Mirė se vini nė Ulqin                 

ne filim         www.ulqini.org ėshtė njė nyje informative. Qėllimi i saj ėshtė tė paraqes Ulqinin nė hapsirėn e rrjetit elktronik. Kjo nyje informon pėr Ulqini, shqiptarėt, kulturen si dhe rrjedhat aktuale politike, tė cilat janė tė mundshme tė prezentohen kėtu. Njėkohėsisht sherben kjo nyje pėr komunikim tė shqiptarėve qė jetojnė nė Botė.
 

Hyrja

 

Emripėrdorues:
Emri sekret:

 

Keni haruar Emrin sekret?

 
 

Nuk keni ende konto?
Regjistrohuni tani!


Ulqini
Ku gjindet ulqini
E kaluara e Qytetit
Ulqini Antik
Kongresi Berlinit
Detaria e ulqinit
Ulqini vjeter
Qyteti jashtė bede.
Ambienti
Plazhi i Madh
Plazhi i Vogėl
Ada
Kanali Milena 
Valdanosi
Klima e Ulqinit
Ujėrat minerale sulfurike

Jeta dhe ngarjeta

Popullsia e Ulqinit
Kostumet e Ulqinit
Kuzhina ė Ulqinit
sport dhe rekreacion
Rethina e Ulqinit
Liqeni i Shkodrės

Kultura koha e lire
  Klube dhe Shoqata
  Muze
  Art dhe Galeria 
  Bilbliothekė
  Film dhe Kinema
  Kultura e lagjeve tė qytetit
  Masmedia
  Qėndra pėr Kulturė
  Aktivitetet
 

9/11 Loose Change

REKLAMOJENI VEHTEN QĖ EDHE NE TĖ REKLAMOHEMI !!!
 

Hafiz Ali Kraja

ART klubi Ulqin  Piktor: BILAL NIKEZIQI  Vildana Dervishi  Shaban Osmanaj
Suzana Llolla Qazim Muja Jaho Kollari Dr.Bahri Brisku
Asllan Bisha Hasan Gjonbalaj Senada Veliqi Hajro Ulqinaku
Basri ēapriqi HAFIZ ALI RIZA ULQINAKU MULLA ISUF KRAJA HAFIZ ALI KRAJA
Enver Dragoviqi HAXHI SHABANI Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku Gazmend ēitaku
Ibrahim Berjashi Naim/Sami Flamuri RUDI GOGA NASER HASA
Mr.RIZA REXHA EMIN HALILI MEHMET ALOJA Silver Kordiqi
Fadil Kraja

Hafiz Ali Kraja (Tari), kleriku myslyman.

-- nga Dashnor Kaloēi

Historia e panjohur e klerikut dhe intelektualit tė famshėm nga qyteti i Shkodrės, i cili denoncoi komunizmin nė Kinemanė "Rozafa" dhe vuajti 20 vjet nė burgjet e regjimit enverist

Tė flasėsh pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hafiz Ali Krajės, duhen orė dhe ditė tė tėra, ashtu siē duhen edhe volume tė tėra pėr tė pėrshkruar aktivitetin e atij burri tė madh tė qytetit tė Shkodrės. Hafiz Aliu ishte njė figurė e madhe, i paisur me dije dhe me kulturė, i kthjellėt nė mendime dhe tepėr i qartė nė misionin e tij fisnik qė i kishte vėnė vehtes. Ai ishte gojė-mjaltė, rrezatonte njė mirėsi tė thellė dhe mjaft i dashur e i respektuar me tė gjithė njerėzit pa dallim feje, krahine e bindje politike. Por krahas kėtyre virtuteve tepėr tė larta qė gėzonte Hafiz Aliu, ai gjithashtu ishte njė armik i papajtueshėm dhe hasėm i pėrjetshėm me tė keqen, e nė veēanti ajo qė e dallonte nga tė tjerat, ishte njė armik i betuar i doktrinės komuniste". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė studjuesi i njohur shkodran, Nexhmi Bushati qė rrjedh nga njė familje mjaft e njohur dhe e pereskutuar gjatė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, i cili rrėfen mbi klerikun dhe intelektualin e famshėm myslyman nga qyteti i Shkodrės, qė veē tė tjerash ėshtė tepėr i njohur edhe pėr fjalimin e tij brilant mbi varrin e Padėr Gjergj Fishtės nė 31 dhjetorin e vitit 1940.

Hafiz Aliu, student nė Kajro
Hafiz Aliu u lind nė vitin 1900 nė qytetin e Shkodrės nė njė familje mjaft tė njohur pėr traditat atdhetare dhe devocionin ndaj besimit islam. Lidhur me shkollimin e Hafiz Aliut dhe mė pas kthimin e tij nė qytetin e Shkodrės, Nexhmi Bushati dėshmon: "Mėsimet e para tė shkollės fillore dhe mė pas ato tė shkollės sė mesme, Hafiz Ali Tari i morė nė vėndlindjen e tij, nė qytetin e Shkodrės dhe nė atė kohė atė e kishte nėn kujdestari Hafiz Ismail Hakiu. Nga ky klerik i famshėm myslyman qė ishte mjaft i njohur jo vetėm nė qytetin e Shkodrės, por edhe nė tė gjithė Shqipėrinė, Hafiz Aliu mori mėsimet e para tė besimit islam, ose siē quhet ndryshe "Xhazatnamen". Po kėshtu pėrveē Hafiz Ismail Hakiut, prej tė cilit ai mėsoi dhe pėrfitoi shumė, Ali Tari kishte kontakte tė vazhdueshme edhe me klerikė tė tjerė tė besimit islam mjaft tė ditur qė shėrbenin nė atė qytet, si Sali Efendi Myftija, Sheh Ali Kruja, Hafiz Musa Dėrguti, Haxhi Muhamet Begteshi etj. Duke qenė se Ali Tari qė nė atė moshė kishte njė adhurim tė veēantė pėr fenė islame, gjė e cila shkonte deri nė veneracion, Hafiz Ismail Hakiu e ndihmoi dhe i hapi rrugėn atij qė tė shkollohej nė njė nga universitetet mė tė famshėm tė teologjisė, nė "Al-haksar" tė Kajros nė Egjypt. Studimet nė atė universitet tė njohur dhe me famė tė madhe ku mėsonin me qindra studentė tė besimit islam nga e gjithė bota, Hafiz Aliu i pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera nė vitin 1924 duke u diplomuar pėr Filozofi islame. Po kėshtu gjatė asaj periudhe qė ndoqi studimet teologjike, Hafiz Aliu paralelisht studjoi edhe u diplomua edhe pėr Jurisprudencė Islame. Pas mbarimit tė studimeve nė atė universitet tė famshėm, ai u pais edhe mė shumė jo vetėm me dituritė pėr fenė islame, por edhe me njė kulturė tė pėrgjithshme e sidomos nė pėrvetėsimin e disa gjuhėve tė huaja. Kėshtu gjatė atyre viteve ai mundi tė pėrvetėsonte nė mėnyrė tė shkėlqyer gjashtė gjuhė tė huaja, nga tė cilat tre orientale: arabisht, turqisht dhe persisht, qė i fliste dhe i shkruante njėlloj si gjuhėn e tij, shqipen. Pėrvetėsimi i kėtyre gjuhėve nė mėnyrė perfekte, u harmonizua me vullnetin e madh qė ai kishte dhe ajo gjė i dha mundėsinė e i hapi rrugėn Hafiz Aliut, qė nė tė ardhen ai tė studjonte akoma dhe mė shumė nė fushėn e studimeve teologjike, tė cilave u kishte kushtuar jetėn e tij", kujton Nexhmi Bushati lidhur me shkollimin e klerikut tė famshėm shkodran tė besimit myslyman, Hafiz Ali Tarit.

Hafiz Aliu nė Shkodėr
Pas diplomimit nė Kajro, nė vitin 1924 Hafiz Ali Tari u kthye nė Shqipėri duke u emėruar nė vėndlindjen e tij nė qytetin e Shkodrės. Gjatė gjithė asaj kohe qė shėrbeu nė atė qytet, Hafiz Aliu vuri tė gjitha energjitė e tija nė shėrbim tė banorėve jo vetėm tė qytetit, por edhe tė fshatrave tė besimit myslyman nė tė gjithė qarkun. Lidhur me fillimet e para tė karrierės fetare tė Hafiz Ali Tarit, Nexhmi Bushati dėshmon: "Hafiz Ali Tari bėnte zbėrthimin dhe komentimin e verseteve Kur'anore dhe tė haditheve tė Profetit Muhamed (A.S.) tė cilat ua trasmetonte tė gjithė besimtarėve, duke arritur qė tė depėrtonte nė thellėsitė e shpirtit tė tyre, si nė xhaminė e Plumbit, Fushė-Ēelė, nė xhaminė e vjetėr tė Parrucės etj, si dhe nė disa fshtra si Grizhė, Grudė-fushė, Gruemirė etj. vaset qė ai jepte, ishin tė planifikuara sipas njė grafiku nga kryemyftinia e Shkodrės. Shpesh herė nė shėrbesat fetare qė bėnte Hafiz Aliu nėpėr fshtarat e ndryshėm tė besimit islam, atė e shoqėronte edhe Hafiz Sali Efendi Myftinė dhe ata tė dy nuk i ndiqnin vetėm besimtarėt nga shterast e varfėra tė popullsisė sė atyre zonave, por edhe ato tė shtresave tė pasura dhe kryesisht intelektualėt. Tek ato shtresa shoqėrore, Hafiz Aliu gėzonte njė popullaritet tė madh me respekt e simpati, sepse ata shihnin tek ai hoxhė njė personalitet tepėr tė aftė pėr t'i shėrbyer islamit dhe atdheut tė tij me tė gjithė kapacitetet e tija. Kjo gjė vėrtetohet edhe me faktin shumė kuptimplotė, qė ka tė bėjė me propozimin qė iu bė Hafiz Aliut nga Komuniteti Myslyman i Shqipėrisė me qėndėr nė Tiranė, i cili kėrkoi ta emėronte atė nė postin e Myftiut tė Durrėsit dhe gjithashtu tė drejtonte revistėn "Zani i Naltė". Por megjithė dashamirėsinė e Komunitetit Myslyman, Hafiz Ali Tari nuk pranoi qė tė shėrbente nė ato detyra qė iu ngarkuan, pasi ai i kishte vėnė vehtes si qėllim qė tė shėrbente dhe tė jetpte kontributin e tij maksimal atu ku feja e atdheu kishin mė shumė nevojė", shprehet studjuesi Bushati, lidhur me fillimet e para tė Hafiz Aliut nė shėrbesat fetare qė i mbante nė qytetin dhe fshatrat e Shkodrės si dhe pėrkushtimin e vendosmėrinė e tij pėr t'u shėrbyer atyre njerėzve tė thjeshtė dhe besimtarė tė devotshėm.

Kundėrshtari ideologjisė komuniste
Kleriku i famshėm i besimit islam, Hafiz Ali Tari ka qenė mjaft i njohur edhe si njė nga kundėrshtarėt mė tė papajtueshėm tė ideologjisė komuniste. Lidhur me kėtė, Bushati dėshmon: "Hafiz Aliu e njihte mjaft mirė ideologjinė komuniste, qė veē tė tjerash ishte dhe armiku mė i madh i besimit islam. Ai dinte t'i parashikonte mjaft mirė pasojat dhe rreziqet qė i vinin njerėzimit prej asaj ideologjie, jo vetėm si besim, por edhe nė mbarė popullin. Prandaj pėr tė mbrojtur fenė dhe idealet e larta tė atdheut, Hafiz Aliu iu kundėrvu hapur ideologjisė komuniste dhe thelbit tė asaj filozofie, duke deklaruar me tė madhe se tė gjithė ata qė ndiqnin atė ideologji tė importuar nga stepat e Uraleve, ishin antifetarė dhe antikombėtarė. Ai nuk e luftoi atė ideologji me sharje dhe ofendime, por duke e shpjeguar islamin si njė fe hyjnore qė i sillte njėrėzimit mirėsi, dashuri, respekt, progress e prosperitet. Dhe e gjitha ajo nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me me ideologjitė ēnjerzore siē ishte ajo komuniste, tė shpikura dhe tė trilluara nga njerėz tė ndryshėm qė ishin kundėr besimit tek i madhi zot. Kėtė propagandė dhe veprimtari bindėse, ai e bėnte jo vetėm gjatė kontakteve me popullin nė shėrbesat e ndryshme fetare, por edhe nė bisedat e lira nė xhami, nė shtėpia etj, ku fjala e tij depėrtonte nė tė gjitha rrethet shoqėrore. Nė vitin 1934, Hafiz Aliu botoi studimin e tij "A duhet feja, a e pengon bashkimin kombėtar", tė cilin e botoi nė shtypėshkronjėn "Ora e Shkodrės". Nė parathėnien e atij libri, nė mes tė tjerash Hafiz Ali Tari ka shkruar: "Me antė tė kėtij botimi, lus vėllaznit myslymanė tė mos gėnjehen nga fjalėt e bukura tė asaj pjese intelektualėsh, pse qėllimi i tyre ėshtė me dobsue konviksionin dogmatic nė shpirtin e fitoreve qė nuk janė tė bazueme si thamė ma sipėr nė shkencė e filozofi dhe pėrfundon duke thėnė: "Kėtė parathanie tė shkurtėr po e mbylli tye iu lutė tė Madhit Perėndi me e ruajtė popullin shqiptar prej ateizmit qė ėshtė njė humnerė e rrezikėshme pėr komb e atdhe".Krahas atij libri ai botoi edhe njė sėrė artikujsh tė tjerė fetarė nė shtypin islam tė asaj kohe, si "Zani i Naltė" etj. Duke pasur parasysh kohėn dhe momentet e daljes sė atij libri, vėmė re se ai ėshtė prezantuar nė si nė mėnyrėn teologjike ashtu dhe atė filozofike. Nė atė libėr ai argumenton nė mėnyrė bindėse domosdoshmėrinė e fesė, besimin tek i madhi zot dhe pėrcakton rolin absolut tė fesė pėr bashkimin kombėtar. Ai mbasi bėnte analiza tė sakta mbi fatėkeqėsitė e mėdha qė sillte doktrina komuniste, jepte dhe konkluzionet e rrugėt nėpėr tė cilat duhet kalohe pėr tė shpėtuar nga jo murtajė, shprehet studjuesi Bushati lidhur me luftėn qė bėnte Hafiz Ali Tari kundėr ideologjisė komuniste. Pėrveē shumė klerikėe tė njohur, Hafiz Aliu kishte miqėsi tė ngushtė dhe me shumė intelektualė tė tjerė jashtė sferave fetare si Hamdi Bushati, Sheuqet Muka, Hamit Gjylbegu, etj me tė cilėt ai kalonte orė tė tėra nė biseda intelektualėsh qė nuk u linin gjė mangut atyre tė elitės europiane. Kėshtu nė broshurėn "Kunora e lumnis, caku i filozofis" (Shkodėr 1931) Hamit Gjylbegu i kushtoi Hafiz Aliut, vjershėn e shkurtėr tė titulluar: "Tingėllimi i mordės", me kushtimin: "Teologut tė ri dhe mikut tė vjetėr, tė pėrndritshėmit Hafiz Ali Krajės".

Nė burgjet komuniste
Edhe pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, Hafiz Ali Tari nuk e pushoi luftėn propagandistike kundėr tyre. Kėshtu komunistėt nuk ia harruan Hafiz Aliut fjalimet qė ai kishte mbajtur nė Kinemanė "Rozafat" kundėr rrezikut qė vinte prej ideologjisė komuniste dhe sidomos atė qė ai kishte mbajtur nė Besėlidhjen e krerėve tė Shqipėrisė sė Veriut. Nisur nga ky fakt, qė nė vitet e para tė pasluftės, ai u arrestua prej Sigurimit dhe poėrfundoi nė burgun famėkeq tė Burrelit. Lidhur me respektin e madh qė gėzonte Hafiz Aliu nga tė dėnuarit politikė gjatė kohės sė burgut, Caf Jonuzi, njė nga bashkėvuajtėsit e tij shkodranė, dėshmon: "Unė pata rastin apo fatin qė me tė pėrndritėshmin Hafiz Ali Kraja tė jetoj si bashkėvuajtės nė burgun Nr. 5 nė Tiranė nė vitet 1955-56 qė pėr mua ma shumė se burg, ato vite i konsideroj si universitet. Asokohet nė atė burg skėterrė , kishte njė kontigjent tė madh intelektualėsh, qė ishin diplomuar nė universitetet ma prestigjoze tė Perėndimit, si nė Kembrixh, Oksford etj. Nė ato ambjente burgu, Hafiz Ali Kraja jo vetėm gėzonte njė nderim dhe respekt apsolut, por vlerėsohej si njė ndėr figurat ma tė spikatuna tė atdhetarizmit, fesė, dhe kulturės Shqiptare", kujton Caf Jonuzi lidhur me respektin e madh qė gėzonte Hafiz Aliu kur vunate dėnimin nė burgjet komuniste. Njė nga tė dėnuarit e tjerė politikė, Padėr Konrad Gjolaj, nė librin e tij "Ēinarėt" lidhur me Hafiz Aliun nė mes tė tjerash ėshtė shprehur: "Hafiz Ali Tari ishte njė njeri i madh pėr kohėn. ishte pa dyshim ndėr hoxhėt ma tė kulturuem qė kam pas rastin me njoftė, pėr mos me tahėn ma i dijtuni. Studimet teologjike i kishte mbarue nė Kajro tė Egjyptit dhe kujtohej shpesh fjala e tij me rastin e vdekjes sė Fishtės. Njė fetar i mirė si Ali Tari kurrė nuk mundet me qenė fanatik". Pas daljes nga burgu i parė, Hafiz Ali Tari, vazhdoi pasionin e tij tė vjetėr studimet dhe mbante kontakte me miqtė e tij tė njė rrethi tė ngushtė, si me Hamit Bushatin e Sheuqet Mukėn. Por ai nuk qėndroi shumė kohė jashtė hekurave, sepse nė kuadrin e luftės qė ndėrrmorn komunistėt kundėr fesė, nė shkurtin e vitit 1967, ai u arrestua pėrsėri. Lidhur me kėtė, Nexhmi Bushati dėshmon: "6 shkurti i vitit 1967 i shkaktoi traumėn dhe shkatėrrimin e dytė Hafiz Ali Tarit, mbasi atij iu ke gjithė biblioteka, ku kishte thesarin e diturisė hyjnore, filozofike dhe shkencore. Ajo bibliotekė qė dispononte ai ishte blerė nė kajoro me njė vlerė prej 700 napolona ar, saqė kur ishte nė burgun e parė, ai porosite shpesh tė shoqen e tij, Zenepen duke i thėnė qė ta ruante fort atė qė tė mos dėmtohej nga mungesa e tij", kujton Nexhmi Bushati lidhur me bibliotekėn e famshėme tė Hafiz Aliut dhe merakun qė ai kishte pėr tė. Pas daljes nga burgu ku ai vuajti pėr 20 vjet, Hafiz Aliu nuk pati fatin tė jetonte shumė gjatė dhe u nda nga jeta nė vitin 1974, por emri, jeta dhe vepra e tij, ka mbetur e` gjallė nė kujtimin e qytetit tė Shkodrės.

Fjala e Hafiz Aliut mbi varrin e poetit tė madh
"Poet Kombėtar, Patėr Gjergj! Kur nji orator, tue dasht me folė mbi veprat Tueja, rrin shtag, hutohet, pse jan shum, janė tė mėdhaja edhe tė madhėnueshme, aq sa ėshtė e vėsjtirė me caktue se mbi tė cilėn aso veprash duhet tė flitet. Vepra Yte o Poet, ka pėr tė formue njė faqe tė tė shkėlqyeshme nė historinė politike tė kombit shqiptar, pse me aktivitetin, qi ke zhvillue ndėr Konferencat politike ndėrkombėtare, nuk ke tjetėr veēse me i sigurue kombit t'onė tė drejta qė ai ka jhetike e si ma i vjetri komb nė Balkan. Shkrimtarėt e ardhshėmtė historisė shqiptare jetėn politke tanden do ta gjykojnė nė bazė tė "Lahutės sė Malcisė" Kryevepra jote monumentale. Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me Lahutėn e Malcisė ka pėr tė qenė gjithmonė kryenaltė si ēė janė Helenėt me Iliadėn e Persjanėt me Shahnamen, mbasi Ti, me atė vepėr tė naltė i ke njoftue botės sė qytetnueme psihikėn e karakteristikat ma tė ndieshmet e popullit shqiptar. Sot, djelmnia intelektuale me Lahutėn Tande nė dorė tė nep besėn shqiptare, tue, t'u betues se idealin Tand tė naltė qė shprehe pėr kombėsin shqyptar, do ta ruejm e do ta mbajnė si gja tė shtrenjtė morale. Gjithashtu edhe populli mbarė, i fushavet e i malevet, anė e kand nė Shqypni sot tė nep besėn se lahuta e jote nė shpirtin e tyne do tė sundojė sa tė jenė stinė e mote. Trima, gra, djelm e varza me fjalėn shqiptare tė napin besėn, se vėllaznimin kombėtar, qi Ti ēfaqe nė Lahutėn, do ta mbajnė me forcėn ma tė madhe. Mbreti Perandor e Duēja i Fashizmit, e ēmuene vlerėn e madhe tanden, tue t'emnue anėtar tė Akademis ma tė naltė tė Perandorisė romane. Me kėtė rast ti u njofte njė personalitet botnuer, u bane shoq me Markezin e vehtje tjera tė botės kulturale, veēanėrisht t'Evropės Oksidentale. Me ty, Patėr Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltėsohet edhe madhėnohet para popujve tė tjerė, prandaj sot krejt populli shqiptar tė pėrulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndėr faqe tė pėrcjell me mallėnjim e dhimbje nė jetėn e pasosme".

Tekstet e prezentuara domosdoshmėrisht nuk pėrfaqėsojnė politikėn e redaksisė tė www.ulqini.de  nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe
Inhaltlich Verantwortlicher gemäß § 6 MDStV: Shaban Burri
Haftungshinweis: Trotz sorgfältiger inhaltlicher Kontrolle übernehmen wir keine Haftung für die Inhalte externer Links. Für den Inhalt der verlinkten Seiten sind ausschließlich deren Betreiber verantwortlich.Der Inhalt muss nicht mit den Vorstellungen von uns übereinstimmen.

Na vuni nė Favorite

 
  Service
Hotel/Villė
Duqane/Shop's
Shitblerje/Sales/
Dhomė/Rooms/
Apartments
Autokampė/
  Politika dhe Administratė
Kuvendi Komunes
Kryetari Komunės
KABINETI  KRYETARIT 
  Sherbimet
Sherbimi pėr punė tė Kuvendit
introni nuk jep pėrgjigje pėr faqe externe

ne filim