Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Haxhi Shabani

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

HAXHI SHABANI haxhish@hotmail.com
Rrėnjėt dhe degėt e njė letėrsie

Shqipja e kėrcėnuar nėse nuk merren masa
INTERVISTĖ ME POETIN DHE GAZETARIN HAXHI SHABANI
NJĖ VĖZHGIM RRETH POEZISĖ SĖ HAXHI SHABANIT NĖ LIBRIN
 

Haxhi Shabani lindi, mė 9 qershor 1963 nė Anė tė Malit-Ulqin. Shkollėn fillore dhe tė mesme e kreu nė Ulqin. Fakultetin Filozofik, Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe e kreu nė Prishtinė, mė 1987. Gjatė studimeve pėr sukses tė shkėlqyeshėm shpallet “Student i Dallur”.

Me krijimtari letrare filloi tė merret qysh nė shkollė tė mesme, gjatė fillimit tė viteve tetėdhjeta, duke botuar fillimisht poezi nė revistėn “Koha” qė botohej nė Titograd (Podgoricė). Nė studime nė Prishtinė botoi poezi nė revistat: “Zėri i rinisė”, “Bota jonė”, “Fjala” etj. Interesimin pėr punėn shkencore e filloi gjatė viteve tė fundit tė studimeve (1986/87), duke botuar  artikuj gjuhėsorė  nė “Bota jonė” e “Zėri i rinisė”. Diplomoi nė vitin 1987 me temėn “E folmja e Anės sė Malit nė sistemin fonetik e morfologjik”, duke u vlerėsuar me sukses tė shkėlqyeshėm. Pas pėrfundimit tė studimeve  botoi leksikun e frazelogjinė gjuhėsore nga Ana e Malit dhe Ulqini si dhe artikuj gjuhėsorė pėr bilinguizmin nė Ulqin dhe Tuz nė revistat  “Gjuha jonė”, “Studime albanologjike”, “Rilindja”,  “Fati”, “Shkodra ndėr shekuj” etj. Gjithashtu analizoi nga aspekti dialektologjiko-gjuhėsor  tekstet e shkrimtarėve bejtexhinjė nga Ulqini: Ali Riza Ulqinaku dhe Hysejn  Bushati. Mori pjesė nė takime tė ndryshme shkencore si nė Prishtinė, Ulqin, Shkodėr etj. Ndjek studimet pasuniversitare nė Degėn e Gjuhės Shqipe, nė Prishtinė. 

Nė fushė tė krijimtarisė letrare botoi dy pėrmbledhje me poezi: “Tė kėrkoj” (1987) dhe “Natė e portokalltė” (1998). Ėshtė pėrfshirė nė pėrzgjedhjen e shkrimtarėve shqiptarė nė Mal tė Zi “Dritaren lėre hapur”, botuar nga Art Club, nė vitin 1998. Ėshtė pėrfshirė po ashtu nė vėllimin poetik  pėrzgjedhės nė shqip e anglisht “Manifestimi letrar ndėrkombėtar Ditėt e Naimit 2000”.  Nė takimin ndėrkombėtar letrar “Ditėt e Naimit” qė organizohet nė Tetovė, nė vitin 2001 pėr poezinė “Amerika mė merr mė tė mirė” shpėrblehet me ēmimin e parė “Qiriu i Naimit”.

Nė fushė tė gazetarisė nisi tė botojė qysh nė fillim tė studimeve nė fakultet. Intenzivisht me gazetari merret qysh nė fillim tė viteve nėntėdhjeta. Ishte korrespondent i disa gazetave, revistave e agjencive nga Prishtina. Pastaj gazetar, lektor e redaktor i disa revistave nga Ulqini dhe i Radio Ulqinit. Qysh nė vitin 1998, punon gazetar-korrepondent nga Ulqini nė Redaksinė Shqipe tė Televizionit tė Malit tė Zi. Nė televizion realizoi disa portrete dokumentare si pėr shqipėruesin e “Biblės”, dom Simon Filipaj dhe pėr  ndihmesėn e Bajram Rexhės nė arsim, kulturė, politikė etj. Ėshtė analist nga Mali i Zi i revistės mujore “Ekskluzive”. Nė Ulqin udhėheq kurse tė gazetarisė pėr fėmijė e tė rritur.   
Punon e jeton nė Ulqin.
 

Rrėnjėt dhe degėt e njė letėrsie

Rrėnja dhe dega
Ky libėr ėshtė projektuar si i kėtillė qė t`u vijė nė ndihmė nxėnėsve tė shkollės fillore pėr tė mėsuar autorėt e letėrsisė shqiptare tė cilėt jetojnė apo janė me origjinė nga Mali i Zi. Si rrjedhim, shkollat dhe institucionet pėrkatėse ministrore do tė duhej tė kenė reagimin e duhur pėr ta bėrė kėtė libėr pjesė tė teksteve shkollore. Nė anėn tjetėr, ky ėshtė vetėm njė nga librat e duhur nė shėrbim tė krijimit tė nxėnėsit shqiptar nė Malin e Zi me dije e kulturė si tė gjithė bashkėmosharėt e tyre nė kėtė vend.
Letėrsitė e ndryshme nė botė, sa i pėrket vendeve e shteteve, gjuhėve dhe rajoneve nė tė cilat janė krijuar kanė histori nga mė tė ēuditshmet. Thuhet zakonisht se janė qendrat tė cilat prodhojnė vlerat mė tė larta nė kulturė e letėrsi. Por, duke pasur parasysh ndryshimet kronologjike, kur njė qendėr mund tė bėhet periferi dhe anasjelltas dhe nė kohėn aktuale kur tashmė realisht njė shkrimtar mund tė bėjė letėrsi pėr ēmimin Nobėl edhe duke jetuar nė njė ishull, ėshtė relativizuar edhe mė shumė pohimi se vetėm qendrat mund tė krijojnė vlerat e vėrteta letrare. P.sh. nė qoftė se Parisi deri vonė mund tė konsiderohej qendra kryesore e letėrsisė, aktualisht Londra e Nju Jorku, mund tė jenė mė pėrpara.
Nė rrafshin shqiptar, nėse mund tė thuhet se janė Tirana e Prishtina tė cilat pėrbėjnė qendrat kulturore shqiptare, nuk do tė thotė se tė kėtilla kanė qenė gjithnjė. Po pėrmendim rolin nė kėtė drejtim qė e ka pasur Shkodra nė kulturė e letėrsi, deri nė vitet e pasluftės sė dytė Botėrore. Po tė mos ishin, sidomos autorėt shkodranė nė letėrsinė shqiptare: Fishta, Camaj, Koliqi, letėrsia shqiptare do tė kishte njė pamje tjetėr, sigurisht mė tė zbehtė. Por, po t`i relativizojmė kufijtė politikė tė vendeve shqiptare, gjeografikisht Ulqini ėshtė nė mes tė vendeve shqiptare. Dhe ky mes qė pastaj mund tė dalė se ka qenė pikėrisht i destinuar qė tė jetė vend ku ka nisur tė bulojė pėr herė tė parė letėrsia shqipe, ka mbėshtetje nė njė fakt qė tashmė ėshtė i pranuar gjerėsisht nga personalitetet mė tė njohura tė shkencės sė albanologjisė. Fjala ėshtė pėr pohimin se autori i parė i gjuhės shqipe, Gjon Buzuku ka lindur dikund nė trekėndėshin Ulqin - Tivar - Shkodėr. Pėrpos kėtij fakti, dėshmia mė e hershme pėr mundėsinė e tė folurit dhe tė shkruarit shqip e Atė Brokardit e ka vulėn e vitit 1333 dhe tė qytetit tė Tivarit, na bėnė tė relativizojmė edhe mė shumė se pjesa e letėrsisė shqipe qė ėshtė krijuar, sot nė kuadėr tė kufijve politikė tė Malit tė Zi, ėshtė periferike. Realisht libri i parė i gjuhės shqipe “Meshari” i Buzukut sė bashku me dėshminė e Atė Brokardit, mbase tė parėn pėr gjuhėn shqipe dhe fakti i ekzistimit tė qendrės sė kulturės dhe letėrsie si rrjedhim, na bėnė qė tė pohojmė me siguri se epitetet kulturė e letėrsi periferike apo tė skajshme pėr kėto vende: Shkodrėn e Ulqinin luhatėn pėrfundimisht. Prandaj, nė diskutimin e ēėshtjes se kush ėshtė apo ishte qendėr e periferi nė letėrsinė e kulturėn shqiptare, mund tė thuhet, duke u nisur nga ky kėndshikim i problemit, se pikėrisht aty ku sot mund tė thuhet se janė degėt e letėrsisė nė nisjen e lindjes sė kėsaj letėrsie, ishin rrėnjėt.

Dy degėt e origjinės
Duke kėmbėngulur nė gjetjen e rrėnjėve tė vėrteta, mund tė vėrejmė se edhe bimėt, drunjtė, p.sh, kur shikojmė degėt e njė lisi, aty gjejmė edhe rrėnjėt e tij. Nė kėtė drejtim mund tė shikohet edhe letėrsia e sotme shqiptare qė ėshtė shkruar nga shqiptarėt qė janė me origjinė nga vendet shqiptare nė Malin e Zi, apo jetojnė kėtu.
Pikėrisht shkrimtarėt qė kanė hyrė nė librin me titullin “Dega e njė trungu” pėrzgjedhur nga shkrimtari Hajro Ulqinaku e vėrtetojnė sidomos dy emra: Esat Mekuli dhe Rexhep Qosja. I pari, nė krijimtarinė e tij tė hershme vjen me nota nostalgjike pėr vendin e tij tė origjinės, kurse mė pastaj shndėrrohet nė emėrues tė pėrbashkėt tė ideve, qėllimeve tė gjysmės sė pjesės mė tė dhimbshme shqiptare, qė ėshtė Kosova. Esat Mekuli me poezinė e tij do tė jetė artikuluesi i pėrjetimeve individuale tė shqiptarėve tė Kosovės dhe i fatit tė pėrgjithshėm tė saj, por mė nė fund ai do tė jetė edhe pėrjetuesi i zhgėnjimeve tė mėdha. Kurse nė planin kulturor, arsimor, mediatik e shkencor Esat Mekulit i njihet merita e themeluesit, pionierit tė institucioneve pėrkatėse nė Kosovė.
Emri tjetėr, qė po ashtu rrjedh nga trevat shqiptare nė Malin e Zi, Rexhep Qosja, aktualisht ėshtė padyshim njė nga njerėzit mė me kulturė shumėplanshe qė nga letėrsia e deri te filozofia nė tėrė hapėsirėn shqiptare. Ndihmesa e tij nė studimet letrare mund tė matet me arritjet e institucioneve nė nivel evropian. Kurse veprimtaria e tij e pastėr imagjinative letrare, me befasitė nė metodologji dhe pėrmbajtje, mund tė merret si model sesi duket shkruar pėrballė njėtrajtshmėrisė qė letėrsisė shqiptare ia ka marrė frymėn.
Tė dy kėto personalitete tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare dhe mė gjerė: Esat Mekuli dhe Rexhep Qosja kanė arritur qė tė bėhen emra tė pashmangshėm nė fushat e kulturės shpirtėrore shqiptare dhe asaj tė Kosovės nė veēanti, edhe pse kanė lindur nė periferinė gjeografike tė sotme shqiptare.
Dy shkrimtarėt e tjerė pėrfshirė nė kėtė libėr: Hajro Ulqinaku dhe Nol Berisha kanė hyrė nė letėrsinė shqiptare pikėrisht falė trajtimit tė duhur letrar tė mjediseve nga vijnė: i pari nga bregdeti dhe i dyti nga malėsia. Kėta dy autorė zėnė vendin e tyre nė letėrsi, duke u bazuar nė faktin e pasurimit tė letėrsisė me tema, personazhe, ngjarje e mjedise nga vijnė. Dy autorėt e tjerė: Asllan Bisha dhe Ibrahim Berjashi vijnė nė kėtė pėrzgjedhje pėr tė dėshmuar se letėrsi shqipe ėshtė shkruar nė Malin e Zi edhe atėherė kur gazetėn nė gjuhėn shqipe ėshtė dashur ta mbėshtjellėsh me njė gazetė nė gjuhėn serbokroate, siē quhej atėherė. Ata tė dy sė bashku, reflektojnė nė veprat e tyre motivin e vendlindjes, duke sjellė aromėn e bregut tė Bunės dhe Liqenit tė Shkodrės (anėn e kėndejme). Pėrfshirja nė kėtė libėr e Zuvdija Hoxhiqit - Berishės, dėshmon pėr ekzistimin e situatave jotipike nė letėrsi. Ky autor i cili nuk shkruan nė shqip, por qė temat, personazhet, ngjarjet i ka shqiptare dhe ėshtė shkrimtari, i cili pothuajse, tė gjitha veprat i ka tė pėrkthyera nė shqip, ka botuar romanin “Viti i Gucisė” pėr ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenit, nė kohėn kur ajo ngjarje ishte e anatemuar nė ish-Jugosllavi. Dhe sė fundi, inkuadrimi edhe i disa autorėve tė tjerė, besoj ka si pretendim formimin e pasqyrės sė plotė pėr degėn e njė letėrsie, siē ka dėshirė ta quajė autori i pėrmbledhjes, Hajro Ulqinaku.
Shkrimtarėt qė janė me origjinė nga trevat shqiptare nė Mal tė Zi, por qė krijimtarinė e tyre e kanė zhvilluar nė Prishtinė dhe ata qė jetojnė nė kėto treva pėrbėjnė dy degėt e njė letėrsie tė pėrbashkėt qė ėshtė letėrsia shqipe, kurse pesha e secilės degė edhe pse nuk ėshtė e njėjtė, ndikojnė qė tė krijojnė drejtpeshimin e tėrė drurit tė letėrsisė nė tėrėsi.

Roli i doracakut
Libri “Dega e njė trungu” e cila iu kushtohet lexuesve tė moshės fėmijėrore dhe tė rinjve ka si njė nga qėllimet qė tė mbulojė sadopak atė boshllėkun qė ekziston sa u pėrket botimeve tė teksteve letrare tė autorėve tė vendlindjes pėr nxėnėsit shqiptarė nė Malin e Zi. Nė bazė tė plan-programeve shkollore parashikohet qė pėr autorėt e mjedisit ku jetojnė nxėnėsit tė kenė orė tė posaēme, rreth 20% tė tyre. Ky libėr ėshtė projektuar si i kėtillė qė t`u vijė nė ndihmė nxėnėsve tė shkollės fillore pėr tė mėsuar autorėt e letėrsisė shqiptare tė cilėt jetojnė apo janė me origjinė nga Mali i Zi. Si rrjedhim, shkollat dhe institucionet pėrkatėse ministrore do tė duhej tė kenė reagimin e duhur pėr ta bėrė kėtė libėr pjesė tė teksteve shkollore. Nė anėn tjetėr, ky ėshtė vetėm njė nga librat e duhur nė shėrbim tė krijimit tė nxėnėsit shqiptar nė Malin e Zi me dije e kulturė si tė gjithė bashkėmosharėt e tyre nė kėtė vend.
Mr. Haxhi Shabani
 

Shqipja e kėrcėnuar nėse nuk merren masa

Para disa ditėsh doli nga shtypi libri “Rrezikimi i gjuhės shqipe” i mr. Haxhi Shabanit, nė tė cilin ai trajton problemin e dygjuhėsisė te shqiptarėt e Ulqinit. Duke u bazuar nė treguesit e ndryshimeve qė kanė ndodhur vetėm pėr njė dhjetėvjeēar, Shabani parashikon tė ardhme tė errėt tė gjuhės shqipe,nėse nuk ndėrmerren masa tė gjithanshme e tė menjėhershme. Madje, sipas tij, nėse prirjet e rrezikimit vazhdojnė, duhet pritur qė gjuha shqipe nė Malin e Zi tė bėhet gjuhė jashtinstitucionale.Koha javore: Z. Shabani, vetėm disa ditė mė parė ka dalė nga shtypi libri Juaj me titull “Rrezikimi i gjuhės shqipe”, ku Ju trajtoni problemin e gjuhės shqipe nė komunėn e Ulqinit. Cili ka qenė motivi pėr tzu marrė me kėtė problem socio-linguistik deri tani pak apo gati aspak tė trajtuar?H. Shabani: Motivet qė mė kanė shtyrė tė merrem me dukurinė e dygjuhėsisė te shqiptarėt e Ulqinit, gjegjėsisht problemet e pozitės sė gjuhės shqipe nė Ulqin e mė gjerė nė nivel tė Malit tė Zi janė disa, por dy janė kryesoret.
Sė pari, shqiptarėt e qytetit tė Ulqinit, por edhe nė nivel tė Malit tė Zi, janė popullatė dygjuhėsore qė do tė thotė se pėrveē gjuhės shqipe flasin e shkruajnė edhe nė gjuhėn malazeze. Duke u nisur nga fakti se sidomos nė mjediset urbane dhe gjysmurbane shqiptarėt janė subjekte dygjuhėsore, jam nisur me synimin qė tė hulumtoj faktin se cila ėshtė pozita e gjuhės shqipe kur ajo paraqitet si gjuhė e dygjuhėsorit - subjektit shqiptar. Kėrkimet nė kėtė fushė i kam nisur me qytetin e Ulqinit, duke pasur parasysh se dygjuhėsia nė kėtė qytet ėshtė dukuri dhe proces veprues.
Dhe sė dyti, motivi tjetėr ėshtė fakti se gjuha shqipe, sidomos deri me miratimin e Kushtetutės sė re tė Malit tė Zi, pėrjashto ndonjė ligj si ai i arsimit, ku ajo pėrmendet fragmentarisht, nuk ka qenė e pėrfshirė brenda kornizave ligjore. Dhe si e tillė ėshtė e vetėkuptueshme se pozita e gjuhės, sikurse ndodh edhe nė fusha tė tjera kur mbetet jashtė institucioneve, pėrfundon nė mėshirėn e fatit.
Koha javore: Ēfarė metodologjie keni pėrdorur pėr hulumtimin e temės?
H. Shabani: Libri “Rrezikimi i gjuhės shqipe” ėshtė rezultat i studimit tė magjistraturės shkencore me titullin “Dygjuhėsia te shqiptarėt e Ulqinit”. Nė studimet aktuale sidomos nė fushė tė sociolinguistikės i kushtohet njė kujdes i veēantė hulumtimit nė terren. Sidomos nė kėrkimet nė fushė tė dygjuhėsisė ėshtė e domosdoshme qė tė zhvillohen anketa, intervista dhe vėzhgimi vetiak i studiuesit pėr tė vėrtetuar treguesit e kėsaj dukurie nė realitet. Kjo nėnkupton vjeljen e mendimeve tė subjekteve tė moshave e profesioneve tė ndyshme pėr pėrdorimin e gjuhės amtare dhe gjuhės sė dytė.
Unė kam realizuar shumė anketa me subjektet shqipfolėse tė cilat nė mėnyrė anonime janė pėrgjigjur se kur pėrdorin njėrėn dhe kur gjuhėn tjetėr, pra kur ndėrrojnė kodin-zėvendėsojnė gjuhėn bazė me gjuhėn e dytė.
Nė tė njėjtėn kohė kam vjelė situata gjuhėsore nga jeta reale, duke i regjistruar besnikėrisht pėrdorimet e kėtilla qė nga bisedat joformale private deri te pėrdorimet me shkrim tė dygjuhėsorėve.
Koha javore: Nė ēfarė pėrfundimi keni arritur? Sa ėshtė e rrezikuar realisht gjuha shqipe nė komunėn e Ulqinit dhe cilat janė rreziqet qė i kanosen asaj?
H. Shabani: Pėrfundimi themelor i kėtij studimi ėshtė se shqiptarėt e qytetit tė Ulqinit nė vitin 2006 gjuhėn shqipe e pėrdorin pėr 61 herė mė pak se nė vitin 1996. Nė ndėrkohė, gjuhėn malazeze e pėrdorin pėr 50 herė mė shumė. Kėto janė rezultatet e anketės, e cila ėshtė bėrė nė vitet pėrkatėse, nė tė cilėn folėsit e profesioneve dhe moshave tė ndryshme janė pėrgjigjur nė rreth 30 pyetje pėr pėrdorimin me gojė dhe me shkrim tė gjuhės shqipe dhe asaj malazeze.
Rezultatet janė tė befasishme, duke pasur parasysh se ka ekzistuar njė lloj bindjeje se gjuha shqipe mund tė jetė stabilizuar sa i pėrket pėrdorimit tė saj gjatė disa vjetėve tė fundit. Por, nėse kemi parasysh edhe rezultatin e analizave tė materialit gjuhėsor qė i kam studiuar gjithashtu dhe duke u nisur nga parimi se shkenca bazohet vetėm nė fakte, niveli i rrezikimit tė gjuhės shqipe nė Malin e Zi ėshtė mjaft prezent.
Nėse vetėm pėr dhjetė vjetė kemi ndryshime aq tė mėdha, nė vitin 2006 shqiptarėt e Ulqinit e pėrdorin gjuhėn e tyre pėr 61 herė mė pak se nė vitin 1996, atėherė ēfarė do tė ndodhė me pasurinė kryesore shpirtėrore, kulturore e kombėtare qė kanė shqiptarėt e Malit tė Zi, pra me gjuhėn shqipe pas ta zėmė 20 apo 30 vjetėve ?
Parashikimet janė shumė tė errėta, bazuar nė treguesit e ndryshimeve vetėm pėr njė dhjetėvjeēar, nėse nuk merren masa tė gjithashme e tė menjėhershme. Nė kėtė drejtim duhet pėrmendur vetėm njė fakt. Pėr gjuhėn shqipe nė Malin e Zi jepet 0 cent, kurse institucionet ndėrkombėtare pėr shpėtimin e gjuhėve qė janė nė rrezik tė zhduken pohojnė se duhet tė ndahen rreth 100 mijė dollarė nė vit. Njė pėrjashtim nė kėtė drejtim bėn Ministria e Pakicave e cila pėr botimin e kėtij libri ka dhėnė ndihmesėn e saj. Nėse prirjet e rrezikimit vazhdojnė, duhet pritur qė gjuha shqipe nė Malin e Zi tė bėhet gjuhė jashtinstitucionale.
Koha javore: Nė libėr Ju trajtoni problemin e rrezikimit tė gjuhės shqipe nė trevėn e Ulqinit. Po si qėndron ky problem nė trevat tjera ku jetojnė shqiptarėt nė Mal tė Zi?
H. Shabani: Duke pasur parasysh se gjuha shqipe ėshtė tėrhequr nė raport me gjuhėn malazeze gjatė kėtyre dhjetė vjetėve tė fundit nė Ulqin, qė ėshtė qendėr e shqiptarėve nė Malin e Zi, atėherė sipas kėsaj logjike situata pėr shqipen nė trevat e tjera shqiptare mund tė jetė edhe mė e pafavorshme. Por, gjithnjė, duhet qenė tė kujdesshėm para se kjo dukuri tė hulumtohet nė terren me metoda shkencore tė njohura nė kėtė fushė, qė ėshtė objekti i temės sime tė doktoranturės, sepse vetėm atėherė mund tė konstatohet gjendja faktike. Nuk mund tė pėrjashtohet se p.sh. nė Tuz, gjegjėsisht nė Malėsi mund tė kemi edhe ndonjė prirje pozitive sa i pėrket pozicionit tė shqipes pėrballė gjuhės sė dytė, si rezultat i disa zhvillimeve tė fundit nė kėtė trevė nė kėrkim tė indentitetit. Por, sidoqoftė, kjo do tė dalė pas kėrkimeve qė do tzi bėjė dukurisė sė dygjuhėsisė te shqiptarėt nė nivel tė tėrė Malit tė Zi.
Pėr tė tėrhequr njė emėrues tė pėrbashkėt tė kėsaj dukurie, sa i pėrket pozitės sė gjuhės shqipe nė Malin e Zi, ajo do tė bėhet alarmante nėse nuk merren masa tė gjithanshme dhe tė menjėhershme qė nga inistitucionet shtetėrore, kulturore, arsimore, nga bashkėsia e afaristėve e sektorit joqeveritar e deri tek ai i diasporės shqiptare e profesionistėsh nė kėtė fushė.
Unė kam njė propozim tė projektit se si do tė mund tė zhvilloheshin veprimet e duhura qė ėshtė diskutuar nė nivel profesionistėsh, tė cilin mendoj tzia ofroj opinionit publik nė kohėn e duhur.

INTERVISTĖ ME POETIN DHE GAZETARIN HAXHI SHABANI

Poezia ėshtė art elitar
Haxhi Shabani u lind nė vitin 1963 nė Anė tė Malit. Studimet universitare i kreu nė Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Prishtinė nė vitin 1987, ndėrkohė qė ėshtė duke ndjekur studimet pasuniversitare po nė Prishtinė nė Degėn e Gjuhės Shqipe.
Ka punuar si gazetar apo korrespondent pėr shumė media shqipe nė Mal tė Zi dhe nė Kosovė. Aktualisht punon si korrespondent nga Ulqini nė Redaksinė Shqipe tė Televizionit tė Malit tė Zi dhe korrespondent pėr Malin e Zi pėr gazetėn ditore "Zėri" tė Prishtinės. Nė Ulqin mban kurse tė gazetarisė pėr fėmijė dhe tė rritur.
Deri mė tash ka botuar dy pėrmbledhje me poezi: "Tė kėrkoj" nė vitin1995 dhe "Natė e portokalltė" nė vitin 1998.
Qė nga hapja e Programit Studimor pėr Pėrgatitjen e Mėsuesve nė Gjuhėn Shqipe nė Podgoricė, nė shtator tė kėtij viti, ėshtė asistent i gjuhės shqipe.

Koha javore: Z. Shabani, Ju jeni njėri ndėr poetėt shqiptarė nė Mal tė Zi qė me sukses e lėvroni gjininė e poezisė. Ēfarė duhet pėr tė shkruar njė poezi tė mirė?
H. Shabani: Kėsaj pyetje secili nga krijuesit besoj se i pėrgjigjet nė forma tė ndryshme, kėshtu edhe unė. Sė pari, kėtu nuk ka ndonjė rregull tė shkruar se duke ndjekur nje rrugė tė caktuar do tė shkruhet nje poezi e mirė. Nė kėtė drejtim as unė nuk kam njė rrugė tė pėrcaktuar mirė nėpėr tė cilėn po tė shkoj do tė lindė njė poezi me vlera. Nga pėrvoja ime mė kujtohen raste te ndryshme qė mė kanė ndodhur gjatė procesit, gjegjėsisht aktit krijues. Kėshtu kam pasur raste kur njė poezi e kam shkruar nė autobus. Njė poezi tjetėr e kam parė nė ėndėrr dhe ndjenja ka qenė aq e fuqishme saqė jam zgjuar nga gjumi dhe e kam shkruar poezinė ashtu siē e kam parė nė ėndėrr, pra vetėm e kam rishkruar sepse atė e kam ditur pėrmendsh duke e pėrjetuar nė ėndėrr. Kurse kur kam shkruar poezinė "Amerika mė merr me tė mirė", motivin e saj e kam mbajtur me vjet nė mendje e nė ndjenjė, saqė kur e kam shkruar mė duket se jam liruar nga njė barrė e rėndė qė nuk ėshtė vetėm e imja… Kjo poezi qė ėshtė pėlqyer jo vetėm nga kolegėt e mi poetė, por edhe nga lexuesit, e nganjėherė edhe ėshtė keqkuptuar… ka lėnė mbresa gjithandej. Njė shkrimtar nga Ulqini qė jeton nė Evropė, gjatė verės sė shkuar mė tha se kur e ke shkruar kėtė poezi duhet ta kesh pasur fjalėn jo vetėm pėr shqiptarėt e Amerikės… Duket se njerėzit nė kėtė poezi e kanė gjetur veten e tyre. Nė anėn tjetėr ka poezi tė cilave ju rikthehem disa herė, si pėr ta saktėsuar ndonjė ide apo mendim, pėr tė nuancuar ndonjė fjalė a togfjalėsh, sidomos nė aspektin gjuhėsor, ku pėrpiqem tė punoj me gjuhėn, gjė qė rrjedh mbase edhe pėr faktin se thelbėsisht nė mua jeton poeti dhe gjuhėtari. Nė kėtė drejtim unė kam mendim se janė poetėt, shkrimtarėt e vėrtetė qė e kanė bėrė gjuhėn shqipe. Janė ata tė cilėt edhe do ta ruajnė, lėvrojnė dhe pėrparojnė atė.

Koha javore: Megjithėse shumė shkrimtarė ia fillojnė sė pari tė shkruajnė poezi, pėr disa prej tyre poezia mbetet megjithatė gjinia letrare mė e vėshtirė. Sa ėshtė pėr Ju i drejtė ky konstatim?
H. Shabani: Ėshtė e vėrtėtė se shumė shkrimtarė karrierėn e tyre letrare e kanė nisur me poezi, pėr tė vazhduar pastaj me gjinitė e tjera, para sė gjithash me prozė. Shumica nga tė kėtillėt nuk kanė lėnė gjurmė nė poezi. Konstatimi se poezia ėshtė gjinia mė e vėshtirė e letėrsisė pėr mua ėshtė pjesėrisht i saktė. Unė mendoj se ēdo gjini letrare nė mėnyrėn e saj ėshtė e vėshtirė. Ka mendime qė thonė se romani ėshtė mė i vėshtiri. Por, unė mbroj mendimin se secili lloj letrar ėshtė i ndėrlikuar, para sė gjithash, sepse tė shkruash poezi, prozė, apo kritikė letrare me vlera ėshtė e vėshtirė. Kėtu e kam fjalėn pėr atė fond qė do tzi mbesė letėrsisė. Aktualisht, sidomos nė letėrsinė shqipe, por edhe nė letėrsitė e tjera tė Ballkanit ėshtė duke "lulėzuar" njė letėrsi e shpifur. Njė sėrė autorėsh e librash kanė mbushur vitrinat e librarive dhe bibliotekave qė nuk i plotėsojnė as kriteret mė minimale pėr tzu botuar, i kanė mbushur vetrinat e librarive dhe bibliotekave... Ose edhe mė keq, nė kohėn kur ėshtė bėrė modė pėr tė shkruar libra, qė quhen letrarė, shtresa e shkrimtarėve qė shkathtėsitė e tyre i kanė bėrė biznes nė kuptimin e keq tė fjalės, shkruajnė libra nė emėr tė atyre qė dėshirojnė patjetėr tė bėhen poetė. Kjo dukuri ėshtė e shtrirė edhe nė fushat e tjera, sidomos nė shkrimet e temave tė diplomės, qė nga shkollat e mesme e deri nė tezat e magjistraturės e doktoratės. Pėr tziu rikthyer thelbit tė pyetjes suaj, mendoj se pėrpara se poezia tė jetė gjinia mė e vėshtirė, ėshtė art elitar, sikurse piktura ta zėmė.

Koha javore: Ēfarė vendi zė poezia qė shkruhet nga poetėt shqiptarė nė Malin e Zi nė kuadėr tė poezisė sė sotme shqipe?
H. Shabani: Unė nė njė shkrim pėr problemet e letėrsisė shqiptare jam shprehur se letėrsia shqipe krahas domodoshmėrisė pėr njohje nė nivel ndėrkombėtar ka nevojė tė njihet edhe brenda vetes sė saj. Procesi i njohjes sė letėrsisė shqipe brenda shtratit tė saj gjuhėsor ėshtė ende i papėrfunduar, sė pari pasi ende nė nivel kombėtar nuk ekziston njė rrjet i zhvilluar i shpėrndarjes sė librit. Sė dyti, nė nivel tė dy qendrave shqiptare siē janė Prishtina e Tirana vazhdon tė ekzistojė njė mendėsi se vlerat e vėrteta krijohen vetėm atje, qė ėshtė si rezultat i krijimit tė njė oligarkie letrare e kulturore, qė herė-herė nuk bazohet nė vlera. Unė mendoj se poezia shqiptare mund tė krijohet edhe nė njė ishull gjuhėsor tė shqipes, siē ėshtė Ulqini. Vlerat e saj pastaj pėrcaktohen nė bazė tė kritereve, para sė gjithash, estetike. Dhe sė fundi, problemi i vendit tė njė numri tė caktuar poetėsh qė krijojnė nė Ulqin apo Malėsi ėshtė edhe fakti se edhe ata vetė, apo institucionet qė do duhej tė merreshin me komunikimin e kėtyre librave me poezi, bėjnė pak nė kėtė drejtim. Se faktet janė kėshtu dėshmojnė emrat e njohur tė letėrsisė shqiptare qė kanė lindur apo janė me origjinė nga trevat shqiptare nė Malin e Zi. Sė fundi Shekspiri, Markezi, Buxati apo ndonjė tjetėr janė bėrė tė njohur pėr faktin se kanė bėrė letėrėsi tė vėrtetė dhe jo sepse i takojnė njė kombi apo vendi.

Koha javore: Pėrveē qė merreni me letėrsi, Ju punoni edhe si gazetar. Pse pas njė bumi qė pėsuan mediat nė gjuhėn shqipe nė Mal tė Zi, kohėve tė fundit vėrehet njė rėnie e tyre?
H. Shabani: Ėshtė e vėrtetė se mund tė flitet pėr disa arritje nė gazetarinė shqiptare nė Malin e Zi. Kėtu e kam fjalėn pėr zgjerimin dhe rikonceptimin e redaksive shqipe nė Radiotelevizionin e Malit tė Zi, pastaj nė lindjen e disa mediave tė shkruara dhe elektronike private dhe sė fundi nė nisjen e botimit tė gazetės "Koha javore". Por, me kaq nuk ėshtė plotėsuar as afėrsisht nevoja pėr mjetet informative nė gjuhėn shqipe nė Malin e Zi. Problemi mė i mprehtė i mediave shqipe kėtu ndėr ne ėshtė problemi financiar, prandaj ėshtė utopi qė me njė lexues tė kufizuar, duke pasur parasysh edhe numrin e banorėve shqiptarė, kėto media tė jetojnė nė baza tė tregut. Mendoj se nė kėtė drejtim e ardhmja e informimit shqip nė kėtė republikė ėshtė kanali televiziv dhe gazeta ditore nė shqip, me burime tė sigurta qė do tė ishin nga qeveria, duke ditur se shqiptarėt janė taksapaguesit mė tė mirė nė Malin e Zi, zgjidhje qė do tė mund tė zbatohej edhe nė fushė tė botimeve nė shqip.

Koha javore: Cilat janė problemet e tjera me tė cilat pėrballen sot mediat nė gjuhėn shqipe te ne?
H. Shabani: Mediat nė gjuhėn shqipe pėrballen edhe me probleme tė tjera tė cilat fillojnė qė nga mėnyra e trajtimit tė problemeve. Ende ekziston njė gazetari gjysmėpasive qė merret me veprimtaritė e zyrtarėve, me pohimet e mohimet e tyre, kurse kryesisht mungon gazetaria problemore. Nė kėtė kah sidomos lajmi origjinal nė emisionet e lajmeve tė mediave elektronike ėshtė i pakėt nė krahasim me lajmet e marra nga agjencitė. Nė anėn tjetėr nė ndonjė nga mediat elektronike niveli profesional i gazetarėve ėshtė i ulėt. Drejtuesit e kėtyre mediave duhet tė punojnė pėr edukimin e kuadrit, sepse vrapimi vetėm pas urimeve, kėrkesave e reklamave, do tė thotė mosrespektim minimal i kritereve profesionale tė gazetarisė. Kuadri i sotėm i gazetarisė vuan shumė sidomos nga mos njohja e bazave themelore tė gazetarisė. Kėshtu gazetari nė vend qė tė bėjė pyetje, duke nisur me fjalė pyetėse nė njė fjali pyetėse, bėn konstatime apo pyetje hipotetike. Duke folur pėr problemet e gazetarisė nuk mund tė lihet pa pėrmendur edhe njė e metė tjetėr qė thuajse ėshtė bėrė dukuri. Kėshtu qė ai pronar i njė medie private qė ka bėrė radio, mendon se mund tė bėjė edhe televizion, apo njė gazetar qė ka nivel nė media tė shkruara mendon se i kėtillė mund tė jetė edhe nė mediat elektronike. Pastaj niveli gjuhėsor i disa gazetarėve ėshtė nė nivel shumė tė ulėt. Aq mė keq, pėr kėtė problem nuk janė tė vetėdijshėm, me ndonjė pėrjashtim as redaksitė e as mjetet e informimit. Pėrndryshe si mund tė arsyetohet fakti se lektori apo korrektori janė tepėr tė rrallė nėpėr kėto media. Edukimi i kuadrit ekzistues dhe atij tė ri ėshtė i nevojshėm. Duke udhėhequr kurse gazetarie pėr fėmijė dhe tė rritur kam vėrejtur me kėnaqėsi se ka persona shumė tė talentuar pėr gazetari. Fjalėn e kam pėr Ulqinin ku i kam mbajtur kėto kurse. Mirėpo, qė kėta talentė tė zhvillohen nė gazetarė tė vėrtetė nuk ėshtė e mjaftueshme tė mbahen njė apo dy kurse qė zgjasin nga tre muaj. Ata duhet edukuar e pėrcjellė njė kohė mė tė gjatė duke iu dhėnė mundėsi qė tė punojnė konkretisht.

Koha javore: Pėrveē poezisė dhe gazetarisė merreni edhe me problemet e gjuhės shqipe, sidomos me problemet aktuale tė saj nė fushė tė sociolinguistikės. Cilat janė problemet kryesore tė sotme tė shqipes nė Malin e Zi?
H. Shabani: Unė jam marrė deri mė tash pjesėrisht me botimin e leksikut e frazeologjisė sė Anės sė Malit, pastaj me studimin e gjuhės sė disa veprape tė shkrimtarėve bejtexhinjė qė kanė lindur apo kanė qenė me origjinė nga Ulqini, si Ali Ulqinaku e Hysejn Bushati dhe jam duke u marrė me dygjuhėsinė e shqiptarėve tė Ulqinit, por fushat qė presin pėr analiza dhe studime janė tė shumta. Problemet janė tė llojllojshme, por unė duhet pėrmendur kryesoret. Sė pari, nė trevat shqiptare nė Malin e Zi janė ende tė pastudiuara tė folmet nė tėrėsi nė sistemet e ndryshme, tė cilat janė tė pasura dhe tė rėndėsishme. Studimi i tyre do tė ndikonte nė hartimin e veprave pėrmbledhėse tė gjuhėsisė shqiptare. Nė kėtė drejtim duhet studiuar edhe gjuha e veprave tė autorėve, sidomos letėrsisė sė traditės. Sė dyti, ėshtė e nevojshme tė studiohet shqipja e folur nė krahasim me standardin dhe ndikimet e gjuhės malazeze sepse kėshtu do tė dilnin problemet themelore qė i ka sidomos shqipja e folur. Sė treti, studimet nė fushė tė dygjuhėsisė kanė shumė hapėsira, duke ditur se shqiptarėt nė Malin e Zi, shumica dėrmuese e tyre janė dugjuhėsorė. Dhe sė fundi, sipas meje, mė kryesor ėshtė fakti se shqipja nė Malin e Zi ende nuk ka status tė gjuhės institucionale, prandaj pėrkufizimi i saj juridik nė nivel kushtetues-ligjor ėshtė pėrcaktues pėr fatin e saj. Pėrcaktimi i statusit ligjor tė shqipes do tė ishte hapi i parė qė do tė hapte pastaj dritare pėr ngritjen e njė institucioni gjuhėsor e kulturor tė shqipes nė nivel republikan pėr ruajtjen, studimin, kultivimin dhe pėrparimin e saj. Nuk duhet harruar se harta gjuhėsore e shqipes ka qenė shumė mė e shtrirė nė Malin e Zi sesa ėshtė sot.

Bisedoi: I. Kallaba

 

NJĖ VĖZHGIM RRETH POEZISĖ SĖ HAXHI SHABANIT NĖ LIBRIN
"Se ato janė fjalė qė puthin zemrėn"
Ndryshe prej tė tjerėve, dhe kėtu qėndron e veēanta, frymėzimi i tij do tė ketė objekt shumė motive, brenda tė cilave, si mbi tallaz, unė diku duhej tė ndjehesha herė mė thellė e herė mė cekėt. Por sidoqoftė, aty ku unė u kėnaqa me tė vėrtetė, janė poezitė qė kanė pėr temė dashurinė nė tė gjitha variantet e e saj.

Dimitrov Popoviq

Nė njė tė enjte tė "Kohės Javore", ndėrsa po kėrkoja njė shkrim kushtuar Kadaresė, me shumė vėmendje kam lexuar intervistėn me poetin Haxhi Shabani: "Poezia ėshtė njė art elitar". Sigurisht, jo pėr tė vėnė nė dyshim pėrgjigjet kompetente, qė ai i ka dhėnė kėsaj gazete aty dhe as qėllimit pėr tė bėrė krahasimet ( se nuk ka aspak nevojė), por dėshira pėr tė pėrcjellur njė varg, tė cilit i vjen era e detit dhe buzėdetit, mė ka shtyrė qė ta marr e ta lexoj kėtė libėr, e njėkohėsisht tė jap edhe ndonjė mendim si lexues.
E kam titulluar kėshtu, duke marrė njė varg tė njė poezie diku nga mesi i librit, tek i cili bashkėndjeva pak ēaste nga bota e tij e thellė shpirtėrore dhe damari poetik, qė zgjatet si valė celulari deri tek veshi apo syri ynė, por me njė frekuencė tė veēantė.
Ndryshe prej tė tjerėve, dhe kėtu qėndron e veēanta, frymėzimi i tij do tė ketė objekt shumė motive, brenda tė cilave, si mbi tallaz, unė diku duhej tė ndjehesha herė mė thellė e herė mė cekėt. Por sidoqoftė, aty ku unė u kėnaqa me tė vėrtetė, janė poezitė qė kanė pėr temė dashurinė nė tė gjitha variantet e e saj, sidomos:
- ndaj vendit ku u lind e qau pėr tė parėn herė,
- ndaj nėnės qė pasi e lindi… e bėri tė qajė,
- dhe ndaj ndjenjės e pozicionimit qė do tė marrė nė shoqėri. "Ndaj dua tė lind" - thotė poeti, sepse "dua tė qaj" qė tė mos pajtohem… Dhe kjo kredo do ta shoqėrojė vėllimin deri nė fund. Si guximtar qė qan, por qė nuk ėshtė kurrė "qaraman". Kėshtu, ai e ka pjekur fjalėn e vet, duke i dhėnė bukurinė artistike, tė cilėn sipas traditės ua ka motivuar drejtimeve filozofike-historike, dashurisė brenda familjes nė linjėn nėnė-bir dhe dashurisė (erotizmit) universal.
Duke e krijuar "ngeshėm" figurėn artistike, ai i jep jetė meditimit. Mė qartė: pas simbolit tė thjeshtė me tė cilin komunikon me afėrsi, ai do tė fshehė njė domethėnie tė madhe, e cila po aq ia sjell kėnaqėsinė edhe atij qė e zbėrthen.
Vėrehet se jo kurdoherė gjuha e tij ėshtė edhe e personazhit - figurės. Tek "Gjuha e ēizmeve" (fq. 7) poeti e zhvesh nga natyrė e vet origjinale ēizmen, duke tjetėrsuar rolin e funksionin e saj si mbrojtėse e njeriut nė dimrin e acartė, nė tė kundėrtėn: - nė shtypjen e popujve dhe ndryshimin e hartave shtetėrore.
Njė ndėr poezitė mė tė bukura, e cila ka vlerėn e njė kapitulli tė veēantė, diēka qė rrallė mund ta ndeshish ėshtė ajo me titull "Amerika mė merr me tė mirė" (fq. 24). Nė njėzet vargjet, fjala "Amerikė" pėrdoret mbi 10 herė. Vetėm kurioziteti tė bėn tzi numėrosh sa herė ėshtė pėrdorur, se ajo ėshtė shkruar aq bukur sa tė vjen keq pse mbaroi. Por forma e shkrimit, pa ortografi e shenja tė pikėsimit, tė bėn ta ndjesh si njė tė vetme, si njė murė qė gurėt i ka lidhur edhe me gėlqere, edhe me ēimento, por edhe me hekur, qė ti (nė kuptimin ēdokush) mund tzi lexosh me vėmendje tė veēantė.
Nėpėrmjet vargjeve, ku fut njė ironi tė thellė, tė cilėn e shpreh vetė titulli, kalon deri nė sarkazėm tė fuqishme. Lexojmė, por duhet tė marrim tė kundėrtėn, domethėnė autori jep mėsimin -predikimin dhe korr bumerangun… mė jep tė gjithė tė mirat/ … por edhe arkivolin tė fluturoj-oj-oj (oj: vaji i ēdo nėne qė priti djalin e vdekur nė dhe tė huaj) qė veē me "KOKĖ" e bleu dheun pėr tzu mbuluar.
Kam shkruar pėr shumė poezi, qė kanė si objekt mėrgimin, por mendoj se me kėtė Haxhiu ka krijuar me tė vėrtetė diēka qė rrin te kryet e vendit. Ka edhe mjaft poezi tė tjera tė cilat kapin njė figuracion disi tė veēantė e hyjnor. Mė konkretisht ato qė kanė pėr simbol "ulqinakun" e moēėm, ullirin. Me tė cilin, qė nė kohėt e lashta, njeriu ka biseduar si me tokėn. Autorit i vjen keq dhe ne na shkojnė drithma nė shtat, se ullirit kanė filluar tzi duken plagėt, janė gungėzuar, skeletuar,… por e keqja mė e madhe ėshtė se poshtė tyre szka dashuri buzore, dashuri epshore", pra szka rini. Kėtė dhimbje autori na e pėrcjell me njė elokuencė tė tillė dhe ne kuptojmė se shigjeta e tij godet nė vend. Na vjen keq qė ora e qytetit ėshtė ndalur, siē na vjen keq pėr mbesėn qė mbeti pa qenushin qimeverdhė, etj.
Autori, nė sfondin historik me njė telajo tė shpėrfytyruar, do tė gėrvishtė ngadalė, por thellė, nė tokėn ku dihen e nuk dihen, ku janė e nuk janė eshtrat e Gjergj Fishtės. Me pak fjalė thuhet aq shumė… me shpirt ndėr dhėmbė dhe i vėrenjtur, si nė njė hall tė madh, ai do tė pėrjetojė thirrjen deri nė kupė tė qiellit "O oo marsi shqiptar 97", marsi qė solli shumė kuje e vaj, qė solli njė luftė tė zhvilluar nga palė joarmiqėsore, me plumba tė kalibrit qė szishin mėsuar nė asnjė Akademi Ushtarake - Plumbat qorr. Po aq tė fuqishme janė dy vargjet qė pėrbėjnė poezinė "Kufijtė" Ballkanit": /Ju keni ngrėnė njėri tjetrin/ kur do tė hani veten?/.
Tematikė tė veēantė zėnė nė vėllim poezitė qė i kushtohen nėnės. Linja nėnė - bir realizohet mjaft mirė, sidomos nė dinamizimin e ndjenjave tė djalit dhe heshtjes sė nėnės, asaj qė i dha gjithēka. Edhe tek poezitė e vėllimit tė parė "Tė kėrkoj", edhe kėtu, poeti do tzi dalė zot qėndrimit se e vetmja gjė qė szi bjen pėrshtat hiē figurės sė nėnės janė dėrrasat e arkivolit dhe ato 2 m vend. Aty szka vend pėr fjalė "pompoze". Ato lexohen dhe meditohen njėkohėsisht: /shtrati yt/ pa ty/ ai mė ndjell/ tė shtrihem mbi tė. / (fq. 22).
Tė duket se je nė pozicionin qė i tregon dikujt ngadalė e bukur. Nėna ėshtė i pari yt mė i afėrt e mė universal. Tė kėsaj natyre janė poezitė "Emri qė mė duhet", "Nėnėnusja", "Nė shtratin e qiellit", etj.
Siē u shpreha edhe mė parė, ajo qė me tė vėrtetė sjell diēka tė re mendja qė me vargun e bardhė ka shkruar diēka tė ndjeshme e tė pranueshme me kėnaqėsi nga ēdo lexues. Poeti nuk pėrdor fjalė "tė bukura" nė gojėn e djaloshit qė dashuron, pėr tė shprehur betime, lutje me njė platonizėm ėndėrrimtar, por me fjalė tregon veprimet, tė cilat zbresin nė rrafshin tokėsor, ku veprojnė shqisat edhe materialisht si p.sh.: /deri nė rrėzė tė gjuhės do tė tė puth/…/ tzi puth gjer nė dhimbje buzėt/ (fq. 50). Kėto poezi i rrethon njė imazh sa real aq edhe artistikisht i pėrfytyruar. Ndonėse flasin pėr dashurinė, ato kanė karakter tė thellė shoqėror. Si fenomen shoqėror dallohen shtresa e nėnshtresa. Tek poezia "Dashnorėt" i dallon qartė tri grupacionet: ato qė kanė qenė dashuruar, ato qė dashurohen momentalisht dhe ato qė nuk janė dashuruar akoma. Sa herė e lėviz spektrin me tri faqe, trekėndėshi kurdoherė del brinjėndryshėm. Nė ndonjė variant tjetėr, pas fjalėve tė ashpra e kėrcėnuese , del e kundėrta e tyre: / Mzi hedh duart rreth qafės/…/ dhe mė thua/ se po tė mbys/. Dashuria e pastėr dhe me shpirt bėn qė "e zeza tė kthehet nė tė bardhė". Me origjinalitet kjo temė shtjellohet edhe tek poezitė "Buzėt", "Ēorapet e saj", "Fjalė veshi" etj., duke realizuar bukur e njerėzisht, brenda arsyes e moralit bashkėkohor, autori shquan tiparet thelbėsore tė bukurisė sė syve, buzėve, gjinjve, etj.
Por do tė ishim tė mangėt po tė mos pėrmendnim edhe veshin dhe fjalėn e lehtė qė mezi ndihet e vjen deri tek ai me onomatopeiken "shshsht". Nėpėrmjet njė shkallėzimi tė shkėlqyeshėm do ta pėrdorė poeti dritaren e zemrės: syrin, ku nė sytė e vajzės: "…lahem, zhytem, shihem, krihem, aty kam djepin qė mė pėrkund. "(fq. 41), vargje shumė tė bukura, tė cilat me forcė shprehin shumėēka dhe mė kujtojnė tė kahershmen poezi tė Aragonit "Sytė e Elsas" dhe vargun e tij qė e mbaj si medaljon: "Sytė e tu janė aq tė thellė, /sa kur u ula pėr tė pirė…" / etj. marrėdhėniet e tij me poezinė dhe lufta pėr tė mos dalė nga mbretėria e saj na bėn shpesh tė pyesim: kush ėshtė i parė kėtu? A mė shumė e ndjek poeti dashurinė, apo dashuria lyp poetin qė ta shprehė me modesti jashtė formave tė vjetra e tė ngurta. Vargjet e tij janė tė ēliruara nga rima. Ato, metrikisht, janė tė ēliruara edhe nga aftėsia e tyre nė rrokje ku kufinjtė e vargjeve e kanė ngrėnė limitin e vet.
Realizimit artistik tė librit, poeti i ka dhėnė fuqinė e figurave artistike, tė cilat me njė shprehje prej gjuhėtari tė vėrtetė, kanė zėnė vendin qė meritojnė, siē janė: simbolet - konkretisht pėr gjinjtė: dy ftonjtė, dy portokallet, dy hėnat; - epitetet e shumta si: zgavruar, kokėrzuar, gunguruar, eshtėruar, skeletuar (poezia "Ulliri" fq. 28), anaforat (fq. 30, 37, 38), gradacioni (shkallėzimi) sidomos tek " Dielli vdiq" perėndimi i ngadalshėm, si dhe shumė antiteza e personifikime tė goditura.
Duke dashur tz i japė sa mė shumė jetė asaj qė do tė shprehė, bėn qė edhe njė tingull i vetėm tė krijojė emocion e ndjeshmėri. Psh. pėrdorimi i germės "k" tek "K1" e "K2", ajo "sh" tek fjala e veshit, apo pėrmes pėrsėritjes sė "f"-sė (fustani fėrfėrin) etj. nėpėrmjet gjuhės sė pasur e tė pastėr nga fjalėt e huaja, ai krijon epitet me fjalė tė reja si: tė pustė, tė qielltė, tė hėntė, tė erėmolltė, tė qorrtė, tė gjethtė etj. Pėr tzi dhėnė shtrirje e shtrat fjalės ai krijon edhe fjalė e shprehje tė tilla si: letėr-letėrzohem, qiellzohem, valohem, trupohem, trupėzohem, etj.
Nė pėrfundim, jo edhe pse duhet thėnė ndonjė vėrejtje, por, mendoj se ndonjė poezi siē janė "Kl", "Ha trurin tim" pak me zor e shprehin domethėnien, por kjo nuk do tė thotė se nuk mė kanė bėrė pėr vete poezitė e tjera qė pėrmenda mė lart, tė cilat me mjaft konsideratė ua rekomandoj edhe lexuesve tė tjerė me mirėbesimin se kanė pėr tė pasur se ēfarė tė lexojnė e tė mbajnė mend, e pse jo, ta kenė edhe si shembull pėr krijime tė reja.

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim