Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim        www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!

Fadil Kraja

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja



Fadil Kraja
1931
Jeton ne Shkoder,Shqiperi

 

Lindi ne qytetin e Shkoder, Shqiperi me 1931.
Studimet e larta i perfundoi ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Filologjise.

Per shume vite punoi si mesues i letersise ne shkolla te mesme dhe me vone pedagog i letersise se huaja ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise te Universitetit "Luigj Gurakuqi" - Shkoder.
Nga viti 1972 gjer me 1992, shkrimtar ne profesion te lire duke vazhduar si pedagog i jashtem ne fakultet dhe njekohesisht Kryetar i Deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve per Degen e Shkodres.
Vellimi i pare poetik "Kenga ima" (1954) fitoi cmimin e pare ne Konkursin Kombetar te Letersise. Pastaj me radhe ka botuar vellimet poetike "Melodi malesore", "Jehona malesh", vellimet me tregime "Kandidatja e fundit","Fajin e kishte Besa".

Mbi 40 drama dhe komedi te shfaqura ne te gjithe teatrot profesioniste te Shqiperise si dhe ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni dhe ne diaspore.
Mes tyre: "Fisheku ne paje","Sinjalet e nates","Shpartallimi", "Baca i Gjetajve", "Gjaku i Arberit", "Djem te mbare"- "Ceshtja e Blertes", "Flamur ne dasem", "Rozafa", "Kur flasin zemrat", "Luani i shtepise","Ceshtje familjare" si dhe shume drama per femije, librete operash, operetash.

Heshtja qe te ther shpirtin

Tregime e skica

151 fq.

Shtepia Botuese "Idromeno" Shkoder

1999

"Heshtja qe te ther ne shpirt"


"Mbi dhimbjen, dashurine dhe qendresen eshte ngritur e ardhmja jone si popull e si komb.
Ndaj, kete liber ia kushtoj qytetit tim, Shkodres bujare qe dhimbjes dhe qendreses se kosovareve u hapi madherisht porten e shtepise dhe te zemres,
u fali dashurine e saj te pashembullt."


Fitues i dhjetra cmimeve ne konkurse kombetare.
Laureat i Cmimit te Republikes.

NĖ ULQIN U MBAJT MBRĖMJE AUTORIALE KUSHTUAR SHKRIMTARIT FADIL KRAJA

Shkrimtari qė ka ndėrtuar kullėn e vet polivalente

"Ky kranjan i zgjuar, ky shkodran tipik, ky shqiptar i racės sė epėrme, e ndėrtoi kullėn e vet tė shkrimtarit polivalent me durim, sakrificė, me vullnet e pasion, me bjerrje interesash intime e me fytafytje qė kapėrdihen hera herės me vėshtirėsi", tha shkrimtari dhe kritiku Dashamir Cacaj.

Ulqin - Bashkimi i Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi, Qendra e Kulturės Ulqin dhe Organizata joqeveritare "Harmonia" organizuan tė martėn nė Bibliotekėn e Qytetit nė Ulqin mbrėmjen autoriale kushtuar shkrimtarit Fadil Kraja.
Pėr veprimtarinė e Krajės folėn nė kėtė mbrėmje shkrimtari dhe kritiku Dashamir Cacaj dhe Muhamet Nika.
Sipas Cacajt, personaliteti i Krajės rrezaton mirėsi.
Ai tha se Kraja ėshtė i njohur jo vetėm nė Krajė e Ulqin, Tivar e Cetinė, Tuz e Podgoricė, Shkodėr e Shqipėri, por edhe mė gjerė.
"Ky kranjan i zgjuar, ky shkodran tipik, ky shqiptar i racės sė epėrme, e ndėrtoi kullėn e vet tė shkrimtarit polivalent me durim, sakrificė, me vullnet e pasion, me bjerrje interesash intime e me fytafytje qė kapėrdihen hera herės me vėshtirėsi", tha Cacaj.
Ai tha se Fadil Kraja ėshtė mė shumė se shkrimtar, dukshėm i shquar e me profil qė rrezaton talent dhe pasion.
"Ky personalitet ka plotėsuar disa arterie qė mbajnė nė kėmbė kulturėn mbarėkombėtare. Fadil Kraja nuk ėshtė sozi e askujt, anipse pėlqen dhe pėrēon muzėn mė kualitative krijuese tė pararendėsve tė vet. Fadil Kraja ka zaptuar njė territor tė vetin, territor i cili nuk ėshtė "tapi" e askujt", tha ai.
Ndėrkaq Muhamet Nika e cilėsoi Fadil Krajėn "krenaria e kombit shqiptar" pėr risitė tė cilat i bėn nė formėn e mendimit dhe nė formėn e tė shprehurit.
Ai tha se Fadil Kraja ėshtė ndėr ata krijues qė tėrė kohėn u angazhua pėr njė shoqėri tė hapur shqiptare.
"Pėrmes dramave tė tij e sidomos ato qė janė tė karakterit mitik, Kraja din tė bėjė njė lidhje kohore prej sė kaluarės nė tė tanishmen, duke dhėnė njė vizion edhe nė tė ardhmen", theksoi Nika, duke thėnė se Kraja pėrbėn njė institucion nė vete.
Vetė autori Fadil Kraja nė fjalėn e tij u pėrqendrua nė lidhjet ndėrmjet Shkodrės dhe Ulqinit dhe ndihmėn qė duhet t`i japė Shkodra Ulqinit nė planin kulturor.
"Ulqini ėshtė njė bijė e vjetėr e Shkodrės. Shkodra ėshtė nėna e Ulqinit. Dhe nė qoftė se nėna nuk kujdeset pėr kėtė bijė apo bir tė vetin, atėherė kush duhet tė kujdeset tjetėr?! Tani janė krijuar kushtet qė tė kemi mė tepėr bashkėpunim. Dhe kėto nėntė muajt jashtė verės nė Ulqin duhet t`i gjallėrojmė me veprimtari artistike, letrare, kulturore, e pse jo edhe shkencore", ka thėnė Kraja.
Ai ka shtuar se ēdo shfaqje kulturore, artistike, ēdo aktivitet qė mbahet nė Shkodrė mund tė mbahet njė ditė mė pas edhe nė Ulqin.
Nė emėr tė organizatorėve pėrshėndetėn drejtori i Qendrės sė Kulturės Shaban Gjekaj, kryetari i Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi dr. Gani Karamanaga dhe kryetari i Organizatės joqeveritare "Harmonia", Ibrahim Berjashi.
Mbrėmja u shoqėrua me leximin e disa fragmenteve nga proza e Krajės si dhe pika muzikore.

Nderet qe i takojne nje shkrimtari

Shkoder-"Ne qofte se ne themelet e asaj keshtjelle te madhe te kultures e te artit qe Shkodra i dha Shqiperise kam vene edhe une nje guralec jam dhe do te jem shume i lumtur", keshtu eshte shprehur shkrimtari i njohur shkodran, Fadil Kraja ne diten me te mire per te.

Dramaturgu shkodran eshte vleresuar ne paraditen e te shtunes me dy nga titujt me te medhenj qe mund te marre nje shkrimtar.

Dy tituj nderi i jane akorduar atij nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, dhe nga Presidenti ne detyre i Republikes, Rexhep Meidani. Ne ceremonine e organizuar me kete rast kane qene te pranishem Presindeti Meidani dhe ish kreu i Parlamentit, Namik Dokle si dhe autoritetet me te larta te pushtetit lokal. Ne nje spetakel te organizuar nga Agjensia e Spetakleve "Buna 1" dhe me rregji te Edmond Mhillit, Fadil Krajes i jane dhene titujt e larte "Krenaira e qytetit" nga Keshilli Bashkiak dhe "Mjeshter i madh" nga Presidenti i Republikes.

Autori i 40 pjeseve dramatike i dhjetra poezive tregimeve kengeve, profesor Fadili sic e quajne nje brez studentesh qe ai ka pergatitur, eshte vleresuar lart nga bashkeytetaret e tij, nga artistet, dhe nga majat me te larta te shtetit shqiptar.

Ne skenen e pergatitur rishtazi per kete ngjarje jane ngjitur si ne nje prolog fantastik nje pjese e personazheve te krijuar te Fadil Krajes. Nenemadhja e Tinka Kurtit, Rina e Paskualina Grudes, Pali i Bruno Shllakut qe te tre te ftuar nderi ne kete spetakel kane marre lejen dhe bekimin e shkrimtarit te jene ne skene. "Kudo qe jemi ne, kudo qe eshte pena e Fadil Krajes ne jemi krijesat e tij", eshte shprehur artistja Tinka Kurti. Per minuta te tera ne skenen ku Kraja i dha jete krijimeve te tij, jane interpretuar nga aktoret Tinka Kurti, Bruno Shllaku, Paskualina Gruda, Ndreke Prela, Gjon Kola, Agron Dizdari fragmente nga dramat e Fadil Krajes, "Gjaku i Arberit", "Ceshtja e Blertes". Ndersa montazhet poetike dhe fragmentet dramatike jane gershetuar me interpretimet klasike muzikore te Irena Mhllit, Mimoza Rakaj, Fatos Mataj e Romina Drasatit duke i dhene keshtu spetaklit ate klas qe i mungonte prej kohesh skenes te "Migjenit".

Pena e dramaturgut ne syrin e regjisorit

"Nese ne dramaturgjine shqiptare nuk do te kishte nje Fadil Kraje, atehere drama ne vendin tone nuk do te kishte keto nivele". Keshtu thuhet ne nje nga tekset e letersise ne Universtet. Ne te vertete Fadil Kraja eshte nje nga penat me te ndritura te dramaturgjise tone kombetare. Askush me mire se miku dhe bashkepunetori i tij me i mire, regjisori Serafin Fanko nuk mund te bente nje permbledhje te asaj qe permbledh ne vetvete emri i Fadil Krajes. "Dy vite me pare Fadili me dhuroi nje nga veprat e tij. Ne autograf thuhej: Mikut dhe vellait tim me te mire Serafinit. Dy vjet me vone une keshtu dua t'i drejtohem Fadil Krajes. Mikut dhe vellait tim Fadil Krajes. Te dyve na bashkoi puna jeta gezimet dhe emocionet, perushtimet dhe suksestet e skenes. Me kujtohet se kur nisa studimet per regjizure i dhashe premtimin Fadilit se drama e pare qe do te ve ne skene do te jete e tij. Ne 1967 vume ne skene "Fisheku ne paje" qe na garantoi nje sukses te madh qe te dyve", eshte shprehur regjizori Fanku. Fadil Kraja e ka nisur jeten e tij artistike si poet dhe si i tille eshte bere i njohur ne rrethet letrare te kohes. Pas nje fare pjekurie artistike autori i dedikohet dramaturgjise ku dhe do t'i jape skenes shqiptare pjese te mrekullueshme te interpretuara nga Ndreke Luca, Tinka Kurti, Ndreke Prela, Lec Bushati, Vitore Nino, Paulin Lacaj, Rikard Ljarja Tano Banushi. "Baca i Gjetajve", "Dashuria e trojeve tona", "Gjaku i Arberit", "Ceshtja e Blertes", "Luani i shtepise" per 30 vite do te marrin duartrokitjet e fuqishme te spektatoreve shqiptare dhe jo vetem te atyre. Zelli dhe emocioni i poetit do te transmetohen tashme ne drama. Madje ne drama autori vednos plot momojoge ne vargje cka deshmojne edhe talentin e tij te ralle. DRamat e Fadil Krajes japin historine e shqiptareve, pershkohen nga ndjenja patriotike, nga etja per liri dhe per dinjitet njerezor larg te keqes dhe antivlerave te kohes. "Me kujtohet premiera e "Baces te Gjetajve". Jepej me 16 prill 1979 te nesermen e termetit te madh. Salla e Teatrit "MIgjeni" ishte e tejmbushur. Ne mes te shfaqjes ndodhi nje lekundje e vogel termeti. As njerezit as aktoret nuk u kujtuan per te. Perkundrazi cdo gje vazhdoi e qete. E dhame ate drame ne 27 qytete shqiptare dhe nje vit me vone ne Gjakove. Salla atje ushtonte nga thirrjet. Ne Presheve nje plak i ndezur nga batutat e Fadil Krajes te interpretuara nga i madhi Ndreke Luca doli ne skene dhe i vuri qeleshen e ti aktorit. Ndreka e mbajti ate qeleshe dhe ate dite tha "Dua te varrosem me kete qeleshe". Amaneti u mbajt" tregon Serafin Fanko. Ne skene FAdil Kraja ka krijuar me mijera personazhe.

Por nuk jane vetem dramat pjese e vetme e krijimtarise te Fadil Krajes. Ai eshte edhe tregimtar. "Kandidatja e fundit" dhe "Heshtje qe te ther shpirtin" jane dy prej vellimeve me tregime te tij ndersa e provoi penen e tij edhe ne zhanrrin e romanit. "Britma e nje gruaje" eshte romani i tij qe u vleresua shume nga kritika. Po keshtu Fadil Kraja shkruan dhe boton me sukses ne gjuhen italiane veprat "L'aquila ferita" dhe "La gravidanza ferita" te botuara ne Rome dhe ne Firence.

Nder dhe vleresim

Dramaturgu Kraja ka marre nje pjese te atij vleresimi qe meriton. Keshilli Bashkiak i qytetit i ka dhene atij titullin e larte " Krenaria e qytetit". Titulli i eshte dorezuar nga nenkryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Shqau. Ne motivacionin e ketij titulli thuhet: "Shkrimtarit, dramaturgut qytetairt qe me vepren e tij shenoi vazhdimesine e tradites dhe te vlerave te kultures shkodrane".

Nderkohe qe Fadil Kraja ka marre edhe dekoraten tjeter te dorezuar nga Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani. Ne Urdherin "Meshter i nadh" thuhet "Per nje veprimtari te shquar letrare si shkrimtar, dramaturg dhe krijues i mbi dyzet pjeseve te shfaqura ne Shqiperi, KOsove, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne diaspore duke ngirut lart traditat e kutures dhe te artit atdhetar te Teatrit te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise". Ndersa Presidenti Mejdani nuk ka kursyer komplimentet per shkrimtarin. "Suksese per talentin , perkushtimin vene ne dispozicion te qytetarise shkodrane. respekt force dhe lavdi per qytetarin shkodran dhe per qytetarine shkodran.

 

Fadil Kraja “restauron bustin e thyer tė Migjenit”

Mbretėresha e skenės shqiptare Tinka Kurti, pa “kurorėn” e mirėnjohjes dhe vlerėsimit nga institucionet e qytetit tė saj.

Njė shtet qė nuk investon pėr artin dhe kulturėn, ėshtė i destinuar tė vdesė.

      U desh pikėrisht 29 qershori 2002, qė teatrit “Migjeni” t’i rikthehet personaliteti i humbur i udhėve tė hirosura tė harrimit me dashje, apo pa dashje. Dhe ėshtė pikėrisht zoti Fadil Kraja, qė me forcėn e tij krijuese, me dinjitet qytetar “restauron bustin e thyer tė Migjenit tė pavdekshėm”. Falė organizimit dhe mbėshtetjes sė agjensisė sė spektakleve Buna 1, z. Arben Mazi, Shkodrės i rikthehet krenaria e nėpėrkėmbur, e pėrgjumur. Skena e teatrit “Migjeni” gjėmoi nga zėri i mbretėreshės sė skenės shqiptare, Tinka Kurti, artistit tė madh, Ndrek Prelės. Gjithashtu nga aktorėt Bruno Shllaku e Paskualina Gruda, tė cilėt kanė 11 vjet qė pėrjetojnė fatin e emigrantit. Teatri “Migjeni”, shtėpia e artistėve tė mėdhenj gjithnjė ka qenė mikpėritėse, ku ka pritur dhe ka pėrcjellė nga gjiri i saj plot yje tė pashuar. Dhe pikėrisht mė 29 qershor shtroi sofrėn e vlerave, njeriu i thjeshtė, fjalėpak, pendėrėndė, Fadil Kraja.

      Faleminderit Fadil, qė me biēikletėn tėnde rrangalle, ku ece nėpėr rrugėt e Shkodrės tė prishura e me pluhur, le gjurmė tė arta. Dhe gjurmėt e tua ftuan kreun e Shtetit Shqiptar, z. Rexhep Mejdani pėr tė ardhur nė sofrėn e madhe tė artit shiptar, tė shijojė ėmbėlsinė e dhimbjes sė popullit shqiptar, nėpėrmjet vlerave tė Krijimtarisė Krajane, e cila ngjason me tragjeditė e Eskilit, Europidit, Sofokliut, e pse jo, edhe me dramaturgun e madh Shekspirian, ku “Makbethi” shuan ethet pėr pushtet, kurse dramaturgu i madh Krajan, me penėn e tij mjeshtėrisht “lufton”, ethshėm pėr identitet. Fadil Kraja gatuan nė magjen e emocioneve lotė tė pastėr njerėzor. Dhe tė gjithė lexuesit dhe spektatorėt gėlltisin njė copė kafshatė nė lotin e kristaltė tė apelit mė njerėzor:

- Jemi Arbėr, dhe si tė tillė duam tė jetojmė nė paqe. Mjaft me padrejtėsi ēnjerėzore! Mjaft me racizėm! E duam jetėn, ta jetojmė si shqiptarė me identitetin tonė.

      Dhe aktorėt e mėdhenj tė skenės shqiptare, interpretojnė nė prehėr tė “Migjenit” vargje nga rilindasit tanė, tė pėrlotur nga kėto “qėnie” tė gjalla, historikisht rrotullimė e fatkeqėsive kombėtare. Spektatori i zgjedhur nė sallė (qė pėrbėn elitėn e kulturės shkodrane e shqiptare), duartroket dhimbjen e tij, e derdh lot malli, pėr pamundėsinė e mundėsisė pėr pėrballimin e (???) tė pazhgjidhura. Salla brohoret nga duartrokitjet, qė aq shumė i kanė munguar “Migjenit”.

      Bukurinė kėtij spektakli ia shtoi edhe “garnitura” e mexosopranove Rita Ranko, Mimoza Rakaj, violonēelisti Fatos Mataj dhe Irena Mėhilli koncertmaester, qė u duartrokitėn ngrohtė pėr mjeshtėrinė e interpretimit. Nuk mund tė kuptohej i plotė  ky eveniment i fenomenit Krajan pa referimin e Artistit tė Popullit, Serafin Fankos, i cili pasqyroi udhėn e gjatė tė krijimtarisė sė letrave tė Fadil Krajės, qė janė si mė poshtė:

 

Krijimtaria letrare e Fadil Krajės
Poezi

Kanga ime
Melodi malėsore
Jehonė malesh
Hije tė paska
Ndodhitė e Nereidės
Bjer topuz
Prozė
Kandidatja e fundit
Fajin e kishte “Besa”
Heshtja qė tė ther shpirtin
L’aquila ferita
La gravidanza ferita
Britma e njė gruaje (roman)
Drama e komedi
Fisheku nė pajė
Shpartallimi
Baca i Gjetajve
Dashuria e trojeve tona
Dy drama
Luani i shtėpisė
Nata e fundit
Jorgani
Gjaku i arbėrit
Sinjalet e natės
Ēėshtja e Blertės
Djem tė mbarė
Fundi i njė komedie
Flamur nė dasėm
Kur flasin zemrat
 

Drama pėr fėmijė, librete operash e operetash, etj.

Nė udhėtimin plot “luftė” emocionesh, tė traditės puro shqiptare, Fadil Kraja vjenė sėrish i freskėt, krenar me “Gjakun e Arbrit”, ku aktorėt Tinka Kurti, Gjon Shllaku, P. Gruda, Agron Dizdari, Gjon Kola, etj., interpretuan pasazhe nga kjo dramė, e cila krijoi ilaritet nė sallė, pasi damarėt tanė kullojnė gjak shqiptari, dhe fatet tona i kėrkojmė udhėve tė botės, pėr njė copė bukė. Dhe kur vdesim (edhe tė vdekur), kėrkojmė njė pėllėmbė tokė shqiptare tė prehemi tė qetė, pa na pėrēmuar kush si endacakė. Dhe kėto emocione tė forta na i rikujton pena e Fadil Krajės, me “Gjakun e Arbrit”, i cili ėshtė qeliza mė e pastėr, mė e shėndoshė, mė e dhimbshme e fateve tė kombit shqiptar. Dhe padyshim Fadil Kraja ėshtė  dramaturgu mė i madh shqiptar, sepse pa frymėmarrjen e artit tė tij, letėrisa dhe arti skenik do tė ishte njė distrofik i pashėruar. Pa Fadilin, letėrisa shqipe do tė ishte njė zbrazėti, qė as shekujt e ardhshėm s’mund ta mbushin. Fadil Kraja, edhe pse mbi supe mbart peshėn e 70 viteve, ėshtė gjigandi “fantazėm” qė na ka dhuruar me veprat e tij identitetin shqiptar. Atė qė realisht neve na mungon edhe sot, ku shpesh herė shqiptarėt janė refugjatė nė shtėpitė e tyre, duke harruar edhe doket, edhe zakonet shqiptare. Dhe kjo besoj se ju kujtohet qindra, mijėra shpektatorė qė kanė parė dramat “Baca i Gjetajve”, “Fisheku nė pajė”, etj., etj. Tė shkruash pėr veprat e Fadil Krajės duhet tė fluturosh nė autostradėn e pafund tė magjisė sė fjalės, qė askush s’do ta merrte guximin t’i vinte semafor, sepse askush s’i jeton dy jetė. Kurse Fadili ėshtė i pėrjetshėm nė veprat e tij. Prandaj F. Kraja do tė mbetet strategu mė i fuqishėm nė letėrsinė shqipe, (sidomos nė dramaturgji). Dhe gjithmonė do tė quhet “fantazma” e kėshtjellės sė njerėzve tė mėdhenj, qė dinė tė bėjnė Epokė, me mendjen dhe trurin e pazėvendėsueshėm pėr kombin e tij. Dhe pėr tė gjithė kėto vlera tė z. Kraja u bė ceremonia e nderimit e shkrimtarit dhe dramaturgut Fadil Kraja. Kėshilli bashkiak i qytetit tė Shkodrės e vlerėson:

“Krenaria e Qytetit”

      E falenderojmė Kėshillin bashkiak pėr vlerėsimin qė i dha z. Kraja, sepse ai e meritonte kohė mė parė, por “radha” ndėrrohet sipas “shijeve”, jo sipas vlerave. Por mos harroni zotėri bashkiakė, se mbretėreshės sė skenės shqiptare, Tinka Kurtit i mungon “kurora” e respektit dhe mirėnjohjes nga institucionet e qytetit tė saj, ku ka dhėnė gjithēka qė mund tė japė njė gjeni siē ėshtė znj. Tinka. E pazėvendėsueshme dhe e pa arritshme nė tė gjitha planet e interpretimit skenik e kinematografik.

      Do tė ishte nė nderin e qytetit tė Shkodrės qė znj. Tinka Kurti tė marrė atė ēka meriton. Megjithatė po rikthehemi sėrish tek z. Kraja, pasi Presidenti i R.SH., z. R. Mejdani, ka vendosur ti mbarojė tė gjitha dekoratat (qė kanė tepruar qysh nė kohė tė Partisė sė Punės) pėr t’i vėnė nė gjoks. Dhe njė tė tillė ia vuri edhe nė gjoksin e imėt tė Fadil Krajės, ku mendja e ndritur e Fadilit s’e asimilon dot. Megjithatė Presidenti e dekoron me “Mjeshtėr i Madh”.

       Nuk e di ēfarė simbolizon ky titull? Fadil Kraja ėshtė shkrimtar, dramaturg, nuk ėshtė mjeshtėr veprash ndėrtimi apo hidrocentralesh. Dhe shkrimtarėve mund t’i jepen tituj, me emra shkrimtarėsh tė mėdhenj qė kombit tonė s’i kanė munguar qysh nė Rilindje, si Naimi, Fishta, Koliqi, Konica, Noli, Camaj, etj. Ndodh njė fenomen i ēuditshėm me vlerėsimet qė bėn shteti shqiptar. Kėngėtarėve, mjeshtrave tė muzikės, i jepet ēmimi i madh “Naim Frashėri” i artė, nė vend qė tė respektohen personalitetet e fushės sė muzikės, (siē i ka gjithė bota). Kurse shkrimtarėt apo shkencėtarėt vlerėsohen me “Mjeshtėr i Madh”. Megjithatė, kėshtu e mendojnė ata, dhe ne duhet t’i besojmė dhe tė “gėzohemi” se shteti kujtohet mė nė fund pėr vlerat e mirėfillta tė artistėve tė tyre. Ky respekt ėshtė njė sllogan i radhės, njė mashtrim flagrant, pėr t’i mbyllur gojėn shkrimtarėve dhe artistėve, kėtij kontigjenti mė tė varfėr tė shoqėrisė shqiptare. dekoratat apo vlerėsimet siē i quan shteti ynė, janė objekt pa vlerė, pasi kėta artistė s’kanė nevojė pėr stimuj moralė, se i ka ikur koha “letrave” pa vlerė. Artistėt kanė nevojė pėr stimuj materialė, pėr investime, sepse vlerėsimet mė tė sinqerta ia jep lexuesi dhe spektatori. Juria mė e mirė ėshtė Koha me jetėgjatėsinė e saj, duke i bėrė tė pėrjetshėm. Ashtu sikurse drama e Fadil Krajės “Gjaku i Arbėrit”. Megjithėse kėta njerėz mendjendritur, kėnaqen me thėrrimet qė marrin nga pensionet, sa pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Kjo ėshtė fytyra e shtetit shqiptar. Paga vjetore e njė shkrimtari si F. Kraja apo e njė artisteje tė madhe si T. Kurti, ėshtė e barabartė me pagėn mujore tė njė ministri tė shtetit shqiptar, apo tė njė deputeti. Ky ėshtė njė fakt i hidhur, por i vėrtetė. Megjithatė, shpirtin e ndjeshėm e tė madh tė shkrimtarit dhe artistit, nuk e shterr hipokrizia, as fukarallėku i tyre. Dhe shteti njė ditė do ta kuptojė, se njė shtet qė nuk investon pėr artin dhe kuturėn, ėshtė idestinuar tė vdesė. Kurse artistėt thonė: Investoni pėr artin dhe kulturėn, qė tė keni identitet!


 

 

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim