteve kulturore. Natyrisht edhe mungesa konstante e kujdesit tė organeve shtetėrore ka vendin e vet. Le tė pėrkujtojmė se akoma nuk janė hulumtuar as Dukla, Risani, Municipiumi dhe lokalitetet e tjera me rėndėsi.
Koha javore: Shasi ėshtė nėn mbrojtjen e Entit Republikan pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės, por deri tani ka munguar kujdesi ndaj tij. Pse mendoni se institucionet malazeze nuk i kanė kushtuar mė tepėr vėmendje Qytetit tė Vjetėr tė Shasit, i cili mund tė thuhet se ėshtė lėnė nė mėshirėn e fatit?
A. Ēilikov: Institucionet republikane nuk financohen sa duhet nga buxheti shtetėror gjė qė ėshtė arsye e shkatėrrimit konstant tė trashėgimisė kulturore-historike tė ruajtur nė territorin e Malit tė Zi. Nė kėtė aspekt, shpresoj se nė tė ardhmen e afėrt mė nė fund do tė nisin punėt nė hulumtimin, valorizimin dhe prezentimin e komplekseve tė rėndėsishme monumentale ndėr tė cilat nė bazė tė vlerave qė posedon, Shasi ndodhet gjithsesi nė maje sa i pėrket cilėsisė dhe rėndėsisė.
Koha javore: Para disa kohe nė organizim tė Shoqatės “Ora” ėshtė mbajtur Sesioni Shkencor “Shasi i lashtė, monument i kulturės”. Ēfarė rėndėsie ka pasur ky sesion nė kėtė aspekt qė jeni duke folur?
A. Ēilikov:
Jam jashtėzakonisht i kėnaqur me angazhimin e OJQ “Ora”, e cila ėshtė munduar tė organizojė njė sesion shkencor cilėsor pėr problematikėn qė ka tė bėjė me fatin dhe rėndėsinė e Shasit, gjė qė mė jep shpresė se mė nė fund do tė fillojnė aktivitetet me qėllim tė hulumtimit dhe prezentimit tė kėtij monumenti tė ēmuar kulturo-historik. Rezultatet e kumtesave tė mbajtura nė Sesion janė mė se tė mjaftueshme pėr tė kuptuar se pėr ēfarė pasurie kulturore bėhet fjalė. Nė bazė tė tyre ėshtė e mundur tė inicohet edhe procedura pėr regjistrimin e lokalitetit arkeologjik tė Shasit nė trashėgiminė kulturore botėrore nėn mbrojtjen e UNESCO-s.
Koha javore: Cilat do tė duhen tė jenė, sipas Jush, hapat e ardhshėm qė duhet tė ndėrmerren ndaj Qytetit tė Vjetėr tė Shasit?
A. Ēilikov: Mendoj se pėr fatin e mėtutjeshėm tė hulumtimit, konservimit dhe restaurimit tė Shasit ėshtė e domosdoshme tė inicohet procedura e angazhimit tė institucioneve mė tė rėndėsishme shkencore tė cilat do tė realizonin hulumtimin profesional dhe tė tėrėsishėm tė kompleksit tė Shasit. Nė kėtė drejtim, e mbėshtes fuqimisht idenė e angazhimit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, nėn patronatin e tė cilėve do tė realizohej projekti i hulumtimeve. Nė kėtė drejtim, kam animuar para do kohe Sektorin e Artit pranė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Malit tė Zi, bashkėpunėtor i rregullt i tė cilit jam, kurse nė punėn e mėtutjeshme gjithsesi shoh rolin dhe rėndėsinė e OJQ “Ora”, tė cilėn nė emėr tė Shoqatės sė Historianėve tė Artit tė Malit tė Zi, kryetar i sė cilės jam, e falėnderoj pėr organizimin e Sesionit Shkencor dhe kujdesin pėr fatin e Shasit.
Bisedoi: I. Kallaba
 


Sesion shkencor pėr Shasin
Nė prani tė personaliteteve tė jetės politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore dhe publike, mė 16-17 maj 2008 nė Ulqin zhvilloi punimet sesioni shkencor “Shasi i lashtė, monument i kulturės”, organizuar nga organizata joqeveritare “Ora”. Kryetari i kėsaj shoqate, Ismet Kallaba, nė fjalėn e tij tė hapjes theksoi rėndėsinė e sesionit shkencor, i cili siē u shpreh ai, i tejkalon kufijtė e njė aktiviteti tė thjeshtė, ēka dėshmon pjesėmarrja e personaliteteve tė shquara tė botės akademike e shkencore nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipėria. Ai beson se ky sesion, sado i kufizuar nė numrin e studiuesve, do tė shėrbejė si nxitje pėr studime tė tjera, do tė pėrpiqet tė ndriēojė ndonjėrin prej mistereve tė shumta tė Shasit.
Kryetari i Komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse falėnderoi organizatorin, studiuesit dhe tė gjithė pjesėmarrėsit e kėtij aktiviteti shkencor. Ai shprehu gatishmėrinė pėr mbėshtetjen e aktiviteteve tė kėtilla nė komunėn e Ulqinit, si dhe pėr kėrkime arkeologjike nė Shas.
 



Pamje nga sesioni shkencor
Referuesi i parė nė seancėn e para ditės ishte prof. Dr Ruzhdi Ushaku, i cili solli tė dhėna pėr etimologjinė e toponimit Shas. Kumtesa e radhės ishte e mr. Aleksandėr Ēilikov, i cili paraqiti rezultatet e punėve hulumtuese arkeologjike nė lokalitetin e Qytetit tė Vjetėr tė Shasit tė vitit 1985, tė cilat u vlerėsuan lartė si pikėnisje pėr gjurmime tė mėtutjeshme arkeologjike. Prof. Dr Jahja Dranēolli nė kumtesėn e tij foli pėr Kalanė e Shasit, Dr Moikom Zeqo trajtoi temėn “Shasi, optika sinkronizuese e antikės sė mesjetės”, imzot Zef Gashi u ndal nė Shasin si monument tė kulturės shpirtėrore, kurse prof. Dr Shaban Sinani trajtoi Shasin nė mesjetė sipas burimeve kishtare.
Nė seancėn e pasdrekės, prof. Dr Luan Malltezi foli pėr Shasin nė shekujt XIV-XV, prof. Dr Muhamet Mala trajtoi marrėdhėniet e Shasit me trevat e Shqipėrisė Veriore nė shekujt XIII-XIV, prof. Dr Iljaz Rexha paraqiti tė dhėna onomastike dhe demografike pėr Shasin dhe vendbanimet e anės sė Bunės sipas defterėve osmanė tė shekujve XV-XVI. M.A.

Monika Stafa diskutoi pėr Shasin ndėr kohėra sipas tė dhėnave tė regestit tė Kolegjit Saverian tė Gjuzepe Valentinit, Dr Nail Draga paraqiti tė dhėna hartografike dhe demografike pėr Shasin. Kryeimami Rexhep Lika foli pėr xhaminė e Shasit dhe rolin e Islamit nė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe kulturor, kurse prof. Dr Dhimitėr Doka dhe mr. Nexhat Avdiu theksuan potencialet turistike tė Shasit dhe valorizimin e tyre.
Studiuesit diskutuan me argumente tė gjuhėsisė dhe etimologjisė, historisė, arkeologjisė dhe kulturės urbane. Ky sesion shkencor bėri tė njohur para tė gjithė shqiptarėve tė sotėm faktin e harruar qė kemi tė bėjmė me njė qytet tė kulturės sonė tė zhvilluar dhe u vu theksi nė nevojėn e vazhdimit tė kėrkimeve arkeologjike nė terren. Shasi ėshtė me vlerė edhe pėr afirmimin e kulturės sonė kombėtare, si dhe pėr zhvillimin e turizmit tė Ulqinit.
U vėrtetuan tė dhėnat e deritanishme pėr jetėn e qytetit, u plotėsuan kėto tė dhėna, u bė njė mbulim me burime e tė gjitha llojeve pėr tė gjitha periudhat e kėtij qyteti. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė u saktėsua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit tė qytetit tė Shasit. U ndryshua pėrfytyrimi i deritanishėm pėr kohėn kur lindi, kur u zhvillua dhe kur u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime tė cilat nuk kanė pasur njė mbės-htetje tė vėrtetė shkencore pėr Shasin.
Sipas studiuesve, rol tė rėndėsishėm kanė njoftimet pėr rezultatet e pashpallura tė eksp-editės arkeologjike mė 1985. Tė dhėnat historike pajtohen me ato arkeologjike dhe vėrtetojnė vijimėsinė e pandėrprerė nga njėra periudhė nė tjetrėn. U dėshmua qė nė Shas ka gjurmė tė njė kulture parahistorike, qė vjen dhe bėhet kulturė urbane tė paktėn prej shekullit tė gjashtė. U dėshmua prania e kulturės ilire dhe, nė vazhdim, kultura arbėrore (shqiptare) e Komanit. U evidentua pra njė prej qytetėrimeve tė hershme, u dėshmua lashtėsia antike e kėtij vendbanimi, e kulturės helene dhe romake, si dhe tė shtresave tė mėvonshme, duke pėrfshirė edhe shtresėn osmane. U dėshmua periudha e krishtėrimit tė hershėm, ajo veneciane qė ishte periudhė e lulėzimit tė kėtij qyteti, periudha e shuarjes sė qytetit tė Shasit dhe e ripopullimit mbas pushtimit osman.
Nė debat shkencor, studiuesit nxitėn kėrkimet e mėtejme dhe kėmbyen pikėpamjet me njėri tjetrit.
Si rekomandim i ngutshėm doli vėnia nė veprim e autoriteteve publike qė tė ndikojnė nė pėrshpejtimin e procesit tė vlerėsimit tė materialit tė ekspeditės sė parė arkeologjike nė Shas, qė ruhet nė Muzeun Etnografik tė Ulqinit, si dhe botimin e rezultateve tė kėsaj eks-pedite.
U propozua qė tė nxitet bashkėpunimi rajonal midis akademive, univ-ersiteteve dhe institucio-neve tė tjera tė kėsaj fushe. Ky bashkėpunim tė formulohet “Ndėrtimi i kujtesės sė humbur” dhe tė ketė pėrkrahjen financiare tė UNESCO-s. Po ashtu u propozua qė konferenca tė tilla pėr kulturėn urbane tė Shasit tė organizohen nė mėnyrė periodike. U konstatua qė ky ėshtė hapi i parė shpresėdhėnės, qė dija pėr Shasin mund tė vihet mbi baza shkencore.
Veprimtaria shkencore u parapri me njė vizitė shkencore turistike nė Shas qė iu dha mundėsi studiuesve qė njė pjesė e tyre tė prekin pėr herė tė parė vetė qytetin dhe mbijetojat e tij.
Autor / Gjekė Gjonaj
 



Shasi i lashtė monument i kulturės shpirtėrore*

 E nderuara Asamble,Kur bėhet fjalė pėr Shasin e lashtė, mund tė konstatohet me tė drejtė dhe nė mėnyrė rea-le se monumentet e kulturės materiale mu-nd edhe tė zhduken. Ato dhėmbi i kohės mund t’i shkatėrrojė. Tė njėjtėn gjė mund ta bėjė edhe dora keqdashėse e njeriut.
Jemi tė vetėdijshėm se vet kultura materiale pa kulturėn e zemrės, qė mjerisht nė kohėn tonė ėshtė shumė deficitare, nuk mjafton pėrderisa njeriu ėshtė zoon politikon (Qenie shoqėrore). Aq me tepėr, njeriu nuk ėshtė vetėm zoon politikon, por ėshtė edhe ens religiosus (qenie fetare-shpirtėrore).
Nė fundin e fundit tė shpirtit tė tij ėshtė vendosur dėshira e pashuar pėr tė mirėn, pėr tė bukuren, pėr pa-qen, pėr lumturinė. E gjithė kjo flet se zemra e njeriut ėshtė tempu-lli i tė gjitha vlerave tė imagjinueshme.
Pėr tė gjitha kėto vlera pėr tė cilat fola deri mė tani, gjejmė dėshminė nė kėtė lokalitet - Shas: “Na ishte njėhe-rė nė Shas, njė Ipesh-kvi e themeluar nė vitin 1067 me bullėn e dekretuar tė Papės Aleksandrit II, me ipeshkvin e parė qė quhej Pietro Bono, pėr tė cilin thuhet se ka ndėrtuar Kishėn e Shėn Gjon Pagėzuesit nė vitin 1030, pas tė cilit pasojnė Bazili… deri me 1530.”

Gėrmadha e Katedralės nė Shas
Ēka ka ndodhur me vonė nė kėtė vendbanim dhe me Kishat na tregon Relacioni i vitit 1610 i Arqipeshkvit tė Tivarit, Marin Bici, i cili referoi: “Shasi dikur qytet shumė i madh, dhe i fortifikuar mė sė miri, sikurse edhe sot e tregojnė rrė-nimet e tija. Thuhet edhe se aty pati deri nė 365 kishė, dmth. aq sa janė ditėt e vitit. Tashti ėshtė shndėrrue e ba fshat, ashtu si ndodh zakonisht me pushtimet e turqve qė ēdogja shkretojnė e rrėnojnė. Kishte dikur ipeshkėv, qė ishte njė nga sufraganėt e Metropolisė sė Tivarit. Gjendet i vendosur mbi njė kodėr pėrsipri njė li-qeni tė kandė-shėm, tė gjanė e tė mbushun me peshq tė ndrys-hėm, me tė cilėt sidomos mbahen (rrojnė) ata banorė [...].
Ėshtė rreth 20 milė larg prej Tivarit. Pėrballė, n’anė tė detit, i qėndron qyteti i Ulqinit, qė nė luftėn e kalueme ra nė pushtimin e turqve bashkė me Tivarin, qė ishin tė republikės sė Venedikut. Mund tė ketė nja 80 shtėpi pothuaj tė gjitha tė banueme prej tė krishtenėsh latinė e ma pak turq. Ka kishėn e shėn Gjon Pagėzuesit, shumė tė madhe, pėrveē shumė tė tjerave qė janė tė zbulueme. Ajo [kishė] ėshtė shumė keq pėr ēdogja. Mbi altar nuk ka asnjė pala (pala ėshtė njė mbulojė e kelqit), ka vetėm njė kryq druni dhe nė murė, nėn tribunė [balkon] disa fytyra shenjtorėsh, pa batister e pa sakrar (vende tė posaēme nė kishė pėr shėrbime tė ndryshme fetare), sikurse janė gati tė gjitha kishat tjera tė Arbėrisė […].
Ėshtė aty famullitar resident [i qėndrueshėm] d. Lorenzo Mezilli qė disa javė ma parė e vendosa unė aty. Banorėt nuk flasin gjuhė tjetėr veē shqipes dhe turqishtes…”. (Marin Bizzi, Relacioni i vitit 1610, fq 73).
Sidoqoftė kėto treva kanė pasur nė tė kaluarėn shumė ndryshime si nė aspektin kombėtar, ashtu edhe tė atij fetar, gjė qė nuk mohohet as nga gjeneratat e reja, qė sot jetojnė nė kėto vise.
Pra, vlerat shpirtėrore si kategori me dimensione eskatologjike kanė qenė realitet i kėtij vendi dhe njerėzve qė kanė jetuar nė tė.
Tė vetėdijshėm pėr begatitė e sė kaluarės tė kėtij vendi qė quhet Shasi, ne mundohemi t’ia rikthejmė vlerat historike, arkeologjike, kulturore e shpirtėrore, si njerėz qė i gėzojmė dhe i posedojmė kėto treva pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare, sepse qė tė dyja religjionet qė u pėrkasim si popull i kėsaj treve e kanė si bazė dhe fundament tė pėrbashkėt monoteizmin.
Pėrgėzoj dhe uroj organizatorėt e kėtij manifestimi me dėshirė qė njė gjė e tillė tė bėhet traditė me vlerė.
Msgr. Zef Gashi, arqipeshkėv i Tivarit
Faleminderit pėr vėmendje.
Tivar, 17.05.2008

*
Fjala e Msgr. Zef Gashit, arqipeshkėv i Tivarit, nė sesionin shkencor “Shasi i lashtė, monument i kulturės”, Ulqin, 16-17 maj 2008.
 


 Enigma e historisė malazeze - rasti i Shasit (1)
 Shembull i shtrembėrimit dhe tjetėrsimit tė historisė
Izolimi i Shasit dhe thuajse zhdukja e tij ėshtė njė shembull i padrejtėsive kufitare tė shekullit XX dhe Luftės sė Ftohtė. Ai ilustron shtrembėrimet dhe tjetėrsimet e historisė sė tij botuar nė periudhėn jugosllave dhe shfaqjen nė shoqėrinė normale malazeze tė viteve tė fundit. Ai ilustron si problemet komplekse mbi kufijtė, ku kultura, feja dhe kujtesa popullore bashkėveprojnė, por edhe shpesh pėrplasen me njėra-tjetrėn, ashtu dhe vėshtirėsitė me tė cilat pėrballen historianėt pėr shkakun se ka shumė pak punė kėrkimore arkeologjike nė mjaft vende tė trevave ballkanike jo greke.

Gėrmadhat mesjetare tė Qytetit tė Shasit
Nė pjesėn mė dominuese tė historisė malazeze, bregdeti ka patur rėndėsinė mė tė madhe, qė nga tregtarėt e lashtė tė fillimit dhe kolonėt qė ēalltisnin drejt veriut pėr tė ngritur ngulime koloniale, ashtu dhe gjatė periudhės romake dhe tė Bizantit. Tregtia bregdetare dhe bashkė mė tė transportimet ushtarake pėrbėnin interesin kryesor, qoftė nė pushtimet romake, tė Perandorisė sė Bizantit dhe Anzhuine tė Adriatikut nė Mesjetė, ashtu dhe ato venedikase.
Sidoqoftė objekti i kėsaj historie ka qenė pak i njohur, apo i vizituar. Pėr shumė kohė, Mali i Zi dhe malazezėt nuk ishin tė pranishėm nė vetėdijen e gjerė europiane as si shtet dhe as si popull.
Nė shekullin XIX, kur pas Kongresit te Berlinit tė vitit 1878 u shfaq shteti i parė malazias, ai menjėherė u mbėshtoll me njė mitologji romantike tė jetės nė male qė nė tė vėrtetė shtrembėroi historinė reale. Dalja e njė shteti tė ri pas referendumit pėr pavarėsinė nė maj tė vitit 2006 natyrshėm qė do tė sillte dhe gjallėrimin e debatit pėr kėto ēėshtje.
 



Gėrmadhat e qytetit tė Shasit
Njė vendbanim bregdetar, sikurse ėshtė Shasi pak i njohur, pranė qytetit mė jugor malazias tė Ulqinit, e ilustron mė sė miri kėtė fakt. Izolimi i Shasit dhe thuajse zhdukja e tij ėshtė njė shembull i padrejtėsive kufitare tė shekullit XX dhe Luftės sė Ftohtė. Ai ilustron shtrembėrimet dhe tjetėrsimet e historisė sė tij botuar nė periudhėn jugosllave dhe shfaqjen nė shoqėrinė normale malazeze tė viteve tė fundit. Ai ilustron si problemet komplekse mbi kufijtė, ku kultura, feja dhe kujtesa popullore bashkėveprojnė por edhe shpesh pėrplasen me njėra-tjetrėn, ashtu dhe vėshtirėsitė me tė cilat pėrballen historianėt pėr shkakun se ka shumė pak punė kėrkimore arkeologjike nė mjaft vende tė trevave ballkanike jo greke.
Nuk ka patur thuajse fare punė tė vazhdueshme arkeologjike apo ndonjė studim shkencor mbi kėtė vend, sikurse ka ndodhur edhe nė shumė raste tė tjera nė Malin e Zi. Por ka nė tė vėrtetė edhe arsye qė lidhen me marrėdhėniet e sė kaluarės me tė tashmen ku kontradiktat dhe zbrazėtitė nė historinė e Shasit rrėfejnė njėherėsh si historinė e Shqipėrisė veriore ashtu dhe tė Malit tė Zi.
 


Enigma e historisė malazeze - rasti i Shasit (3)

Qendra dhe zona pėrreth
Qendra arkeologjike e Shasit pėrbėhet kryesisht nga rrėnojat e disa kishave mesjetare tė shkatėrruara dhe njė grumbull i paqartė me gjasė ndėrtesash tė vjetra nė majėn e kodrės qė shtrihen mbi njė rrafshinė tė hapur, tė rrahur nga erėrat dhe tė mbuluar me shkurre tė egra.
Kodra e Shasit ndodhet menjėherė nė jug tė njė liqeni tė vogėl, tė rrethuar nga lehe tė mėdha kallamishtesh, Liqenit tė Shasit. Toka pėrreth ėshtė e njė cilėsie tė dobėt gjysmė karstike, ku vėrehen ekonomi tė vogla blegtorale nė prona qė janė ngritur mbi ēifligjet e dikurshme tė kohės osmane pas Luftės sė Dytė Ballkanike nė vitin 1913. Nė qendėr tė fshatit mė tė ulėt ėshtė njė rrėnojė e stėrmadhe e mbuluar nga barėrat dhe shkurret e njė shtėpie tė vjetėr tė pashait qė, sipas rrėfimeve gojore tė vendasve u dogj mė 1913, pikėrisht nė kohėn e Luftės sė Dytė Ballkanike.
Dhuna shumė e pėrhapur ishte tipike nė kėtė trevė nga fundi i periudhės osmane, nė mėnyrė tė veēantė pas vitit 1908, e lidhur kjo me mbėshtetjen qė fiset shqiptare veriore i dhanė revolucionit xhonturk nė Stamboll. Treva mbeti e harruar si gjatė Jugosllavisė monarkiste ashtu dhe nė atė komuniste, ndėrsa kolektivizimi pothuaj nuk e preku; sistemi i zotėrimit tė tokės nė thelb ka mbetur deri nė ditėt e sotme ai i perudhės sė Luftės sė Parė Botėrore.
 



Gėrmadha e Katedralės nė Shas
Fshati i sotėm i Shasit gjendet mbi rrugėn e ngushtė tė asfaltuar qė shkon midis qytetit tė madh bregdetar tė Ulqinit drejt Shkodrės nė jug. Qendra arkeologjike e Shasit pėrbėhet kryesisht nga rrėnojat e disa kishave mesjetare tė shkatėrruara dhe njė grumbull i paqartė me gjasė ndėrtesash tė vjetra nė majėn e kodrės qė shtrihen mbi njė rrafshinė tė hapur, tė rrahur nga erėrat dhe tė mbuluar me shkurre tė egra. Fshati i sotėm i Shasit ėshtė rreth njė kilometėr mė tej. Ekonomia ėshtė e bazuar thuajse tėrėsisht nė rritjen e deleve, ashtu siē ka qenė gjithnjė, ndėrkohė qė familjet shqiptare kanė njė traditė tė emigrimit.
Shqiptarėt nė kėtė pjesė jugore tė Malit tė Zi janė nė shumicė dėrmuese muslimanė dhe vetėm njė pakicė janė katolikė. Kjo pėrbėrje kontraston me pozicionin fare pranė bregdetit dhe me pjesėn pėrtej kufirit nė Shqipėrinė veriore, ku ka njė prani mė tė madhe katolike. Qyteza e vogėl e Vlladimirit (Katėrkollės), rreth 2-3 kilometra nė verilindje tė Shasit, ėshtė qendra mė e afėrt qytetėse. Emri fillestar Vlladimir u rivendos nga komunistėt jugosllavė mė 1949 pasi ishte thuajse e sigurt lidhja e tij me Shėn Vlladimirin, faltorja kryesore e tė cilit nė rajon ndodhet nė Elbasan nė Shqipėri. Gjatė sundimit osman ai mbajti emrin Kalkeren dhe ishte njė qendėr garnizoni osman shumė e vogėl mbi rrugėn lindje-perėndim qė kalon pėrmes tij duke lidhur Shkodrėn me kėtė pjesė tė bregdetit.
 



Gėrmadhat mesjetare tė Qytetit tė Shasit
Kjo trevė ėshtė shkelur sė pari dhe studiuar me hollėsi nga ballkanistja e mirėnjohur angleze Meri Edit Durham (Mary Edith Durham) nė periudhėn Eduardiane. Nė pėrshkrimin e saj tė titulluar “Pėrmes tokave tė serbėve” (Through the Lands of the Serb) (1904), ajo thekson vėshtirėsitė e skajshme qė hasi nė udhėtimin nga veriu i Shkodrės nėpėr hapėsirat e mėdha moēalishte (para punimeve tė sotme pėr tharjen e tyre) me kalin e saj qė ēapitej pėrmes ujėrave qė shkonin deri nė bark tė tij. Nuk ėshtė ndoshta aspak e ēuditshme pse ajo nuk provoi tė shkonte afėr Shasit ose nuk bėri njė shmangie nga rruga kryesore pėr tė vizituar qendrėn arkeologjike.
 

 Enigma E HistorisĖ Malazeze - Rasti I Shasit (5)
Kuptimi i historisė i lidhur me ndryshimet gjeografike
Ėshtė e pamundur tė kuptosh historinė e njohur tė Shasit apo tė trevės ose tė tentosh njė rindėrtim tė periudhės mė tė rėndėsishme tė historisė qė tashmė ėshtė krejt e errėt, pa iu referuar procesit tė ndryshimeve tė bregdetit dhe brigjeve tė kėtyre anėve.
Nė shekullin XVII, hartat venedikase tregojnė njė liqen tė dytė tė vogėl, atė tė Sogagnit (Zogajve), nė tė njėjtėn vijė midis liqenit kryesor tė Shkodrės dhe liqenit tė Shasit (Sfaccio nė italisht) dhe ky ka tė ngjarė tė ketė ekzistuar mė pėrpara. Sogagni duhet tė jetė tharė aty nga periudha e vonėt osmane dhe tashmė ėshtė bėrė pjesė e moēalishteve dhe kriporeve pėrtej Ulqinit.
Nė hartat venedikase duket lidhja e drejtpėrdrejtė e lumit tė Bunės me njė kanal tė vogėl dhe mbi tė i njė ure, urės sė Zornit (Ponte di Zorni) nė rrugėn Shkodėr-Ulqin. Por tė gjitha kėto janė zhdukur dhe vizitori i sotėm mund tė shohė vetėm njė varg tė ngatėrruar kallamishtesh. Ėshtė e pamundur tė kuptosh historinė e njohur tė Shasit apo tė trevės ose tė tentosh njė rindėrtim tė periudhės mė tė rėndėsishme tė historisė qė tashmė ėshtė krejt e errėt, pa iu referuar procesit tė ndryshimeve tė bregdetit dhe brigjeve tė kėtyre anėve. Harta nė vijim tregon pozicionin e Shasit dhe tė rrethinave nė raport me bregdetin kryesor - tokat kodrinore qė e rrethojnė.
Nė antikitet bregdeti i Adriatikut kishte njė pamje tjetėr, ndėrsa njė pjesė e tokave qė tashmė janė shndėrruar nė kėneta tė mėdha nė brendėsi pėrgjatė gjithė bregdetit Adriatik nė jug deri nė veriperėndim tė Greqisė ishin tė thata. Shasi atėherė ka tė ngjarė tė ketė qenė fare afėr pjesės sė lundrueshme pėr anijet e lashta dhe liqeni i sotėm i Shasit mund tė ketė qenė nė fakt njė gji kėnetor i detit. Kodrina e Shasit duhet tė ketė qenė lehtėsisht e dukshme nga hyrjet detare dhe e ekspozuar ndaj forcave kulturore tė shoqėruara me tregtinė, kolonizimin dhe piraterinė bregdetare, ndėrsa nė periudhėn pararomake, cilido vendbanim duhet tė ketė qenė njė ngulim satelit pėr mbretėrinė Ilire tė Gentit me qendėr nė Shkodėr.
Procesi i shndėrrimeve bregdetare mund tė shihet shumė mė qartė nė njė qendėr tė rėndėsishme si Lissusi i lashtė, Lezha e sotme, disa dhjetėra kilometra mė nė jug, nė Shqipėri, qė ka qenė njė port romak. Nė ditėt tona ky qytet ėshtė bukur nė brendėsi dhe i rrethuar nga moēalishte tė mėdha nė lidhje me detin.
Pėrgjatė kufirit tė sotėm verior Shqipėri-Mali i Zi, lumi mė i madh nė kėtė zonė, Drini, kishte njė grykėderdhje mjaft tė gjerė dhe mė tė pėrhapur sesa tani dhe vėrshimet e pėrrenjve nė dimėr shkaktonin pėrmbytje tė mėdha. Prandaj dhe vendbanimet njerėzore nė afėrsi ishin pėrqendruar gjithnjė mbi njė numėr kodrash tė vogla qė ngriheshin mbi kėneta.
Prandaj dhe kodra e Shasit me peshkun e saj tė bollshėm nė liqen ishte njė vend tėrheqės pėr banim nga fise tė ndryshme qė nė kohėt mė tė lashta. Fiset ilire filluan tė ndėrtojnė vendbanime tė fortifikuara pėrgjatė bregdetit nga mesi i shekullit tė tretė para erės sė re, ndėr tė cilėt Shkodra dhe Lissusi ishin mė tė rėndėsishmet, por tė gjitha ishin piketuar pėr tė ruajtur rrugėt nė brendėsi dhe pėr tė siguruar bregdetin pėr anijet e tyre.
Mund tė ketė pasur gjithashtu edhe njė faltore lidhur me liqenin.
Qendra kryesore e Shkodrės u zhvillua me shpejtėsi nė shekullin IV p.e.r., ndėrsa rritja e qytetit ofroi njė treg tė mirė pėr prodhimet ushqimore dhe u shndėrrua nė njė qendėr pėr disa vendbanime tė vogla satelite tė shpėrndara rrotull afėrsisė sė liqenit. Vendbanimi mbi Shas dhe kodrat aty rrotull sipas tė gjitha gjasave ishte tejet i kufizuar, por ai do tė ketė shėrbyer si njė qendėr kodrinore mjaft e mbrojtur ku barinjtė dhe grigjat e tyre gjenin strehim gjatė lėvizjeve, pasi ishte njė vend i pabanueshėm gjatė muajve me lagėshti dhe pėrmbytjes sė tokave pėrreth.
 



ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (6)

Shasi: Njė histori e kundėrshtuar

Njė ndryshim rrėnjėsor ndodhi nė Ilirikum gjatė shekullit VI: u shndėrrua nė njė hapėsirė tė kastrave (kalave), i vendeve tė fortifikuara, njė nga tė cilėt mund tė ketė qenė Shasi. Sidoqoftė, Shasi ėshtė njė vend i cili ndeshet me mė shumė se njė drejtim, sikurse e tregon gjithashtu pozicioni i tij nė luftėn midis Papatit dhe bizantėve pėr ta zotėruar atė gjatė periudhės sė Mesjetės.

Kufijtė e sotėm na tregojnė shumė pak pėr historinė e shkuar. Malazezėt e ndjekin historinė dhe emrin e tyre deri nga periudha e mesjetės sė vonė, por ky kėnd i shtetit tė ri kishte parė tashmė shumė transformime historike vijuese prej antikitetit e mė pas. Romakėt e shtrinė sundimin e tyre pėrtej Adriatikut nė shekullin II p.e.r. Kjo pjesė e zonės bregdetare nuk pėrfshihej nė provincėn romake tė Maqedonisė, por gjatė shekullit I tė erės sonė u pėrfshi brenda provincės sė re tė Dalmacisė qė e kishte kryeqendrėn nė Salona afėr Splitit; kėshtu ajo tashmė ishte e orientuar drejt veriut dhe bregdetit Adriatik. Por riorganizimet e mėvonshme e pėrfshinė atė brenda njė province tė re dhe tė vonė romake, nė atė tė Praevalitana-s, me kryeqendėr administrative Shkodrėn, duke u kthyer drejt jugut dhe shndėrruar nė atė qė pėrfundimisht do tė bėhej Shqipėria veriore.
Shkodra ishte njė qendėr qytetėse e vonė romake dhe, pavarėsisht kufijve politikė tė ēdo periudhe, ajo kishte gjithmonė lidhjet e saj natyrore me vendbanimet pėrreth. Kjo pjesė e bregdetit Adriatik nė gjysmėn e parė tė shekullit VI sundohej nga Ostrogotėt, tė cilėt ishin dyndur nga Italia. Pothuaj asgjė nuk dihet drejtpėrdrejt pėr Shasin para periudhės sė vonė mesjetare, pasi nuk ka asgjė tė shkruar nė tė gjitha burimet e hershme tė shkruara.
Pėrveē materialit tė vonėt dokumentar, ne mbėshtetemi kryesisht nė dėshmitė e dy autorėve mesjetarė, priftit tė shekullit XII nga Dukla (Dioclea) dhe Thomas-it tė shekullit XIII, kryepeshkop i Splitit.
Ėshtė folur qė fortifikimet romake/bizantine nė Shas pėrkojnė me punimet e mėdha mbrojtėse tė ndėrmarra nė Ilirikum nė kohėn e Perandorit Justinian (527-565), i cili bėri edhe luftė kundėr ostrogotėve nė Itali, por duhet thėnė se nuk ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr kėtė. Midis periudhave mė tė errėta ėshtė ajo e fillimeve tė Mesjetės, kur ndodh shpėrbėrja e sistemit tė vonuar provincial romak dhe vijnė ngulimet e serbėve dhe tė tjerėve.
Ndėrkohė qė shtohej pasiguria, popullsia nė tė gjithė Ballkanin u zhvendos nė qendrat e banuara tė fortifikuara nėpėr kodra duke bėrė tė venitet lulėzimi i qendrave qytetėse. Nė disa raste ndodhi tė fortifikoheshin qendrat e ngritura nė vendbanimet mė tė hershme.
Njė ndryshim rrėnjėsor ndodhi nė Ilirikum gjatė shekullit VI: u shndėrrua nė njė hapėsirė tė kastrave (kalave), i vendeve tė fortifikuara, njė nga tė cilėt mund tė ketė qenė Shasi. Sidoqoftė, Shasi ėshtė njė vend i cili ndeshet me mė shumė se njė drejtim, sikurse e tregon gjithashtu pozicioni i tij nė luftėn midis Papatit dhe bizantėve pėr ta zotėruar atė gjatė periudhės sė mesjetės.


Enigma e historisė malazeze - rasti i Shasit (7)

Hulumtimi i kufizuar arkeologjik
Mbeturinat kishtare janė studiuar nga pikėpamja e veēorive tė tyre arkitekturore dhe i pėrkasin kryesisht periudhės sė mesjetės sė vonė. Por vrojtimi i kufizuar arkeologjik nė zonėn e fortifikimeve qė u zhvillua nė vitet 1980 nxori nė dritė shumė objekte tė vogla tė gjetura nė varrimet e bėra pas Erės sė Re, gjatė periudhės nga shekulli VI-XII. Ato pėrfshinin stoli bizantine prej argjendi dhe objekte tė vogla qė arkeologėt i lidhin me materiale tė ngjashme tipike tė Dalmacisė, si dhe artikuj qeramike dhe enė kuzhine sllave.
Nėn organizimin kishtar tė Perandorisė sė vonėt romake, krejt dioqeza e Ilirikumit komandohej nga Roma me njė vikariat papal nė Selanik. Kisha ende nuk ishte e ndarė nė katolike dhe ortodokse dhe ne kemi dėgjuar pėr disa peshkopė nga Ilirikumi qė kanė marrė pjesė nė koncilet kishtare nė Konstandinopojė nė shekullin VII. Nėn Perandorin Leoni III (717-41), Bizanti e kėrkoi dioqezėn nėn juridiksionin e tij, por mė 860 Papa Nikolla I kėrkoi kthimin e saj sėrish Romės, nė kontekstin e njė pėrpjekjeje aktive misionare nga Perėndimi.
Si Papati ashtu dhe Bizanti ishin tė interesuar pėr konvertimin e mundshėm tė Carit bullgar Boris, ndėrsa Bizanti ishte tejet dyshues pėr sinqeritetin e synimeve franke nė rajon. Papa dhe patriarku Fotius nė Konstantinopojė haheshin pėr besnikėrinė e Borisit, por pėrfundimisht Bullgaria u vendos nėn Patriarkatin dhe Kisha sllave u pėrshtat pėr liturgjinė bullgare.
Nė kohėn kur Shkodra dhe zona pėrreth saj u vunė nėn sundimin osman nga fundi i shekullit XV, vendbanimi i Shasit u braktis dhe Sarda e Shasi u kthyen nė rrėnoja. Por Shasi kishte pasur njė histori tė gjatė.
Mbeturinat kishtare janė studiuar nga pikėpamja e veēorive tė tyre arkitekturore dhe i pėrkasin kryesisht periudhės sė mesjetės sė vonė. Por vrojtimi i kufizuar arkeologjik nė zonėn e fortifikimeve qė u zhvillua nė vitet 1980 nxori nė dritė shumė objekte tė vogla tė gjetura nė varrimet e bėra pas Erės sė Re, gjatė periudhės nga shekulli VI-XII. Ato pėrfshinin stoli bizantine prej argjendi dhe objekte tė vogla qė arkeologėt i lidhin me materiale tė ngjashme tipike tė Dalmacisė, si dhe artikuj qeramike dhe enė kuzhine sllave. Materialet e gjetura nė nivelin sipėrfaqėsor pėrfshinin poēeri dhe stoli tė periudhave serbe dhe venedikase. Dy nga kishat kryesore, Shėn Mėria dhe Shėn Gjoni, tė dyja tė stilit gotik, duket se janė ndėrtuar mbi struktura mė tė hershme, ndėrsa fortifikimet duket se janė rimodeluar aty rreth shekullit XII, periudhė nga e cila datojnė shumica e kishave dhe qė gjithashtu janė rindėrtuar nė pjesėn mė tė madhe tė tyre pas pushtimit mongol tė shekullit XIII. Prandaj dhe vendi ka qenė i banuar pėr disa shekuj gjatė periudhės sė hershme mesjetare, pavarėsisht se ka pak ose aspak tė dhėna tė shkruara pėr kėtė. Por nuk ėshtė e lehtė tė pėrcaktohet se cilėt ishin banorėt dhe a ka qenė pushtimi i vazhdueshėm.


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (8)

Shumė pyetje pa pėrgjigje

Nuk ka mundėsi tė gjenadet me saktėsi se ē`ka mbetur nga kultura ilire, pėrpos disa emra vendesh, para shfaqjes sė gjuhės shqipe nė shekullin XIV dhe XV. Midis fundit tė shekullit VI dhe atij X, kur ka pak mė shumė informacion, ka ndodhur njė proces asimilimi dhe ngulimesh, pėr tė cilin duhet thėnė se kemi pak dijeni. Por edhe nė kohėn e shtetit serb tė mesjetės popullsia ishte e pėrzier, e pėrshkruar nga njė autor si e pėrbėrė nga popullsia me prejardhje romake, nga ajo me origjinė shqiptare dhe sė fundmi nga sllavėt.

Averil Cameroon
James Pettifer

Pyetjeve pėr identitetin etnik apo kulturor nė periudhėn e hershme mesjetare ėshtė tejet e vėshtirė t`u pėrgjigjesh, edhe pa ndėrlikimet e synimeve tė sotme politike. Pėr shembull, mėsymjet sllave arritėn nė perėndim deri nė Durrachium (Durrėsi i sotėm) nė mesin e shekullit VI tė Erės sė Re dhe nga fundi i shekullit VII hordhitė sllave pushtuan Greqinė dhe ishujt grekė, Selanikun dhe Ballkanin dhe arritėn nė bregdetin Adriatik.
Ndikmi i tyre mbi popullsinė dhe vendbanimet ėshtė shpesh e vėshtirė tė zbulohet, ndaj dhe mohohej energjikisht nė Shqipėri gjatė kohės komuniste si njė ēėshtje ideologjike. Identifikimi i tyre si "sllavė" ėshtė gjithashtu problematik. Por ishte kjo prani sllave shkaku qė gjuha e shumicės nė Malin e Zi tė sotėm ėshtė sllave.
Sipas veprave historike komuniste shqiptare sendet e gjetura nėpėr varre nė disa vendbanime nė Shqipėrinė Veriore janė dėshmi e rishfaqjes sė kulturės autoktone ilire. Por ka shumė tė ngjarė qė ndonjė mbeturinė e shoqėrisė sė vjetėr fisnore ilire tė jetė pėrthithur nė njė popullsi tė pėrzier ku pėrfshiheshin sllavėt dhe grupime tė tjera, si popullsia latinishtfolėse e provincės sė dikurshme romake tė vonė, qė besohet tė kenė qenė stėrgjyshėrit e vllehėve tė sotėm.
Nuk ka mundėsi tė gjendet me saktėsi se ē`ka mbetur nga kultura ilire, pėrpos disa emra vendesh, para shfaqjes sė gjuhės shqipe nė shekullin XIV dhe XV. Midis fundit tė shekullit VI dhe atij X, kur ka pak mė shumė informacion, ka ndodhur njė proces asimilimi dhe ngulimesh, pėr tė cilin duhet thėnė se kemi pak dijeni. Por edhe nė kohėn e shtetit serb tė mesjetės popullsia ishte e pėrzier, e pėrshkruar nga njė autor si e pėrbėrė nga popullsia me prejardhje romake, nga ajo me origjinė shqiptare dhe sė fundmi nga sllavėt.
Megjithėse vijat kufitare tė hartave qė ilustrojnė historinė mesjetare janė disi arbitrare, ėshtė e qartė se nė kulmin e saj aty nga fillimi i shekullit XI "perandoria e parė bullgare" arriti nė kufijtė perėndimorė pėrmes Ballkanit nga veriu i Adrianopojės/Edrenesė dhe Selanikut deri nė Shkodėr. Bullgarėt ishin fillimisht njė popull turkik nga Azia qendrore, tė cilėt mbėrritėn nė Ballkan nga fundi i shekullit VII, ndėrsa do tė sllavizoheshin nga pėrzierja me popullsinė ekzistuese sllave.
Por Ulqini dhe zonat pėrreth tij do tė viheshin nėn sundimin bizantin kur u krijua njė "theme" (rajon ushtarak) nė Dyrrachium; bregdeti Adriatik kishte shumė rėndėsi nė parballimin e fuqisė detare arabe, ndaj dhe nė drejtimin verior tė bregdetit Adriatik nga Kotorri u krijua njė provincė e Bizantit, mė vonė njė themė e Dalmacisė, kryeqendėr e sė cilės ishte Raguza (Dubrovniku). Pasiguria ishte tipike pėr kėtė zonė nė atė kohė, ndėrsa vetė Dubrovniku u rrethua nga arabėt nė shekullin IX.
Nė fund tė shekullit X, cari bullgar Samuel sulmoi Ulqinin, por bizantėt nėn udhėheqjen e Perandorit Vasili II i thyen bullgarėt dhe krijuan njė provincė shumė tė madhe bizantine tė Bullgarisė nė vitin 1018, me njė kryepeshkopatė nė Ohėr (1020), dioqeza e sė cilės mbėrrinte nė perėndim deri nė Dyrrachium.


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (9)

Periudha e shkatėrrimeve tė mėdha

Nemanja, ati i Shėn Savės, ishte themeluesi i monarkisė ortodokse mesjetare serbe, me kishat e tij mbretėrore nė Studenicė, Graēanicė, Deēan dhe Pejė, si dhe me ideologjinė e tij bizantine dhe lidhjen me shumė nga qendrat e mėdha tė ortodoksisė. Kjo ėshtė gjithashtu periudha e shkatėrrimeve mė tė mėdha e mė tė dukshme tė kishave tė mbijetuara tė Shasit. Kishat nė Shas, si edhe gjetiu, ishin ndėrtuar pėr tė lavdėruar dhe pėrligjur pushtetin e dinastisė.

Averil Cameroon
James Pettifer

Sėrish Shasi ishte nė skaj. Lindi rivaliteti i dukshėm midis dioqezės katolike tė Raguzės, Splitit dhe Tivarit, ndėrkohė qė dokumentohet se mė 1045 peshkopėt nga zona e Shkodrės u mbytėn ndėrsa udhėtonin me anije pėr nė sinod; me kėtė rast Papa lėshoi njė bulė duke i kaluar peshkopatat e Kotorrit, Ulqinit dhe Shasit nga Spliti pėr nė krypeshkopatėn e Tivarit. Qė nga kjo kohė grindjet qė mbėshtillnin dioqezat e Raguzės dhe tė Tivarit u bėnė njė motiv i herėpashershėm.
Besnikėritė e sundimtarėve tė Duklės ishin gjithashtu tė ndara nė varėsi tė pėrfitimeve qė ata nxirrnin nga Papa dhe perandori i Bizantit, ndėrsa ky tension arriti kulmin pasi bizantinėt humbėn Tivarin mė 1071 dhe gjatė luftimeve midis bizantinėve dhe normanėve nga fundi i shekullit XI; Mihajllo (1046-1081) mori simbolin e tij mbretėror nga Papa, ndėrsa mė 1089 Bodini u pajis me njė bulė nga anti-papa Klementi III, duke pohuar nė kėtė mėnyrė juridiksionin e kryepeshkopatės sė re tė Tivarit mbi Duklėn, Kotorrin, Ulqinin, Shasin, Drishtin (Drivastium) dhe Pilotin (Polatum).
Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XII Stefan Nemanja (vdiq mė 1199) ndoqi njė linjė tė ngjashme pasigurie midis aleancave tė njėkohshme papatin dhe me perandorin e Bizantit. Kur u mund nga perandori bizantin Manuel I, ai u bė njė vasal i Bizantit, por mė vonė ngriti krye dhe, pasi shtiu nė dorė Nishin, mė 1189 bėri aleancė me Frederik Barbarosėn dhe Kryqėzatėn e Tretė. Njė disfatė tjetėr e ktheu atė sėrish nė sferėn bizantine, ndėrsa djali i tij shumė shpejt do tė martohej pak mė vonė me njė princeshė bizantine.
Pavarėsisht nga kjo luhatje diplomatike, Nemanja, ati i Shėn Savės, ishte themeluesi i monarkisė ortodokse mesjetare serbe, me kishat e tij mbretėrore nė Studenicė, Graēanicė, Deēan dhe Pejė, si dhe me ideologjinė e tij bizantine dhe lidhjen me shumė nga qendrat e mėdha tė ortodoksisė. Kjo ėshtė gjithashtu periudha e shkatėrrimeve mė tė mėdha e mė tė dukshme tė kishave tė mbijetuara tė Shasit. Kishat nė Shas, si edhe gjetiu, ishin ndėrtuar pėr tė lavdėruar dhe pėrligjur pushtetin e dinastisė.
Ndėrkohė qė fjala Serbi ėshtė gjetur nė njė libėr bizantin tė shekullit X pėr njė trevė qė shtrihej ndėrmjet Kroacisė dhe Bullgarisė, kurse serbėt ndiqen pas nė kėtė tekst nė shekullin e shtatė, fillesat historike tė shtetit mesjetar serb gjenden nė shekullin XI, me shfaqejen e princėrve vendorė tė Duklės. Nemanja caktoi djalin e tij Vukanin tė drejtonte Zetėn (emėrtim qė sot pėrdoret pėr ish-Dalmacinė dhe Duklėn), ndėrsa Serbia e sotme i ka rrėnjėt e saj nė dinastinė Nemanjide, mė saktė tė Savės, murgut tė manastirit Antonit tė Vatopedit dhe bashkėthemeluesit tė manastirit tė Hilandarit nė Malin Athos, i cili u bė kryepeshkopi i parė i njė kishe autoqefale serbe.
Ndarja e Malit tė Zi nga Serbia do tė thotė njėherėsh pėr Serbinė njė ndarje nga kuptimi qė ajo ka pėr historinė e saj me njė mėnyrė, mbase jo aq tė mprehtė, me tė cilėn u detyrua tė humbasė Kosovėn.


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (10)
Zmadhimi i shkatėrrimit nga mongolėt

Sė bashku me Drishtin dhe Kotorrin, Shasi u sulmua dhe u rrėnua nga pushtimi i mongolėve gjatė tėrheqjes sė tyre nga Dalmacia nė vitet 1241-1242, por ai ėshtė rindėrtuar sėrish dhe, me gjithė mungesėn e gėrmimeve tė plota arkeologjike, ėshtė e arsyeshme tė mendohet qė shkalla e shkatėrrimeve ėshtė e zmadhuar nė burimet e shkruara.

Averil Cameroon
James Pettifer

Versionet malazeze tė kėsaj periudhe e quajnė se konvertimi nė ortodoksi u krye nė kėtė kohė, ose qė ai ishte njė konvertim i detyruar; Nemanja mendohet se shkatėrroi kishat dhe librat latine dhe grabiti krejtėsisht qytetet. Kjo pėrputhet me traditėn e deritashme gojore nė Shas, ku banorėt thonė se tė gjitha kishat "nė fillim ishin katolike".
Njė vėshtrim mė i thelluar tregon se tensionet e hershme ose bashkėveprimi midis lindjes dhe perėndimit vazhdoi gjatė kėsaj periudhe, me mbretėreshėn e plotfuqishme Jelena (gruaja e Stefan Uroshit I) pasi vetė ishte njė katolike. Qytetet bregdetare shiheshin si objektiva pėr misione tė urdhrave predikuese fetare, ndėrsa Serbia nėn Stefan Uroshin I (1243-1276) hapi minierat e saj pėr saksonėt nga Hungaria dhe tregjet e saj pėr tregtarėt dalmatė nga bregdeti, ndėrsa i kėrkoi Raguzės njė haraē vjetor edhe pse ajo ishte nėn sovranitetin venedikas.
Por lulėzimi i shtetit mesjetar serb ishte i shkurtėr. Festa e pushtetit serb, trupėzuar nė ndėrtimin e kishave "tė reja" tė Shasit, ishte mjaft e pėrkohshme.
Sipas dėshmive malazeze, pushteti serb nisi tė shkėrmoqet nė shekullin XIV pas vdekjes sė Stefan Dushanit, i cili nė materialet malazeze pėrmendet si njė "car mizor". Me dinastitė Balshiq dhe Crnojeviq nė Zeta, me sa duket Mali i Zi rifitoi shpejt pavarėsinė e tij dhe "riktheu" sundimtarėt malazezė rrėfimet popullore vazhdojnė tė thonė qė me rishpalljen e "pavarėsisė", Perandoria Osmane nuk e pushtoi kurrė tėrėsisht Zetėn dhe, me tė vėrtetė, megjithėse nuk ėshtė e qartė se ēfarė pushteti zotėronin, aty ishin zotėr peshkopėt-princė dhe mandej princėrit e Cetinės nga shekulli XVI deri nė vitin 1918.
Historia komplekse e shtjelluar kėtu ėshtė njė variant tejet i thjeshtėzuar i shumė ndryshimeve qė Shasi duhet tė ketė provuar para dhe gjatė periudhės osmane. Sė bashku me Drishtin dhe Kotorrin, Shasi u sulmua dhe u rrėnua nga pushtimi i mongolėve gjatė tėrheqjes sė tyre nga Dalmacia nė vitet 1241-1242, por ai ėshtė rindėrtuar sėrish dhe, me gjithė mungesėn e gėrmimeve tė plota arkeologjike, ėshtė e arsyeshme tė mendohet qė shkalla e shkatėrrimeve ėshtė e zmadhuar nė burimet e shkruara.
Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV dioqezat katolike ishin nė kulmin e tyre dhe njė "Gjon i Suacios" jetonte nė shtėpinė e tij tė kryepeshkopit tė Raguzės nė vitet 1365-1371. Katedrala e Shasit u riparua pas dėmtimeve nė luftėn e vitit 1413. Sėrish gojėdhėna vendase hedh dritė: autorėt nė vitin 2004 zbuluan se banorėt e Ambullit besonin se "historia jonė e vėrtetė do tė gjendet nė Vatikan".


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (11)
Periudha e perėndimit

Ėshtė e qartė se gjatė sundimit osman nė Shas ndodhėn pak gjėra. Pasi u vendos Perandoria, Porta e humbi interesin pėr bregdetin Adriatik, ndėrsa aktiviteti u mbėshtet nė zhvillimin e burimeve tė pasura tė brendshme tė Ballkanit jugor si njė rezervė pėr mish dhe pėr lėkurėt pėr ushtrinė.

Averil Cameroon
James Pettifer

Nga fillimi i shekullit XV Shasi i dėrgoi peticion Venedikut me lutjen pėr tė fortifikuar qytetin pėr t`u mbrojtur nga turqit; pėr ēėshtjen se deri ku shtriheshin zonat e tij tė pasigurta do tė merrej mendimi i peshkopit tė Shkodrės. Pak mė vonė peshkopi i Shasit u lavdėrua dhe atij iu rikthyen tokat pėr sjelljen e mirė katolike.
Nga fundi i shekullit XV, kur pjesa mė e madhe e Shqipėrisė ishte nėn sundimin osman, Venediku mbante Tivarin dhe Kotorrin, ndėrsa katolicizmi u vendos mirė pėrgjatė bregdetit. Por aty nga vitet 1460, peshkopėt e Shasit qė nuk jetonin aty, por nė Itali dhe Venediku hoqi dorė nga qyteti si pronoia. Kėshtu nga fundi i shekullit XIV Piloti, Shkodra dhe Sarda pėrshkruheshin si vende shumė tė varfra, ndėrsa nga fundi i shekullit XV, Shasi, Sarda dhe Drishti ishin bėrė gėrmadha.
Nė njė libėr klasik udhėtimesh tė fillimit tė shekullit tė kaluar shkruar nga njė pikėpamje e fortė katolike prej konsullit francez vendas, "Sciassi" (Shasi) shquhet pėr njė pėrshkrim evokativ tė njė qyteti tė rrėnuar qė dikur kishte pasur kisha tė panumėrta. Autori i tij thotė se si pėrfytyronte njė kryq mbi kishėn e Marisė, ndėrsa pėrsiat mbi fshatin bashkėkohės ortodoks dhe myslimanėt "fanatikė" prej pushtimit osman. Degrandi kishte marrė zemėr prej Mbretėreshės "franceze" dhe katolike Jelena kur pėrsiaste mbi "dominimin" serb, ndėrsa pretendonte se "imponimi" serb i ortodoksisė mbi kėtė rajon katolik nėn Nemanjiqėt kishte qenė jetėshkurtėr.
Ėshtė e habitshme qė konteksti i pėrshkrimit tė tij tė Shasit dhe qyteteve tė tjera nuk ėshtė Mali i Zi, por shumė mė tepėr "Shqipėria e Epėrme" e Edit Durhamit dhe rrethinat e Shkodrės.
Ėshtė e qartė se gjatė sundimit osman nė Shasit ndodhėn pak gjėra. Pasi u vendos Perandoria, Porta e humbi interesin pėr bregdetin Adriatik, ndėrsa aktiviteti u mbėshtet nė zhvillimin e burimeve tė pasura tė brendshme tė Ballkanit jugor si njė rezervė pėr mish dhe pėr lėkurėt pėr ushtrinė. Gjithsesi, tregtia e rėndėsishme e kripės do tė ruhej nė tė njėjtin nivel, me gjithė kushtet e trazirave tipike pėr rajonin.
Ėshtė e habitshme qė konteksti i pėrshkrimit tė Shasit dhe qyteteve tė tjera nga Degrandi nuk ėshtė Mali i Zi, por shumė mė tepėr "Shqipėria e Epėrme" e Edit Durhamit dhe rrethinat e Shkodrės.


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (12)

Shans pėr tė dalė nga errėsira

Nė kėto pesė vitet e fundit, me shėmbjen e Jugosllavisė sė vjetėr dhe hapjen e kufirit pėr qėllime tregtare dhe turistike, Shasi ka tė ngjarė qė mė nė fund tė dalė nga errėsira.

Averil Cameroon
James Pettifer

Gjatė historisė, ai qė tani ėshtė bregdeti shqiptar dhe malazias ka qenė subjekt i piraterisė. Mbretėria e Gentit kishte namin e keq pėr sulmet qė u bėnte anijeve romake nė Adriatik. Pas dyndjeve sllave, nuk kishte ndonjė fuqi detare qė tė ishte nė gjendje tė kontrollonte bregdetin, ndaj dhe nė shekujt e vonė tė mesjetės Ulqini si dhe porte tė tjera nga ana e veriut, si Kotorri dhe Tivari, arritėn tė shndėrroheshin nė shtete tė vogla qė mbėshteteshin nė plaēkitjen e anijeve tė cilat kalonin atyre anėve.
Ėshtė e vėrtetė qė pushtimi osman nuk e ndryshoi kėtė situatė, pasi Porta nuk arriti kurrė tė kontrollonte mė shumė se atė qė tani ėshtė Shqipėria veriore ose Mali i Zi. Kufiri i pushtetit zyrtar osman (dhe vetė Perandorisė) ndoqi lumin Buna, i cili tashmė shėnon njė pjesė tė kufirit shqiptaro-malazez nė perėndim tė Shkodrės, por nė tė vėrtetė Stambolli kishte shumė pak kontroll mbi ēfarė ndodhte atje, kurse aktiviteti perandorak ishte pėrqendruar nė garnizonin e Shkodrės dhe nė mbledhjen e tė ardhurave nga taksat, nga fiset veriore shqiptare.
Nga mesi dhe fundi i shekullit XVIII, pashallėqet e fuqishme gjysmė autonome, siē ishte ai i Bushatlinjve, dominonin zonėn, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė model pėr ambiciet e Ali Pashė Tepelenės nė Shqipėrinė jugore dhe Epir njė brez mė vonė. Por me shtrirjen e Perandorisė sė Venedikut, qė mbėshtetej nė qendra tė rėndėsishme si Raguza, Dubrovniku i sotėm, u vendos njė farė rregulli nė lundrimet detare, por kjo ishte shumė relative, kurse me tatėpjetėn e pushtetit venecian nė shekujt XVII dhe XVIII u rivendos sėrish tradita e vjetėr e rrėmujės.
Me cektėsimin nga prurjet e porteve si Lissusi, Lezha e sotme, u shtuan dobėsimi dhe problemet ekonomike tė bregdetit. Nė kėtė kontekst, njė qendėr si Shasi ishte e destinuar tė zhdukej. Kjo situatė vazhdoi edhe gjatė shekullit XX, me pėrjashtim tė ēasteve kur ngjallej nga vėmendja e madhe ndėrkombėtare, siē ishte pėrcaktimi pėrfundimtar i kufirit tė sotėm shqiptaro-malazias nė periudhėn e Traktatit tė Versajės, si dhe tė krizės rajonale nė kohėn e prishjes sė Stalinit me Titon nė vitin 1948.
Nė kėto pesė vitet e fundit, me shėmbjen e Jugosllavisė sė vjetėr dhe hapjen e kufirit pėr qėllime tregtare dhe turistike, Shasi ka tė ngjarė qė mė nė fund tė dalė nga errėsira.


ENIGMA E HISTORISĖ MALAZEZE - RASTI I SHASIT (13)

Shasi ilustron problemet e historigorafisė bashkėkohore

Historia e Shasit ilustron problemet e mėdha dhe tė thella tė historiografisė bashkėkohore ballkanike qė i prekin autorėt qė punojnė pėr tė gjitha periudhat. Nė thelb, shtetet jugore ballkanike tė Greqisė, Shqipėrisė, Malit tė Zi, Bullgarisė, Serbisė dhe Maqedonisė ndajnė tė njėjtėn histori qė rrjedh nga shekujt e gjatė tė sundimit tė tyre nė tė kaluarėn nga perandori shumėkombėshe shumėkonfesionale qė nga Roma, pėrmes antikitetit tė vonė deri nė periudhat bizantine, veneciane dhe osmane.

Averil Cameroon
James Pettifer

Pėrfundim

Historia e Shasit nuk ėshtė njė mikrobotė e historisė sė Malit tė Zi si njė e tėrė, por ėshtė njė rast, studimi i sė cilės ilustron kompleksitetin e mėnyrės sė paraqitjes kombėtare qė do t`i duhet tė ndėrtojė shteti i shpallur i pavarur tani sė fundmi. Ajo ilustron gjithashtu problemet e mėdha dhe tė thella tė historiografisė bashkėkohore ballkanike qė i prekin autorėt qė punojnė pėr tė gjitha periudhat. Nė thelb, shtetet jugore ballkanike tė Greqisė, Shqipėrisė, Malit tė Zi, Bullgarisė, Serbisė dhe Maqedonisė ndajnė tė njėjtėn histori qė rrjedh nga shekujt e gjatė tė sundimit tė tyre nė tė kaluarėn nga perandori shumėkombėshe shumėkonfesionale qė nga Roma, pėrmes antikitetit tė vonė deri nė periudhat bizantine, veneciane dhe osmane. Sundimi komunist pas vitit 1945 nuk e zvogėloi pozitėn e tyre si njė trevė e pėrplasjeve midis Lindjes dhe Perėndimit.
Bollėku i shteteve tė reja ka nxjerrė nevojėn pėr pėrcaktimin e ri historik. Jo mė pak se shtatė shtete tė reja, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia. Mali i Zi dhe tani sė fundi edhe Kosova, kanė dalė nga shembja e Jugosllavisė dhe nė shumė raste historianėt vendas do tė shohin se "po shpėtojnė" njė paraqitje kombėtare tė historisė sė humbur prej shtrembėrimeve dhe padrejtėsive tė historisė komuniste.
Rasti i studiuar kėtu tregon qė kėrkimet kanė nevojė tė pėrqendrohen gjithashtu nė periudhat e hershme historike, mbi tė cilat ėshtė ngritur mitologjia nacionaliste po aq sa dhe nė periudhėn e rezistencės ndaj osmanėve dhe nė urtėsinė konvencionale tė nacionalizmit modern.
Nė literaturėn ndihmėse mbi Shasin dhe zonėn e tij nė periudhat e lashta dhe ato tė mesjetės ndeshemi me paraqitje kroate, serbe, malazeze dhe shqiptare, qė konkurrojnė njėra-tjetrėn, dhe secila nga ato ėshtė e ngopur me paragjykime. Nė thelbin e problemit qėndron ndrydhja e kompleksitetit dhe triumfi i ideologjisė reduktuese. Kjo ēon nė krijimin e identiteteve - historive kombėtare vetėshėrbyese dhe konkurruese tė cilat shpesh kanė pretendime shumė tė dyshimta sikur janė histori tė jashtėzakonshme tė zonave qė kanė tė njėjtėn tė kaluar nė Ballkan.

 


Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim